• VIDEO

    Lëvizja e Ervin Salianjit/ Alesia Balliu për Report Tv: Kauza e tij e drejtë! Berisha është braktisur në protestat para Kryeministrisë

    Alesia Balliu tha se Berisha është braktisur në protestat që zhvillon para Kryeministrisë, pasi nuk mbledh dot më njerëz.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria

    Një betejë e gjatë ligjore dhe emocionale ka përfshirë një cift nga Elbasani, ku në qendër qëndron fati I djalit të tyre 4 vjec. Babai I tij Bukurosh Ruda pretendon se ish bashkëshortja, Xhiljola, ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të birit.Përshkak se debatet ishin të shumta, për rritjen e djalit më shumë u angazhua mamaja e Bukuroshit, Fiqiretja. Pas bisedës me Bukuroshin dhe nënën e tij në fshatin Shushicë, rreth 7 kilometra larg qytetit të Elbasanit, udhëtuam drejt banesës ku jeton ish-bashkëshortja e tij, Xhiljola. Pas disa minutash kërkimi, arritëm pranë banesës ku qëndron ajo dhe trokitëm në derë për të marrë qëndrimin e saj lidhur me akuzat që ish-burri ka ngritur publikisht. Në derë u përgjigj e ëma e Xhiljolës, e cila nuk pranoi të jepte asnjë koment. Edhe pas insistimit tonë, qëndrimi mbeti i njëjtë…Kështu, versioni i Xhiljolës për historinë mbetet i padëgjuar, duke lënë të njëanshme dëshmitë e deritanishme të ish-bashkëshortit. Por cfarë ka ndodhur pas publikimit të rastit në emisionin Pa Gjurmë... do të jetë sërisht Bukuroshi që do të na I rrëfej… Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    Lëvizja e Ervin Salianjit/ Asllan Dogjani për Report Tv: Në PD nuk janë ndaluar zërat kundër! Partia duhet që të riorganizohet

    Dogjani tha se PD do të bëjë një analizë paszgjedhore për zgjedhjet e 11 majit. Ai theksoi se Partia Demokratike ka nevojë për riorganizim.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 3 Dhjetor 2025 – Receta/ Lëngu i kockave në dobi të shëndetit/ Karrota, perime kurative

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bukë me ullinj dhe rozmarinë / Qofte me bullgur dhe salcë me gjalpë / Omletë me kunguj.

    Lëngu i kockave është një nga preparatet më të vjetra natyrale që njihet për përfitimet e tij të shumta shëndetësore. I pasur me kolagjen, aminoacide, minerale dhe xhelatinë, ai konsiderohet një “fuqi shëruese” për sistemin e tretjes, kockat, inflamacionin, lëkurën dhe mirëqenien e përgjithshme. Si ndikon lëngu i kockave në shëndetin e zorrëve dhe rigjenerimin e indeve? Çfarë e bën përgatitjen e tij të duhur kaq thelbësore për të ruajtur vlerat ushqyese? Cilat lloje kockash japin më shumë kolagjen dhe xhelatinë? Çfarë roli luan zierja e ngadaltë për nxjerrjen e të gjitha vlerave ushqyese dhe çlirimin e mineraleve dhe pse lëngu i kockave konsiderohet një eliksir natyral për forcimin e sistemit imunitar. Përgjigjet e këtyre pyetjeve i marrim në studion e "Rreze Dielli" nga nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, i cili na tregon gjithçka që duhet të dimë për përgatitjen e duhur të lëngut të kockave dhe si të shfrytëzojmë vetitë e tij kurative në dobi të shëndetit tonë.

    Karrotat janë ndër perimet më të thjeshta dhe më të zakonshme në tryezat tona, por pas ngjyrës së tyre të ndezur fshihet një fuqi e jashtëzakonshme shëruese. Të pasura me beta–karoten, vitamina, antioksidantë dhe fibra, ato janë një ushqim i pazëvendësueshëm për shëndetin e syve, lëkurës, zemrës, sistemit imunitar e shumë e shumë të tjera. Por çfarë i bën karrotat kaq të vlefshme dhe pse ia vlen t’i konsumojmë çdo ditë? Flasim në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, i cili na tregon se si mund të përgatisim kombinime të ndryshme recetash kurative me karrotë që na ndihmojnë t’i shfrytëzojmë sa më mirë vetitë e tyre shëruese.

  • VIDEO

    Takimi me Salianjin, Kalaja kritika Berishës: Nuk mbledh Këshillin për të diskutuar disfatën në zgjedhje! Duhet analizë në PD

    Mungesa e hapësirave brenda Partisë Demokratike për të diskutuar për disfatën e 11 majit, bëri që Ervin Salianji dhe më të votuarit të mblidheshin në një takim që ka trazuar situatën në Partinë Demokratike. Mes këtij grupi ishte edhe ish-kandidati Aulon Kalaja i cili në një intervistë për Report Tv kritikon kreun e PD, Sali Berisha se nuk ka mbledhur Këshillin Kombëtar për të diskutuar për humbjen e 11 majit.

  • VIDEO

    E ke ditur gabim / Ja si ta konsumosh karrotën për të marrë sa më shumë vlera

    Karrotat janë ndër perimet më të thjeshta dhe më të zakonshme në tryezat tona, por pas ngjyrës së tyre të ndezur fshihet një fuqi e jashtëzakonshme shëruese. Të pasura me beta–karoten, vitamina, antioksidantë dhe fibra, ato janë një ushqim i pazëvendësueshëm për shëndetin e syve, lëkurës, zemrës, sistemit imunitar e shumë e shumë të tjera. Por çfarë i bën karrotat kaq të vlefshme dhe pse ia vlen t’i konsumojmë çdo ditë? Flasim në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, i cili na tregon se si mund të përgatisim kombinime të ndryshme recetash kurative me karrotë që na ndihmojnë t’i shfrytëzojmë sa më mirë vetitë e tyre shëruese.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 3 Dhjetor - Salianji ‘kokë turku’! Analisti: Çështja Balluku prek Ramën

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    Lëngu i Kockave shëron trupin! Ja si përgatitet në mënyrën e duhur / Kurative për këto sëmundje

    Lëngu i kockave është një nga preparatet më të vjetra natyrale që njihet për përfitimet e tij të shumta shëndetësore. I pasur me kolagjen, aminoacide, minerale dhe xhelatinë, ai konsiderohet një “fuqi shëruese” për sistemin e tretjes, kockat, inflamacionin, lëkurën dhe mirëqenien e përgjithshme. Si ndikon lëngu i kockave në shëndetin e zorrëve dhe rigjenerimin e indeve? Çfarë e bën përgatitjen e tij të duhur kaq thelbësore për të ruajtur vlerat ushqyese? Cilat lloje kockash japin më shumë kolagjen dhe xhelatinë? Çfarë roli luan zierja e ngadaltë për nxjerrjen e të gjitha vlerave ushqyese dhe çlirimin e mineraleve dhe pse lëngu i kockave konsiderohet një eliksir natyral për forcimin e sistemit imunitar. Përgjigjet e këtyre pyetjeve i marrim në studion e "Rreze Dielli" nga nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, i cili na tregon gjithçka që duhet të dimë për përgatitjen e duhur të lëngut të kockave dhe si të shfrytëzojmë vetitë e tij kurative në dobi të shëndetit tonë.

  • VIDEO

    Qofte me bullgur dhe salcë me gjalpë nga zonja Albana

    Qofte me bullgur dhe salcë me gjalpë

    Përbërësit:

    Për qoftet:

    • 1 gotë bullgur i imët
    • 1 gotë çaji miell misri
    • 150 gr mish i grirë pa yndyrë
    • 1 vezë
    • 4 lugë gjelle miell
    • 1 lugë çaji salcë speci
    • Kripë, kumin, piper i zi

    Për salcën:

    • 1 lugë gjelle gjalpë
    • 1-2 lugë gjelle vaj ulliri
    • 1-2 lugë gjelle salcë speci
    • 2-3 garuzhde nga uji i qofteve
    • Kumin, piper i zi, kripë

    Për servirje:

    • Kos me hudhër

    Përgatitja:

    Hedhim bullgurin në një enë të thellë, shtojmë rreth 1 gotë ujë të nxehtë sipër. E mbulojmë dhe e lëmë të zbutet për 20 minuta. Pasi bullguri të jetë fryrë, shtojmë mishin e grirë, vezën, miellin, salcën dhe erëzat. E përziejmë dhe e ngjeshim derisa masa të bëhet homogjene dhe e ngjitshme. Marrim masën me dorë dhe formojmë toptha të vegjël të rregullt. I vendosim qoftet në një tavë të lyer lehtë me miell që të mos ngjiten dhe më pas i kalojmë në ujë të vluar me kripë në një tenxhere. I lëmë të ziejnë rreth 15 minuta, derisa të ngrihen në sipërfaqe. Ndërkohë përgatitisim salcën: shkrijmë gjalpin dhe vajin në tigan, shtojmë salcën e specit dhe e kaurdisim lehtë. Hedhim 2 garuzhde ujë nga qoftet, shtojmë erëzat sipas shijes. E gatuajmë derisa salca të trashet pak. Marrim qoftet e ziera dhe i shtojmë në tigan me salcën, i përziejmë butë që salca të mbulojë çdo qofte. E servirim gatimin të ngrohtë në pjatë duke e shoqëruar me pak kos me hudhër.

  • VIDEO

    Bukë me ullinj dhe rozmarinë nga zonja Albana / Ja sekreti i bukës si sfungjer!

    Bukë me ullinj dhe rozmarinë

    Përbërësit:

    • 1 pako maja e butë
    • 5 gota miell
    • 4 gota ujë
    • 1 lugë çaji kripë
    • 1 lugë kafeje sheqer
    • ½ gotë vaj ulliri
    • 1 lugë çaji rigon
    • 20–25 ullinj pa bërthamë
    • 1 filxhan i vogël susam
    • Rozmarinë

    Përgatitja:

    Shkrijmë majanë në 1 filxhan kafe me ujë të vakët dhe pak sheqer. Sitim miellin, hapim një gropë në mes dhe shtojmë pak nga pak ujin. E përziejmë derisa masa të bëhet e trashë në mënyrë të qëndrueshme. Shtojmë vajin e ullirit, kripën dhe rigonin dhe e trazojmë. Shtrijmë brumin në një tepsi të lyer, rreth dy gishta trashësi. E lëmë tepsinë në temperaturë ambienti që brumi të fryhet. Më pas shpërndajmë sipër ullinjtë dhe rozmarinën. E lëmë mënjanë për 15 minuta. Në fund e spërkasim me susam dhe mbulojmë sipërfaqen me letër pjekjeje. E vendosim në pjekje në furrë të parangrohur në 180°C për 15 minuta. Heqim letrën dhe vazhdojmë pjekjen derisa buka të marrë ngjyrë të artë.

    Shënim: Përgatitja e brumit mund të bëhet edhe me 2 gota ujë + 2 gota qumësht.

  • VIDEO

    Omletë me kungull, e lehtë dhe plot proteina nga zonja Albana

    Omletë me kungull

    Përbërësit:

    • 2 vezë
    • 1 lugë çaji vaj ulliri
    • 1 kungull i vogël i njomë
    • Kripë, spec i kuq i tharë
    • Fara susami për sipër

    Përgatitja:

    Nxehim vajin e ullirit në tigan. Vendosim fijet e kungullit në formë spirale, duke krijuar një bazë të sheshtë si petë. Hedhim sipër në mënyrë të njëtrajtshme vezët e rrahura me pak kripë dhe spec të tharë. Shtojmë farat e susamit dhe e pjekim omletën nga të dyja anët për rreth 3 minuta, duke e kthyer vetëm një herë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 3 Dhjetor 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga  Berisha i kundërpërgjigjet lëvizjes së Salianjit te kur Europa godet veten e deri tek Kolegji Kushtetues pa konsensus për pezullimin e Ballukut!

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv