• VIDEO

    Emisioni i plotë Një nga ne| Shyqo, orëndreqësi fierak që riparon orat e luksit/ Cërnaleva, fshati i harruar

     

    Gazetarja Xhensila Nako sjell ditën e një zanatçiu. Shyqyri Bofe është një nga të paktët orëndreqës te mbetur në qytetin e Fierit. Zanatin e ka trashëguar nga i ati kur ishte në klasën e parë dhe që prej asaj kohe, është bërë pjesë e pandashme e jetës së tij. Edhe pse 65 vjeç, usta Shyqo vazhdon të punojë çdo ditë në dyqanin e tij të vogël. Falë durimit dhe kujdesit që tregon në punë ka fituar klientë besnik të cilët i kanë besuar ora nga më të lirat deri tek ato me vlerë mijëra euro.

  • VIDEO

    Kushtetuesja duhet 8 me 0... Qytetarët të revoltuar: Ky pezullimi i Ballukut, lajmi më i mirë

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 7 shkurt 2026

     

    Titujt e gazetave për sot, nga Kushtetuesja rrëzon Ramën dhe shkarkon Ballukun te Presidenti dhe gjyqtarët do kenë rritje page e deri tek detajet se si u shua familja Kola në Itali.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Esencë'| Fati i keq i Nëndetëses 105, 7 herë malit për në Greqi dhe Shqipëria e viteve 70'!

    Sonte në Esencë: Eksluzive, jeta prej emigranti e Dashnor Mehmetit, ose si të ikësh 7 herë malit nga Shqipëria në Greqi për më shumë se 10 ditë! Rubrika Amarcord shkon në Bazën e Pashalimanit! Si funksiononin nëndetëset dhe fati i nëndetëses 105 sot! Rrëfimi eksluziv i Komandant Et’hem Hamzarajt. Esencë Arkivë, Uvil Zajmi tregon jetën tonë për Shqipërinë e mbyllur të viteve 70-të. Ditar nga e kaluara, çfarë përfaqëson data 6 shkurt në Historinë e Shqipërisë? Esencë, sonte, ora 21:00 me Eljan Taninin në Report Tv

  • VIDEO

    Çmimet e shtëpive do bien? '50 mijë apartamente bosh, s’ka më tokë!' Eksperti zbulon prapaskenat

  • VIDEO

    A duhet të rritën pensionet sërish? Eksperti sqaron procedurat, nga bonusi tek vitet e punës…

  • VIDEO

    'TikTok u mbyll, problemet jo!' Alarmojnë ekspertët: Telefonët vrasin fëmijët, prindërit përgjegjës…

     

    Mbyllja e TikTok nuk e zgjidh problemin thelbësor të varësisë nga ekranet. Ekspertët ngrenë alarmin se përdorimi i pakontrolluar i telefonave po ndikon drejtpërdrejt në shëndetin mendor dhe zhvillimin e fëmijëve.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Paratë nuk m’i dha, më ndau dhe nga djali’/Motra-vëllait:Je fajtor, reago sa s’është vonë

     

    Në emisionin investigativ Pa Gjurmë, trajtohet historia e një konflikti të gjatë familjar për pronën, që ka ndarë motrën dhe vëllanë. 70-vjeçarja Asije Dyrmishi rrëfen përballjen e saj me vëllain, pasojat e konfliktit dhe përshkallëzimin e situatës pas futjes së qiraxhinjve në banesën e saj. Ajo shpreh shqetësimin për sigurinë e familjes dhe kërkon zgjidhje për një çështje që prej vitesh ka mbetur pezull. Në studio, avokatja Drita Avdylaj shpjegon problematikat e pronave në Shqipëri dhe rrugët ligjore për zgjidhjen e konflikteve, duke theksuar rëndësinë e ndërmjetësimit si alternativë ndaj proceseve të gjata gjyqësore. Një histori reale, me pasoja sociale dhe ligjore, që hedh dritë mbi plagët e pazgjidhura të pronësisë dhe konfliktet familjare në vend.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 6 Shkurt 2026 – Receta / ‘Bëje vetë’, këshilla pastrimi / Horoskopi i muajit Shkurt

    Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gurabije të kuqe & Linguine me karkaleca deti dhe kunguj.

    Heqja e njollave nga mbulesat e tavolinave apo pecetave të bukës është një problem i shpeshtë në çdo familje, sidomos pas vakteve ku përdoren ushqime me yndyrë, salca apo pije që lënë shenja të dukshme. Këto njolla, nëse nuk pastrohen në kohë, mund të bëhen të vështira për t’u hequr dhe të dëmtojnë pamjen e pecetave. Për fat të mirë, ekzistojnë disa mënyra të thjeshta dhe efektive për pastrimin e tyre, duke përdorur produkte natyrale që gjenden lehtësisht në shtëpi. Në "Bëje vetë", Niki dhe Laureta tregojnë disa nga metodat më praktike për të rikthyer pastërtinë dhe freskinë e pecetave të bukës.

    Larja dhe pastrimi i njollave të divanëve, kolltuqeve apo karrigeve është një hap i rëndësishëm për të ruajtur jo vetëm pamjen, por edhe higjienën e ambientit ku jetojmë. Me kalimin e kohës, këto mobilie grumbullojnë pluhur, njolla nga ushqimet, pijet apo përdorimi i përditshëm, duke humbur freskinë dhe aromën e tyre të këndshme. Pastrimi i duhur jo vetëm që i rikthen pastërtinë dhe ngjyrën origjinale, por krijon edhe një aromë të freskët që zgjat, duke e bërë shtëpinë më të ngrohtë dhe më mikpritëse. Në "Bëje vetë" Niki dhe Laureta na tregojnë disa metoda efektive për pastrimin e thellë dhe ruajtjen e aromës së pastërtisë për një kohë të gjatë.

    Muaji Shkurt vjen me energji të forta astrologjike dhe ndryshime të ndjeshme për të 12 shenjat e zodiakut, duke ndikuar drejtpërdrejt në dashuri, financa dhe gjendjen emocionale. Ndodhemi drejt fundit të vitit astrologjik, një periudhë reflektimi, mbylljeje ciklesh dhe përgatitjeje për fillime të reja. Sipas numerologes dhe astrologes Liza Gjika, zhvillimet planetare të këtij muaji do të na bëjnë të ecim më ngadalë, por me më shumë ndërgjegjësim për veten dhe zgjedhjet tona. "Jemi rreth fundit të vitit astrologjik, po lulëzojmë ngadalë. Hëna ndodhet tek Luani, e cila ka hyrë edhe tek Dielli dhe do të sjellë pak kapriço dhe rritje të egoizmit”, shprehet Liza Gjika. Ajo thekson se jo vetëm shenja e Luanit, por të gjitha shenjat e zodiakut duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë këtij muaji, pasi këto ndikime planetare mund të rrisin tensionet, egoizmin dhe të sjellin problematika, veçanërisht në shëndet, sidomos në lidhje me zemrën. Shkurti kërkon ekuilibër, vetëkontroll dhe vendime të mençura për të përballuar sa më mirë energjitë që sjell ky muaj.

  • VIDEO

    ‘Inflacioni’ i paraburgimeve! Ish-prokurori: Shkak zvarritja e hetimeve dhe defektet e reformës

     

    Ish-prokurori Eugen Beci thotë se ndryshe nga ç’parashikohet në Kodin e Procedurës Penale, paraburgimi është konsideruar si masë e zakonshme. Gjatë bisedës në “Sot Live” në Report TV, Beci shprehet se zinxhiri prokurori-gjykatë e ka tepruar me zbatimin e kësaj mase sigurie.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës'| ‘Vrasësi i padukshëm’ shuan familjen shqiptare në Itali

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    Rama i merr 'ushtarët’ Berishës / Zhupa: Nuk përjashtojmë askënd, kërkojmë qeveri teknike

     

    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një intervistë për ‘Sot, Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, ka komentuar zgjedhjen e ish-deputetit demokrat Dashnor Sula për t’iu ‘bashkuar’ PS, i cili tashmë mban postin e Inspektorit të Përgjithshëm. Zhupa shkurtimisht thotë se zgjedhja e tij është komenti më i mirë për situatën, ndërsa mohon që Berisha ta ketë përjashtuar nga partia

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv