Sallatë e ftohtë me patate dhe mish pule nga zonja Albana

23 Janar, 10:47 | Përditesimi: 23 Janar, 10:47

Sallatë e ftohtë me patate dhe mish pule

Përbërësit:

  • 3 patate mesatare
  • 250 gr fileto pule
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 kastravec
  • 1 qepë e njomë
  • 1 dorë majdanoz i freskët
  • 1 dorë koper
  • Kripë dhe piper i zi

Salca marinuese jeshile:

  • 1 dorë spinaq ose rukola
  • 1 thelpi hudhër (opsionale)
  • 3 lugë vaj ulliri
  • 2 lugë kos i trashë
  • Lëngu i ½ limoni
  • Pak kripë

Përgatitja:

Ziejmë patatet me lëkurë, i lëmë të ftohen dhe më pas i presim në kubikë të rregullt. Ndërkohë kemi vendosur dhe fileton e pulës me pak vaj, kripë dhe piper të piqet. Pasi ftohet pak e presim në copëza. Në një tas të madh bashkojmë patatet, pulën, kastravecin, qepën e njomë të grirë imët. Përgatisim dresingun (salcën marinuese) duke i kaluar të gjithë përbërësit në blender derisa të bëhet një krem homogjen. E hedhim salcën mbi sallatë duke e përzier lehtë. Në fund shtojmë majdanozin dhe koperin për freski.

MC/Shqiptarja.com