• VIDEO

    Petulla të ëmbla që do ju shkrihen në gojë nga zonja Albana

    Petulla të ëmbla

    Përbërësit:

    • 400 gr ujë i vakët
    • 30 gr sheqer
    • 7 gr maja e thatë
    • 20 gr vaj luledielli
    • 400 gr miell i bardhë
    • 1 lugë çaji kripë (e rrafshët)
    • Vaj luledielli për skuqje

    Për shërbim:

    • Mjaltë
    • Arra të grira
    • Kanellë

    Përgatitja:

    Në një tas vendosni ujin e vakët, sheqerin dhe majanë. Përziejini mirë. Shtoni vajin, miellin dhe kripën. Përziejini derisa të formohet një brumë i butë. Mbulojeni tasin dhe lëreni brumin të pushojë 45–60 minuta, derisa të dyfishohet. Përziejeni lehtë brumin për të nxjerrë ajrin dhe lëreni të pushojë edhe 30–45 minuta, derisa të dyfishohet sërish. Ngrohni vajin në një tigan të thellë (temperatura ideale rreth 160°C). Lyeni një lugë me vaj. Merrni pak brumë në dorë, shtrydheni dhe me lugë merrni topthin e brumit që del mes gishtave. Hidhni petullat në vajin e nxehtë dhe skuqini 4–5 minuta, duke i kthyer herë pas here, derisa të bëhen të arta. Nxirrini mbi letër kuzhine dhe vazhdoni me pjesën tjetër të brumit. Riktheni të gjithë petullat në tigan për 1 minutë shtesë që të bëhen më krokantë. Shërbejini të ngrohta me mjaltë, arra dhe kanellë.

  • VIDEO

    Tavë me mish viçi dhe pistil nga zonja Albana

    Tavë me mish viçi dhe pistil

    Përbërësit:

    • 500 gr mish viçi
    • 4 qepë mesatare
    • 3–4 lugë gjelle vaj ulliri
    • 30–40 gr oriz
    • 2–4 copa pistil (sipas dëshirës)
    • 1 mollë ose 1 ftua
    • 1 lugë çaji piper i kuq
    • 700–800 ml ujë i nxehtë ose lëng mishi
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Në një tenxhere, ngrohni vajin e ullirit dhe skuqni mishin derisa të marrë ngjyrë nga të gjitha anët. Shtoni qepët dhe kaurdisini ngadalë derisa të zbuten dhe të bëhen transparente. Shtoni kripë, piper të zi dhe piper të kuq, përziejini mirë. Shtoni orizin, përziejini 1 minutë, më pas shtoni copat e pistilit, sikurse dhe fetat e mollës apo të ftoit. Hidhni masën në tavë balte ose qelqi, shtoni ujin e nxehtë / lëngun e mishit. Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për 45–60 minuta, derisa mishi të zbutet dhe tava të lidhet bukur. Nëse dëshironi shije më të thellë, mund të shtoni gjethe dafine, pak rigon ose trumzë dhe një lugë salcë domatesh.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Babai e rrëmbeu nënën, gjyshërit se pranuan më’/E bija:Më la një amanet,të gjej dajën tim

     

    Në këtë episod të Pa Gjurmë rrëfehet historia prekëse e Violetës Celufaj, e cila kërkon të rindërtojë lidhjet e humbura të familjes së nënës së saj.Nëna e Violetës u largua nga Prizreni për të ndërtuar jetën në Shkodër, por nuk u ribashkua kurrë me familjen e saj. Ajo ndërroi jetë pa arritur të takojë prindërit dhe vëllain, duke lënë pas një peng të madh që sot vajza e saj përpiqet ta shërojë. Violeta rrëfen jetën e vështirë të nënës, historinë e prindërve dhe kërkimin për dajën që nuk e njohu kurrë, duke ruajtur ende foton e tij si e vetmja lidhje me të shkuarën. Një histori njerëzore për ndarjen, mungesën dhe shpresën për të gjetur rrënjët familjare pas shumë vitesh.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 29 janar 2026

     

    Titujt e gazetave për sot, nga pse opozita nuk ngre një "qeveri teknike" në hije te brezi që diti çfarë ishte martesa e deri tek ja të gjitha ndryshimet e Kodit Penal.

  • VIDEO

    'Përplasja drejtësi-politikë, e shëndetshme'/ Analiza e Alibalit: Në të mirë të demokracisë

    Analisti Neritan Alibali vlerëson se përplasja aktuale mes pushtetit politik dhe atij gjyqësor është e shëndetshme për demokracinë shqiptare.

  • VIDEO

    'Ballukut do i shtohen akuzat'/ Avokati e zbulon: Edhe tuneli i Murrizit në prokurori

    Mospasja ende e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese, bëri që sot të shtyhet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i cili duhet t’i japë një përgjigje kërkesës së SPAK, që ka kërkuar autorizim për arrestimi e zv.kryeministres Belinda Balluku.

  • VIDEO

    Shqiptarët po zhduken, do vijnë nga Bangladeshi? Alarmon eksperti: Pa lindje, pa të rinj, pa fshatra

     

    Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.

  • VIDEO

    Letra e fshehtë e Kadaresë për presidentin amerikan/ E vërteta që dhemb: E duan më shumë të huajt

     

    Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.

  • VIDEO

    Shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Imunitetit për çështjen Balluku, Ndue Pjetri për Report Tv: Gjykata dhe Parlamenti po ia hedhin topin njëra tjetrës!

    Gjatë një interviste për Studio Live në Report TV, Pjetri tha se palët po tentojnë të negociojnë një zgjidhje: nëse Kuvendi heq imunitetin e Ballukut, atëherë pritet që gjykata të vendosë një masë më të lehtë sigurie, siç mund të jetë detyrim paraqitjeje ose arrest në shtëpi.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Frontline' 28 janar| 'Balluku'/ 'GJK ka marrë urdhër politik!' Juristi: Ndërhyrjet nga jashtë do rrëzojnë qeverinë...

     

    Nën autorësinë dhe moderimin e gazetares Marsela Karapanço, politika dhe ngjarja më e rëndësishme e momentit, nuk do të jetë thjesht një opsion më shumë, por beteja e së vërtetës pa kompromis, e pyetjeve të drejtpërdrejta, e kërkesës se “llogarisë” ndaj atyre që janë deleguar të përfaqësojnë qytetarët, politikanëve. Por jo vetëm!Çdo të enjte ora 21:00

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Janar 2026 – Receta / Ankthi jo vetëm psikologjik, lidhja me mungesat ushqyese

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pispili me perime dhe djathë / Djathë furre me perime / Penne me pana dhe proshutë.

    Shumë gjendje që i quajmë ankth, lodhje mendore, nervozizëm apo mjegull mendore, i konsiderojmë pothuajse gjithmonë si probleme thjesht psikologjike. Por a mund të jenë këto shenja edhe një thirrje biokimike e trupit, një sinjal për mungesa ushqyese që prekin trurin dhe organizmin tonë? Cilat janë shenjat mendore që mund të fshehin mungesa të caktuara ushqyese, si ankthi i pashpjegueshëm, lodhja mendore, apatia, nervozizmi, shpërthimet emocionale apo problemet me gjumin? Cilët janë ushqyesit dhe elementët kyç për funksionimin e trurit dhe për shëndetin tonë mendor? A ka raste kur trajtimi i ankthit me ilaçe nuk jep rezultat, sepse shkaku i vërtetë qëndron te mungesat ushqyese? Sa i rrezikshëm është vetë-diagnostikimi me “jam në depresion”, kur në realitet problemi mund të jetë mungesa e hekurit, zinkut, vitaminës D, B12 apo magnezit? Shpesh njerëzit përpiqen të maskojnë simptomat duke shtuar kafenë për lodhjen dhe apatinë, sheqerin për energji të shpejtë apo qetësuesit për ankthin. Cili është gabimi më i shpeshtë që bëjmë në këto raste? Dhe cilat grupe janë më të rrezikuara nga mungesat ushqyese që ndikojnë shëndetin mendor – gratë, adoleshentët, të moshuarit apo personat që ndjekin dieta të caktuara? Cilat analiza bazë rekomandohen për një person që përjeton ankth të vazhdueshëm dhe lodhje mendore? Përgjigjet e këtyre pyetjeve, dhe shumë të tjerave, i diskutojmë në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.

  • VIDEO

    Shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për Ballukun, Alibeaj: Po pengohet drejtësia, vendimi i Kushtetueses s’ka lidhje me kërkesën e SPAK për arrestin

     

    Enkelejd Alibeaj është shprehur se shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, u bë me qëllim për të penguar drejtësinë që të bëjë punën e vet.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv