Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Shkurt 2026 – Receta / Shëndeti i mëlçisë, bimët rigjeneruese

23 Shkurt, 15:18 | Përditesimi: 23 Shkurt, 15:18

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte shtëpie në furrë / Supë me qepë të karamelizuar / Kunguj me kefir dhe hudhër.

Në emisionin “Rreze Dielli” flasim për një nga organet më të rëndësishme të trupit siç është mëlçia. Cilët janë shkaktarët që çojnë në dëmtimin e saj si dhe shenjat e para që nuk duhen neglizhuar. Gjithashtu ndalemi dhe tek cirroza e mëlçisë, si ndikon ajo në funksionin e trupit? Cilat janë simptomat kryesore të cirrozës dhe si mund të dallohen ato nga mëlçia e yndyrshme? A është cirroza e mëlçisë e kurueshme dhe cilat janë metodat natyrale për trajtimin e saj? Si mund të ndihmojnë bimët mjekësore në menaxhimin e kësaj sëmundjeje dhe si mund të kontribuojnë ato në rigjenerimin e mëlçisë? Në "Bima dhe Shëndeti", specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon se si bimët medicinale mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të mëlçisë dhe ofron mundësi alternative për trajtimin e cirrozës.

MC/Shqiptarja.com