-
VIDEO
Kimë me mish të grirë dhe vezë nga zonja Albana
Kimë me mish të grirë dhe vezë
Përbërësit:
- 500 gr mish i grirë
- 1 qepë e madhe
- 3–4 lugë vaj ulliri
- 2 thelpinj hudhër (opsionale)
- 1 lgj salcë domatesh
- 4 vezë
- Kripë, piper i zi
- Pak spec i kuq i ëmbël
- Majdanoz i grirë për servirje
Përgatitja:
Në një tigan të thellë, ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet dhe të bëhet transparente. Shtojmë hudhrën (nëse e përdorim) dhe e përziejmë për pak sekonda. Shtojmë mishin e grirë, e përziejmë mirë dhe e lëmë të skuqet derisa të ndryshojë ngjyrë dhe të avullojë lëngu. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe spec të kuq. Kur mishi të jetë gati, hapim katër gropa të vogla në tigan dhe thyejmë vezët brenda. Mbulojmë tiganin dhe e lëmë derisa vezët të mpiksen (me të verdhë të butë ose të fortë sipas dëshirës). Në fund e spërkatim me majdanoz të freskët dhe e servirim të ngrohtë.
-
VIDEO
Aksidentet, eksperti për Report Tv: ARRSH të dalë në terren, të mbikëqyrë rrugët e ndërtuara! Barrierat mbrojtëse janë për faqe të zezë
Gëzim Hoxha, ekspert rrugor përmes një lidhje të drejtëpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se të rinjtë shpejtësinë e konsiderojnë si një sport pa marrë parasysh rreziqet që mund të sjellë.
-
VIDEO
Dialogu Kosovë-Serbi, gazetari për Report TV: Vështirë të kemi një komunikim mes dy vendeve pa ndërhyrjen e SHBA-së
Gazetari Faton Mehmeti tha sot në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju ’se Kosova ndodhet në një fazë të vështirë për dy arsye: nga njëra anë konstituimi i Kuvendit dhe përfundimi i mandatit të Vjosa Osmanit si presidente.
-
VIDEO
‘Kuku’, receta persiane e Omletës në furrë me lakër dhe bimë aromatike nga Sara Payman
E ftuar në këndin e kuzhinës Sara Payman, vajza indiano-iraniane që jeton prej 2 vitesh në Shqipëri. Ajo sjell një recetë të shpejtë nga kuzhina persiane “Kuku”, një omletë furre në formë keku me lakër dhe bimë aromatike.
‘Kuku’, recetë persiane – Omletë furre me lakër dhe bimë aromatike
Përbërësit:
- 6 vezë
- 2 lugë gjelle miell
- 1 lugë çaji sodë buke
- 300 gr lakër, e grirë hollë
- 1 qepë, e prerë në shirita të hollë
- 1 tufë majdanoz, i grirë hollë
- Shafran Indie dhe kumin
- Kripë, piper
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Fillimisht me pak vaj ulliri kaurdisim qepën e prerë në shirita të hollë dhe më pas shtojmë lakrën e grirë hollë. Ndihmojmë zbutjen me pak ujë. Ndërkohë rrahim vezët mirë me rrahëse që të krijojnë volum. Tek vezët shtojmë gradualisht duke e rrahur miellin dhe sodën e bukës. Shtojmë lakrën e zbutur, erëzat dhe bimë aromatike sipas dëshirës. Të gjithë masën e kalojmë në një tavë dhe e vendosim në furrë derisa të mpikset dhe të marrë një ngjyrë të bukur sipërfaqja.
-
VIDEO
Thjerrëza me salcë dhe dafinë nga zonja Albana
Thjerrëza me salcë dhe dafinë
Përbërësit:
- 250 gr thjerrëza
- 1 qepë e madhe
- 2 thelpinj hudhër
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 lugë gjelle salcë domatesh
- 1 gjethe dafine
- 1 lugë çaji paprika (e ëmbël ose pikante)
- 700 ml ujë ose lëng perimesh
- Kripë, piper i zi sipas shijes
Përgatitja:
Shpëlajmë mirë thjerrëzat dhe i lëmë mënjanë. Në një tenxhere, ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet dhe të bëhet transparente. Shtojmë hudhrën dhe e përziejmë për disa sekonda, pa e djegur. Hedhim salcën e domates dhe paprikën, dhe e lëmë të marrë valë lehtë për 1–2 minuta. Më pas shtojmë thjerrëzat, gjethen e dafinës dhe ujin ose lëngun e perimeve. E lëmë gatimin të ziejë në zjarr mesatar për 25–30 minuta, derisa thjerrëzat të zbuten dhe salca të trashet. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper.
-
VIDEO
Pispili me presh dhe djathë nga zonja Albana
Pispili me presh dhe djathë
Përbërësit:
- 2–3 presh
- 3 kokrra vezë
- 200 gr djathë i bardhë
- 4–5 lugë gjelle miell misri
- 2 lugë gjelle miell gruri (opsionale)
- 1 lugë çaji pluhur pjekjeje
- 1 gotë kos ose qumësht
- 1/2 gotë vaj ulliri
- 1 lugë çaji kripë
- Pak piper i zi
Përgatitja:
Preshin e presim hollë, e lajmë mirë dhe e kaurdisim lehtë me pak vaj ulliri dhe një majë luge kripë derisa të zbutet (jo të skuqet fort). E lëmë të ftohet pak, ndërkohë në një enë rrahim vezët, shtojmë kosin ose qumështin, vaj ulliri, kripë dhe piper. Shtojmë preshin e ftohur, djathin e thërrmuar dhe më pas miellin e misrit (dhe të grurit nëse e përdorim). E përziejmë derisa masa të jetë e trashë, por jo e fortë, e shtrojmë në tavë të lyer me vaj dhe pak miell misri. E vendosim të piqet në furrë në 180°C për 35–45 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë. Pasi pispilia të jetë pjekur, e lëmë të pushojë 10 minuta, më pas e presim në copa dhe e shërbejmë të ngrohtë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 16 janar 2026
Titujt e gazetave për sot, nga eksitimi politik se Shqipëria u shpall "Non Grata" te loja e madhe e shekullit e deri tek si u vodhën 100 mln euro për impiantin që nuk ekziston.
-
VIDEO
PJESA 2 Frontline| Rama në SHBA për McGonigal? Prençi plas bombën: Loboi në Dubai, dosja në Amerikë
Juristi Kreshnik Spahiu, në emisionin 'Frontline' në Report Tv, ka komentuar edhe pezullimin nga SHBA për përpunimin e vizave të emigrantëve për 75 vende, ku mes tyre është edhe Shqipëria e Kosova.
-
VIDEO
PJESA 1 Frontline| Shifra shokuese/ Sa u pagua arratisja e Altin Ndoci! Porosi e Ergys Agasit?
-
VIDEO
'Shqiptarëve u intereson lideri i partisë jo raporti me SHBA-në!' Analiza e Kreshnik Spahiut
Nën autorësinë dhe moderimin e gazetares Marsela Karapanço, politika dhe ngjarja më e rëndësishme e momentit, nuk do të jetë thjesht një opsion më shumë, por beteja e së vërtetës pa kompromis, e pyetjeve të drejtpërdrejta, e kërkesës se “llogarisë” ndaj atyre që janë deleguar të përfaqësojnë qytetarët, politikanëve. Por jo vetëm!Çdo të enjte ora 21:00
-
VIDEO
Arratisja e Altin Ndocit, Prençi: Ka degraduar sistemi i sigurisë, nuk është respektuar protokolli…
Nën autorësinë dhe moderimin e gazetares Marsela Karapanço, politika dhe ngjarja më e rëndësishme e momentit, nuk do të jetë thjesht një opsion më shumë, por beteja e së vërtetës pa kompromis, e pyetjeve të drejtpërdrejta, e kërkesës se “llogarisë” ndaj atyre që janë deleguar të përfaqësojnë qytetarët, politikanëve. Por jo vetëm!Çdo të enjte ora 21:00
-
VIDEO
'Altin Ndoci sapo ka filluar punë…' Spahiu: Arratisja e planifikuar dhe sponsorizuar
Në një lidhje skype për emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, Spahiu tha se çdo orë që kalon pa u arrestuar Altin Ndoçi, ulet ndjeshëm edhe mundësinë e kapjes së tij. Ai theksoi se arratisja ishte e mirëorganizuar.