Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Kujdes nga gripi! Komplikacionet që mund të rrezikojnë jetën... Nënat e reja në provë

14 Shkurt, 15:31 | Përditesimi: 14 Shkurt, 16:34

Virozat dhe gripi vazhdojnë ende… por kur duhet të alarmohemi? Shefja e shërbimit infektiv, vjen në studion e Klinika 24 për të tërhequr vëmendjen mbi komplikacionet që mund të rrezikojnë jetën, sidomos te moshat e reja: inflamacionet e trurit si meningjitet, encefalitet – dhe inflamacionet e zemres si perikarditet. Cilat janë shenjat që nuk duhen neglizhuar? Kur një grip i zakonshëm nuk është më “i zakonshëm”? Në pjesën e dytë, mamia me këshilla të vlefshme për nënat e reja: si ta ushqejmë foshnjën me qumësht gjiri, cili është pozicioni i duhur dhe si të shmangim vështirësitë e ditëve të para. Ndërsa në rubrikën “Fjala i takon farmacistit” – pse farmacisti quhet filtri i fundit para marrjes së medikamentit? Çfarë është polifarmacia dhe pse duhet të kemi kujdes, veçanërisht kur marrim disa barna njëkohësisht? Informacion i saktë. Këshilla praktike. Histori që na prekin të gjithëve.

E.H/Shqiptarja.com