• VIDEO

    Koha për të nxjerrë çadrën! Meterologia Gjoni: Shi deri të mërkurën, pastaj zënë vend...

     

    Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.

  • VIDEO

    Pësoi atak kardiak para emisionit / Liza Gjika tregon shenjat si e kuptoi gjendjen e vështirë

    Pësoi atak kardiak para emisionit, por fatmirësisht ja doli t’a kalojë këtë sfidë shëndetësore. Astrologia Liza Gjika e ka nisur këtë fillim viti me një histori personale dhe me një mesazh të fortë.  E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” Gjika tregoi se çfarë i ndodhi para se të vinte në emision. “Pësova atak në zemër, në mes të rrugës, u ktheva në spital dhe bëra koronare. Sot ndihem mirë, mjekët më thanë do e marrësh veten. Dhimbja më filloi në krah e më pas më dha goditje në gjoks, ishte e fuqishme, mu pre vështrimi, fat që isha afër, isha në kohën e duhur në momentin e duhur”, u shpreh numerologia Gjika, e cila tashmë fatmirësisht e ka kaluar periudhën e vështirë.

  • VIDEO

    Sardele me domate në furrë nga zonja Albana

    Sardele me domate në furrë

    Përbërësit:

    • 500 gr sardele
    • 1 qepë mesatare
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1 lugë salcë domatesh koncentrat
    • 4-5 lugë ujë
    • 1 lugë rigon
    • Disa degë trumze
    • Majdanoz
    • Domate në feta
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Në një tigan me vaj ulliri skuqim qepën derisa të zbutet. Më pas shtojmë hudhrat dhe salcën e domateve bashkë me ujin. Shtojmë kripë, piper të zi. Në një tavë shtrojmë sardelet e pastruara, rigonin, trumzën, majdanozin dhe nga lart salcën. Mbi salcë vendosim fetat e domateve të prera. Bëjmë një spërkatje me vaj ulliri dhe e vendosim tavën në pjekje në temperaturën 190 gradë për 40 minuta.

  • VIDEO

    Puding me fara chia nga zonja Albana

    Puding me fara chia

    Përbërësit:

    • 2 lugë fara chia
    • 1 gotë ujë
    • Pak mjaltë
    • Fruta të freskëta

    Përgatitja:

    Presim frutat në kubikë, shtojmë farat chia, pak mjaltë dhe një gotë ujë. E përziejmë mirë, e lëmë në frigorifer të mpikset dhe më pas e konsumojmë.

  • VIDEO

    Supë detoks me perime jeshile nga zonja Albana

    Supë detoks me perime jeshile

    Përbërësit:

    • 1 kungull i njomë
    • 1 patate e vogël
    • 1 karrotë
    • 1 grusht spinaq
    • 1 lugë vaj ulliri
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Ziejmë të gjitha perimet në ujë me pak kripë. Kalojmë supën në frulim duke shtuar pak vaj ulliri dhe e konsumojmë të ngrohtë, veçanërisht në darkë.

  • VIDEO

    Skema e re e pensioneve/ Rritet mosha për gratë, ja si do shpërndahen nga janari i 2026-ës

    Eksperti i ekonomisë Leons Hasani, i ftuar në 'Shtypi i Ditës dhe Ju' me gazetarin Andi Kapxhiun, foli për ndryshimet ekonomike që priten nga fillimi i vitit. Ai u ndal te arrestimi i Maduros, kontrolli i naftës venezueliane nga Trump dhe ndikimi i tyre në çmimet e naftës, si edhe te skema e re e pensioneve dhe mënyra e shpërndarjes së tyre këtë vit.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 5 janar 2026

     

    Titujt e gazetave për sot, nga ja si SHBA arrestoi Maduron te rendi i ri i forcës e deri tek pensionet 2026, më shumë vite pune e më pak pension!

  • VIDEO

    Festë në Report TV / Rreze Dielli mbledh bashkë gazetarë e moderatorë

    Festojmë sot me familjen e madhe të Report TV, me gazetarë dhe moderatorë të palodhur në punën e tyre. Ndajmë së bashku një bisedë të këndshme në këto ditë të para të vitit të ri. Si u përmbyll ky vit? Cilat ishin ngjarjet më të rëndësishme dhe më të vështira që e shënjuan atë? Si është një ditë e zakonshme pas ekranit dhe si funksionon koordinimi i punës? Do të rikujtojmë momentet që shënjuan politikën, por edhe ngjarje të tjera të rëndësishme në vend, raportimet e gjata, sfidat dhe vështirësitë që u lanë pas... Do të ndalemi edhe te momentet më të vështira live, kur emocionet kanë marrë përparësi, si e qeshura apo situata të papritura, dhe mënyra se si janë menaxhuar ato. Nuk do të mungojnë as batutat për jetën mes kolegëve, rivalitetet profesionale, lufta e klikimeve apo xhelozitë, si dhe një moment i veçantë improvizimi live, ndoshta edhe me një këngë. Në fund, urimet dhe mesazhet për një vit sa më të mbarë për të gjithë. Gëzuar 2026!

  • VIDEO

    Super festë në Rreze Dielli | Nga veriu në jug, këngët më të bukura popullore

    Këngëtarë të muzikës popullore dhe artistë nga Ansambli ‘Shqiponja’ ishin të ftuar në studion e ‘Rreze Dielli’, duke na dhuruar një program festiv të larmishëm, plot ritëm dhe këngë tradicionale nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Shijuam një repertor me këngë të bukura popullore, të cilat janë pjesë e pandashme e gëzimeve tona familjare, por edhe një pasuri e çmuar, një pasaportë e folklorit tonë kombëtar. Në këtë atmosferë festive me ne, këngëtarja e mirënjohur përmetare Evgjeni Culli, këngëtarja Gloria Xhomaqi me zërin e saj karakteristik kolonjar, Klevis Hysko, një artist i ri i talentuar i muzikës popullore, që lëvron me sukses repertorin e Shqipërisë së Mesme, por edhe të jugut e veriut – si dhe shkodrani karizmatik Klinsman Llazani. Vjollca Greca, me zërin e saj melodioz, e plotësoi këtë mozaik artistik, e shoqëruar nga banda muzikore e të rinjve me Denis Behari dhe Verona Kryeziu, duke sjellë një atmosferë fantastike në studio.

  • VIDEO

    Çfarë verë të zgjedhim për festa? Somelieri zbulon sekretet dhe tregon si ta dalloni cilësinë

    Çfarë vere të zgjedhim për festat dhe si ta dallojmë cilësinë e saj? Këtyre pyetjeve u përgjigjet somelieri Dashamir Elezi, kreu i Shoqatës së Somelierëve, duke zbuluar sekretet që bëjnë diferencën në tryezat festive.

    Elezi shpjegon kriteret bazë për përzgjedhjen e verës sipas ushqimit, rastit dhe shijes personale, si dhe elementët që tregojnë cilësinë e vërtetë të një vere, nga aroma dhe ngjyra, te ekuilibri i shijes. Një udhërrëfyes praktik për konsumatorët që duan zgjedhje të sigurta dhe përvoja më të rafinuara gjatë festave.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!

     

    Pas 27 vitesh pritje, një histori që prek zemrën merr një kthesë të papritur. Artemisa Karaj, vajza e braktisur sapo erdhi në jetë, përballet për herë të parë me të vërtetën e saj më të dhimbshme: nëna biologjike është gjetur dhe reagon nga Australia.Në studio, momentet janë tejet emocionale. Artemisa lexon për herë të parë letrën e nënës biologjike, ndërsa nëna birësuese, gruaja që e rriti me dashuri dhe sakrificë, jep një mesazh fisnik që prek këdo.E reja mëson se ka ardhur në jetë nga një abuzim i ndodhur në vitin 1997 dhe se braktisja ka qenë pasojë e frikës dhe dhimbjes. Përballja me këtë realitet e bën të shpërthejë në lot, por edhe i jep shpresë për një takim që ajo e ka pritur gjithë jetën.Një histori e fortë, njerëzore dhe thellësisht prekëse, që na kujton se e vërteta, sado e dhimbshme, ka fuqinë të shërojë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 31 Dhjetor 2025 – Receta festive/ Spektakël, këngë, valle e humor - Gëzuar 2026!

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta festive plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kurorë me petë sfoliat me kërpudha dhe djathë / Antipastë festive me djathë, boronica dhe arra / Bonbone kokosi.

    Festojmë Vitin e Ri në studion e ‘Rreze Dielli’ me miq të mirë. Tashmë është bërë traditë që në programin e fundvitit, personazhe nga fusha të ndryshme të ndajnë përjetimet dhe emocionet e mbylljes së një viti dhe nisjes së një tjetri. Në tryezën tonë festive kishim të ftuar gazetarin e njohur Rezear Xhaxhiu, influenceren karizmatike Tea Dupi, këngëtaren e muzikës popullore Paro Ziflaj, sipërmarrësen Evis Sinojmeri, super-energjikun Gazmend Ujkashi, si edhe bandën muzikore të të rinjve shumë të talentuar Aroilda Albrahimi, Aldi Damo dhe Florian Sadushi. Ata sollën në studio një atmosferë të gjallë festive me këngë të njohura, ndërsa të ftuarit i shoqëruan me kërcime dhe valle. Kartolinat dhe video-mesazhet e mbërritura në studio përcollën emocione të forta, duke prekur zemrat e të ftuarve, të cilët ndanë me publikun momente të veçanta dhe përjetime nga njerëzit e tyre të dashur. Emocione, lot, por edhe humor, përmes pyetjeve pikante që sollën buzëqeshje dhe çaste të paharrueshme.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv