• VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Dhjetor 2025 – Receta tradite/ Dashuri pa kushte, ‘Portret gjysheje’

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qumështor me petë / Pastiçe me beshamel / Jahni me lulelakër, patate dhe salcë domate.

    Gjyshërit nuk vdesin kurrë, ata flenë në zemrat tona! Kjo thënie mbart në vetvete një të vërtetë të thellë: njerëzit që na kanë dashur pastër dhe pa kushte vazhdojnë të jetojnë brenda nesh edhe atëherë kur nuk janë më fizikisht pranë. Teksa rritemi, kujtimet me gjyshërit tanë marrin një formë të re, nga momentet e thjeshta të fëmijërisë te mësimet e tyre të qeta, gjithçka shndërrohet në udhërrëfyes të heshtur që na shoqërojnë në jetën e përditshme. Gjyshërit ndikojnë tek ne jo vetëm me këshillat që na kanë dhënë, por edhe me mënyrën se si na kanë mësuar të duam, të falim, të punojmë dhe të kuptojmë botën. Kujtimet e tyre bëhen forcë në ditët e vështira dhe ngrohtësi në momentet kur ndihemi të humbur. Përmes nesh, ata vazhdojnë të jetojnë në zgjedhjet tona, në vlerat që mbajmë, në historitë që tregojmë dhe në dashurinë që ndajmë. Në lidhje me këtë temë, diskutojmë sot në "Rreze Dielli" me të ftuarat tona Sonila Strakosha dhe Anisa Hysesani, që ndajnë përvojat dhe emocionet e tyre personale.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 5 Dhjetor - Qytetarët i kërkojnë Ramës shkarkimin e Ballukut, Berisha...

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    Ajo nuk është më… Sonila Strakosha e rikthen me fjalët që prekin ‘Portret gjysheje’

    "Portret gjysheje”, në këtë rrëfim prekës, Sonila Strakosha i kushton një dedikim të veçantë gjyshes së saj, gruas që i dha formë fëmijërisë, që e rriti me përkëdhelje, urtësi dhe dashuri pa kushte. Malli për të rikthehet në çdo kujtim, në çdo aromë, në çdo frazë të thjeshtë që dikur tingëllonte si këshillë e artë. Sonila na sjell një portret të gjyshes së saj jo vetëm si figurë familjare, por si dritë udhëzuese. Kujtimet e tyre bashkë shndërrohen në mozaik emocionesh, nga çastet e qeshura te mësimet që e kanë ndjekur deri sot. Dashuria e gjyshes mbetet e paharruar, një gjurmë e butë dhe e përjetshme që i jep zemrës siguri dhe shpirtit qetësi.

  • VIDEO

    Gjyshërit nuk ikin kurrë... Prekëse: Ditën që linda djalin, gjyshja më doli në ëndërr dhe më tha…

    Gjyshërit nuk vdesin kurrë, ata flenë në zemrat tona! Kjo thënie mbart në vetvete një të vërtetë të thellë: njerëzit që na kanë dashur pastër dhe pa kushte vazhdojnë të jetojnë brenda nesh edhe atëherë kur nuk janë më fizikisht pranë. Teksa rritemi, kujtimet me gjyshërit tanë marrin një formë të re, nga momentet e thjeshta të fëmijërisë te mësimet e tyre të qeta, gjithçka shndërrohet në udhërrëfyes të heshtur që na shoqërojnë në jetën e përditshme. Gjyshërit ndikojnë tek ne jo vetëm me këshillat që na kanë dhënë, por edhe me mënyrën se si na kanë mësuar të duam, të falim, të punojmë dhe të kuptojmë botën. Kujtimet e tyre bëhen forcë në ditët e vështira dhe ngrohtësi në momentet kur ndihemi të humbur. Përmes nesh, ata vazhdojnë të jetojnë në zgjedhjet tona, në vlerat që mbajmë, në historitë që tregojmë dhe në dashurinë që ndajmë. Në lidhje me këtë temë, diskutojmë sot në "Rreze Dielli" me të ftuarat tona Sonila Strakosha dhe Anisa Hysesani, që ndajnë përvojat dhe emocionet e tyre personale.

  • VIDEO

    Pastiçe me beshamel nga zonja Albana / Provoje këtë recetë kaq me shije e të shpejtë!

    Pastiçe me beshamel

    Përbërësit:

    • 1 pako makarona spageti
    • 400 ml qumësht
    • 3-4 vezë
    • 150 gr djathë të bardhë
    • Kripë, piper

    Për beshamelin:

    • 2 lgj gjalpë
    • 2 lgj miell
    • 350 ml qumësht
    • Kripë, arrë moskat
    • 200 gr djathë kaçkavall

    Përgatitja:

    Në një enë rrahim vezët me qumështin. Shtojmë pak kripë dhe djathin e bardhë të thërrmuar. Ndërkohë kemi vendosur makaronat të ziejnë për 5 minuta në ujë të vluar me pak kripë. Sa makaronat ziejnë përgatisim salcën beshamel. Kaurdisim miellin me gjalpë derisa mielli të marrë pak ngjyrë. Më pas shtojmë qumështin dhe e trazojmë derisa të marrë valë dhe salca të lidhet. Në fund rregullojmë shijen me pak kripë dhe arrë moskat. Kullojmë makaronat gjysëm të ziera dhe i vendosim tek ena ku kemi trazuar vezët me qumështin. Lyejmë një tavë me gjalpë dhe vendosim makaronat me qumësht dhe vezë. Sipër makaronave vendosim salcën beshamel duke e niveluar mirë dhe në fund e spërkasim me djathë kaçkavall të grirë në rende. E vendosim pastiçen të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-35 minuta.

  • VIDEO

    Jahnia perfekte me lulelakër dhe patate nga zonja Albana

    Jahni me lulelakër, patate dhe salcë domate

    Përbërësit:

    • 1 lulelakër
    • 3 patate mesatare
    • 1 qepë e madhe
    • 2 thelpinj hudhër
    • 300 ml salcë domate
    • 1 domate e grirë
    • 1 lugë gjelle koncentrat domate
    • 1 lugë çaji paprika e ëmbël
    • 1/2 lugë çaji piper i zi
    • 1 gjethe dafine
    • Kripë sipas shijes
    • Vaj ulliri

    Përgatitja:

    Në një tenxhere hedhim vaj ulliri dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet. Shtojmë hudhrën dhe e lëmë 20 sekonda sa të lëshojë aromë. Hedhim patatet, lulelakrën dhe specin e kuq pluhur, i përziejmë lehtë që të marrin shije me vajin dhe qepën. Më pas shtojmë salcën e domates, domaten e grirë dhe koncentratin. Shtojmë ujë derisa të mbulohen perimet. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe gjethe dafine. E lëmë gatimin të ziejë në zjarr mesatar për 25–30 minuta, derisa lulelakra dhe patatet të jenë të buta dhe salca të lidhet.

  • VIDEO

    Qumështor me Petë siç e bënin gjyshet nga zonja Albana

    Qumështor me petë

    Përbërësit:

    • 1.500 ml qumësht
    • 200 gr sheqer
    • 2 lgj miell
    • 2 lgj niseshte
    • 6 kokrra vezë
    • 1 bustinë vanilje
    • 4 -5 peta byreku të gatshme
    • 1 të verdhe veze

    Përgatitja:

    Në një tas rrahim vezët me sheqerin. Qumështin e kemi zjerë pak. Në një tas tjetër kemi bashkuar miellin me niseshten e holluar me pak qumësht. Këtë masë e bashkojmë me vezët, shtojmë qumështin e ngrohtë dhe e lëmë kremin të mpikset. Petën e parë e vendosim më të madhe që të dalë jashtë buzëve të tepsisë, vendosim kremin e qumështorit mbi petët e shtruar, mbledhim anësoret rreth kremit. Me një të verdhë veze me pak qumësht lyejmë sipërfaqen dhe e vendosim qumështorin të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius aq kohë sa të marrë ngjyrë kafe të lehtë.

  • VIDEO

    'Lajm i mirë për pensionistët!' Skema e re, ekspertja: Ja kategoritë që përfitojnë më shumë

     

    Në emisionin 'Shtypi i Ditës dhe Ju', e ftuar Romina Radonshiqi, eksperte për ekonominë, komentoi mbi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe fiskale që prekin qytetarët dhe bizneset. Ajo analizoi Buxhetin e 2026, duke theksuar se pensionistët mbeten prioritet, me rritje të fondeve për ilaçet dhe mbështetje për bujqësinë. Ekspertja sqaroi gjithashtu konceptin e 'paqes fiskale', duke diskutuar nëse kjo nënkupton amnisti apo marrëveshje, dhe theksoi ndikimet e integrimit të Shqipërisë në BE mbi ekonominë dhe përfitimet për bizneset dhe inovacionin.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 5 Dhjetor 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga Berisha shpall grupin e ri armiqësor te Saliu dhe veriu e deri tek amerikanët reagojnë për rastin Balluku.

  • VIDEO

    Rënie e madhe e çmimeve të apartamenteve! Eksperti këshillë qytetarëve: Ja kur duhet të blini…

    Armand Shkembi, ekspert i pasurive të paluajtshme, analizoi në 'Studio Live', me gazetarin Ermal Qori ndryshimet më të fundit në tregun e pronave, nga taksimi i ri i banesave dhe procesi i rivlerësimit që nis në janar, deri te rënia e pritshme e çmimeve të apartamenteve dhe kaosi në sektorin e ndërtimit. Ai dha zgjidhje praktike për problemet me hipotekat, paralajmëroi qytetarët për rreziqet e rivlerësimit nën çmimin e tregut dhe shpjegoi hapat që duhen ndjekur në raste legalizimesh të papërfunduara.

  • VIDEO

    Lëvizja e Salianjit/ Arben Meçe për Report Tv: Berisha e shpalli armik, ka hall se i merr PD-në! Ka parti financohen nga burime ruse

    Teksa u ndal tek ligji i ri për financimin e partive politike i cili parashikon ndëshkime më të larta për partitë që fshehin të ardhurat e tyre, ai tha se në Shqipëri ka parti që financohen nga burime ruse.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë

    Një histori tronditëse dhune, shfrytëzimi dhe akuzash të ndërsjella vjen sot në Pa Gjurmë me Odeta Dumen, ora 16:00 në Report TV. Ilda Abazi, nënë e dy fëmijëve, rrëfen dramën e saj: dhunën e vazhdueshme nga bashkëshorti, detyrimin për të punuar në rrugë gjatë kohës që jetonin në Belgjikë dhe kërcënimet që vazhdojnë edhe sot. Zbuloni historinë e plotë sot në Pa Gjurmë me gazetaren Odeta Dume.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv