• VIDEO

    Izrael-Palestinë/ A do të ketë paqe? Jakoel nga Izraeli: Optimistë, urrejtja do shuhet...

  • VIDEO

    Altin Joka SHOKON: Ankthi vjen nga mungesat ushqimore, jo nga mendja / Ja e vërteta

    Shumë gjendje që i quajmë ankth, lodhje mendore, nervozizëm apo mjegull mendore, i konsiderojmë pothuajse gjithmonë si probleme thjesht psikologjike. Por a mund të jenë këto shenja edhe një thirrje biokimike e trupit, një sinjal për mungesa ushqyese që prekin trurin dhe organizmin tonë? Cilat janë shenjat mendore që mund të fshehin mungesa të caktuara ushqyese, si ankthi i pashpjegueshëm, lodhja mendore, apatia, nervozizmi, shpërthimet emocionale apo problemet me gjumin? Cilët janë ushqyesit dhe elementët kyç për funksionimin e trurit dhe për shëndetin tonë mendor? A ka raste kur trajtimi i ankthit me ilaçe nuk jep rezultat, sepse shkaku i vërtetë qëndron te mungesat ushqyese? Sa i rrezikshëm është vetë-diagnostikimi me “jam në depresion”, kur në realitet problemi mund të jetë mungesa e hekurit, zinkut, vitaminës D, B12 apo magnezit? Shpesh njerëzit përpiqen të maskojnë simptomat duke shtuar kafenë për lodhjen dhe apatinë, sheqerin për energji të shpejtë apo qetësuesit për ankthin. Cili është gabimi më i shpeshtë që bëjmë në këto raste? Dhe cilat grupe janë më të rrezikuara nga mungesat ushqyese që ndikojnë shëndetin mendor – gratë, adoleshentët, të moshuarit apo personat që ndjekin dieta të caktuara? Cilat analiza bazë rekomandohen për një person që përjeton ankth të vazhdueshëm dhe lodhje mendore? Përgjigjet e këtyre pyetjeve, dhe shumë të tjerave, i diskutojmë në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.

  • VIDEO

    Lajm i mirë për pensionistët/ Eksperti analizon deklaratën e ministrit: Do të ketë BONUS dhe...

    Eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha sqaron raste konkrete për llogaritjen e pensioneve, nga vitet e punës te kriteret e përfitimit. Analizon deklaratën e ministrit të financave, Petrit Malaj, i cili shprehet pozitivisht për një bonus të mundshëm. Sipas Hoxhës, ka sinjale pozitive për pensionet, por shumë raste kërkojnë rishikim dhe verifikim individual

  • VIDEO

    Pispili me perime dhe djathë nga zonja Albana

    Pispili me perime dhe djathë

    Përbërësit:

    • 400 gr miell misri
    • 400 gr spinaq
    • 2 presh
    • 2 qepë të njoma
    • 2 domate
    • 2 vezë
    • 2 gota qumësht
    • 100 ml vaj
    • 200 gr djathë të bardhë
    • 1 lç pluhur pjekës
    • Kripë, piper
    • Majdanoz sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Kalojmë në blender të gjitha perimet mbasi i kemi larë mirë. Në një tas shtojmë të gjithë përbërësit dhe i përziejmë mirë. I vendosim në tavë për pjekje në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë| 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 28 Janar - Ministri jep lajmin e mirë për pensinistët: Bonus...

  • VIDEO

    Penne me pana dhe proshutë nga zonja Albana

    Penne me pana dhe proshutë

    Përbërësit:

    • 400 gr makarona (penne)
    • 200 gr proshutë
    • 250 gr pana e freskët e lëngshme
    • 50 gr djathë parmixhano
    • 1 thelpi hudhër
    • Vaj ulliri ekstra i virgjër
    • Majdanoz sipas dëshirës
    • Kripë, piper i zi, arrë myshk

    Përgatitja:

    Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të kripur për të zier makaronat. Shtojmë kripën vetëm pasi uji të vlojë dhe i lëmë makaronat të ziejnë al dente, sipas kohës së gatimit të treguar në paketim. Ndërkohë, presim proshutën në shirita të hollë. Në një tigan të madh hedhim pak vaj ulliri dhe shtojmë hudhrën. Shtojmë proshutën dhe e kaurdisim për rreth 4 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë të lehtë. Heqim hudhrën, shtojmë panën e freskët, e aromatizojmë me pak arrë myshk dhe vazhdojmë gatimin në zjarr të ulët edhe për 2 minuta. Kullojmë makaronat, i shtojmë në tigan, duke ruajtur pak ujë gatimi. I përziejmë mirë që pasta të lidhet me salcën. Fikim zjarrin dhe shtojmë majdanozin e grirë dhe djathin parmixhano. E përziejmë sërish dhe rregullojmë kremozitetin me pak ujë gatimi nëse është e nevojshme (të mos thahet panna, por të jetë një masë kremoze). E shërbejmë të ngrohtë me pak piper të zi të sapobluar.

  • VIDEO

    Djathë furre me perime nga zonja Albana

    Djathë furre me perime

    Përbërësit:

    • 250 gr djathë i bardhë
    • 200 gr domate
    • 4 speca
    • 3 qepë
    • 1 spec jeshil djegës i grirë imët
    • 1 lugë çaji paprika
    • 1 lugë çaji rigon
    • Piper i zi i bluar
    • Vaj ulliri për spërkatje

    Përgatitja:

    Në një enë që mund të futet në furrë dhe ku do ta servirim buyurdi-n, vendosim djathin feta. Sipër dhe rreth djathit shtojmë domatet, specat dhe qepët e prera në rrathë si dhe specin djegës. Në një tas të vogël përziejmë paprikën, rigonin dhe piperin e zi, dhe këtë përzierje e hedhim sipër. Spërkatim me vaj ulliri sipas dëshirës. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 20–30 minuta, duke e kontrolluar herë pas here. Djathi duhet të zbutet, ndërsa domatet dhe speci të vyshken lehtë.  

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 28 janar 2026

     

    Titujt e gazetave për sot, nga një histori shqiptare me Donald Trump te edhe trualli i RTSH-së "kurban" për kulla e deri tek arrest apo mbrojtje politike për Ballukun?

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Repolitix' |Kodi penal: Burg për parkim, padi për shpifje/ Sytë nga Kushtetuesja, orë vendimtare për Ballukun

    Iniciativa e qeverisë për të dekriminalizuar shpifjen dhe fyerjen në Kodin Penal për gazetarët ka qenë në fokus të emisionit ‘Repolitix’ në Report Tv. I ftuar në emision juristi Rezart Kthupi tha se ligji ka probleme.

  • VIDEO

    Gazetarët që shpifin do ndëshkohen/ Balliu: S’ka gazetarë të regjistruar! Kthupi: Ligji ka probleme

     

    Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 21:00 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    Ashpërsohet kodi penal/ Malaj: Çdo pikë është diskutuar me përfaqësues të BE-së

     

    Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 21:00 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    Pse moti po bëhet më i egër? Buneci: Pasojat në klimë, nga ngrohja globale! Në pak dekada, njeriu mund të zbresë në planetin Mars(e plota)

    Në një intervistë për "Studio Live" në Report Tv, Buneci u shpreh se pjesa kryesore është shkaktuar nga njeriu, si pasojë e gazeve karbonike që nxjerr nga atmosfera.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv