-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës' 9 Shkurt - Qytetarët: Kjo drejtësi nuk po jep rezultat, duhet përfundim
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Byrek me peta të ziera me djathë, vezë dhe kos nga zonja Albana
Byrek me peta të ziera me djathë, vezë dhe kos
Përbërësit:
Për petët:
- 3 gota miell
- 3 vezë
- 1 majë luge kripë
- Ujë i vakët sa të formohet brumi
Për mbushjen:
- 400-500 gr djathë i bardhë
- 3 kokrra vezë
- 200-250 ml kos i trashë
- 3-4 lgj gjalpë i shkrirë ose vaj
Përgatitja:
Përgatisni brumin si për petë dore: përzieni miellin, vezët, kripën dhe ujin e vakët. Punojeni mirë, ndajeni në kuleçë dhe lërini të pushojnë 15–20 minuta, të mbuluara. Hapni petët me trashësi 2–3 mm, lërini të thahen pak dhe pritini në shirita rreth 4 gishta të gjerë, pastaj ndani shiritat në 2–3 pjesë. Zieni petët pjesë-pjesë në ujë të valuar me kripë për 4–5 minuta. Nxirrini dhe kalojini menjëherë në ujë të ftohtë. Më pas kullojini mirë dhe shtrijini në tavolinë. Thërrmoni djathin në një tas, shtoni vezët dhe kosin, dhe përziejini mirë derisa të krijohet një masë homogjene kremoze. Lyeni tavën me gjalpë ose vaj. Vendosni një shtresë petësh të ziera. Shtoni një pjesë të mbushjes me djathë, vezë dhe kos, spërkatini lehtë me gjalpë të shkrirë. Vazhdoni me shtresa derisa të mbarojnë përbërësit. Sipër përfundoni me petë dhe gjalpë. Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për 35–40 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.
Këshillat e Albanës: Nëse dëshironi byrek më të butë, mund të shtoni 2–3 lugë kos shtesë sipër para pjekjes. Ky byrek shkon shumë mirë edhe me djathë të bardhë duke e bashkuar me djath kaçkavall.
-
VIDEO
Çorbë me mëlçi, miell misri dhe kos nga zonja Albana
Çorbë me mëlçi, miell misri dhe kos
Përbërësit:
- 300 gr mëlçi
- 3 lgj miell misri
- 2 lgj gjalpë
- 3-4 thelpinj hudhër
- 4-5 lgj kos
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Kaurdisim me pak gjalpë mëlçitë të prera në kubikë të vegjël. I spërkasim me kripë dhe piper të kuq dhe më pas shtojmë ujë aq sa të mbulohen mëlçitë dhe i lëmë të ziejnë. Në një tigan kaurdisim miellin e misrit me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe. Më pas shtojmë pak nga lëngu i mëlçive, e trazojmë mirë salcën e krijuar dhe e hedhim tek mëlçitë. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe hudhra të shtypura. Çorba duhet të jetë e trashë, por e derdhur. E shërbejmë të ngrohtë me nga një lugë kos në çdo pjatë.
-
VIDEO
Ish-krerët UÇK drejt lirisë? Avokati nga Prishtina analizon fazën e fundit të gjykimit në Hagë
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 9 shkurt 2026
Titujt e gazetave për sot, nga Rama shpërfill Kushtetuesen për Ballukun te bukëshkalë dhe hjekës e deri tek dhunohet avokati i Metës.
-
VIDEO
Nëndetësja 105, historia e frikshme e bishës së detit! Ku është ajo sot? Esencë Report Tv
Në pjesën e dytë të emisionit Esencë ku shpaloset Rubrika Amarcord, Eljan Tanini lëvizi për në bazën e mrekullueshme të Pashalimanit në Vlorë për të njohur më tej historinë dhe fatin tragjik të asaj që është pagëzuar nga Ismail Kadare si Nëndetësja 105. Takimi në bazë me Ish Komandantin e Nëndetëseve ishte thuajse historik por edhe tragjik! Komandant Et’hem Hamzaraj
-
VIDEO
Të ikësh 7 herë malit për në Greqi me një këmbë për më shumë se 10 ditë! Historia e Norit, Esencë
Eksluzive, jeta prej emigranti e Dashnor Mehmetit, frika, pasiguria, çuditë e rrugës dhe puna sot si murator. Kjo është edhe historia e shqiptarëve të pas viteve 90të.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Veri Jug'| Ardenica e fidanishtave, aty ku rritet jeta
Në Ardenicë, te manastiri i ndërtuar në vitin 1282, ku u kurorëzua mbreti i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti, në dasmën e tij me Donikën. Më pas, ndalesë në dy prej lagjeve poshtë kodrinave, aty ku dhjetëra bujq dhe fermerë kanë çelur prej dhjetëra vitesh fidanishtet, ose maternitetet e ullinjve dhe agrumeve. Dashamir Kaja, Trifon dhe Gent Prifti janë personazhet e reportazhit, të cilët sjellin përvojën e tyre nga puna në fidanishtet.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'DOSJA K'| Si e pushkatuan Ukë Çunin para vëllait të lidhur
Vrasja makabre e Uk Çunit në shtator 1946 në Nikaj Mërtur, në sy të vëllait të tij, shënoi tragjedi në familjen Qehaja. Pak kohë më parë iu kishin vrarë edhe të atin Çun Qehaja. Regjimi komunist do ti luftonte për dekada me rradha dhe ngjarjet tragjike nuk do të reshtnin për ta. 80 vjet më vonë, dëshmon për këto ngjarje Prenda Niklekaj, sot 90 vjeçe. Ajo sjell detaje tronditëse nga vrasja e të vëllait dhe misteri i vrasjes së të atit.
-
VIDEO
The Best Of Report Tv | Momentet më të spikatura të javës në Report Tv, 7 Shkurt 2026
Zbuloni më të mirën e javës në The Best Of Report TV! Intervista ekskluzive, debate që ndezën studion dhe kronika nga redaksia, të gjitha në një program të vetëm.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Klinika 24' | Kur trupi sinjalizon inkontinencë... Si parandalohen gurat në veshka?
Problemet urogjinekologjike dhe inkontinenca urinare – kur duhet të alarmoheni a parandalohen dhe cilat janë trajtimet bashkëkohore që ofron sot mjekësia? Në studio, Dr. Hatije Ismaili, obstetre gjinekologe nga Spitali Amerikan 3 në Tiranë, sjell përgjigje të qarta dhe zgjidhje konkrete.
-
VIDEO
Një nga Ne| Nga 10- 27 mijë euro, Shyqyri Bofes i besohen orat e luksit: Ja sa lekë i riparoj
Gazetarja Xhensila Nako sjell ditën e një zanatçiu. Shyqyri Bofe është një nga të paktët orëndreqës te mbetur në qytetin e Fierit. Zanatin e ka trashëguar nga i ati kur ishte në klasën e parë dhe që prej asaj kohe, është bërë pjesë e pandashme e jetës së tij. Edhe pse 65 vjeç, usta Shyqo vazhdon të punojë çdo ditë në dyqanin e tij të vogël. Falë durimit dhe kujdesit që tregon në punë ka fituar klientë besnik të cilët i kanë besuar ora nga më të lirat deri tek ato me vlerë mijëra euro.