-
VIDEO
Melomakarona, biskotat me sherbet që shkrijnë në gojë nga zonja Albana
Melomakarona
Përbërësit:
- 240 ml vaj luledielli ose vaj misri
- 240 ml vaj ulliri i lehtë
- 160 ml lëng portokalli i freskët
- 50 gr konjak
- 200 gr sheqer
- 1 lugë çaji sodë buke
- 1 lugë çaji karafil të bluar
- 2 lugë çaji kanellë
- 900 gr miell
- 2 lugë çaji pluhur pjekës
- Lëvoret e 2 portokalleve
Për shurupin:
- 400 gr sheqer
- 400 ml ujë
- 400 gr mjaltë
- 1/2 limon i plotë (pa prerë)
- Arra për spërkatje
Përgatitja:
Ziejmë ujin, sheqerin dhe limonin për 5-6 minuta. E heqim nga zjarri, shtojmë mjaltin dhe e përziejmë mirë. E lëmë shurupin të ftohet. Ndërkohë përgatisim brumin e ëmbëlsirave. Në një tas të madh, përziejmë vajin e ullirit, vajin e lulediellit, sheqerin dhe lëngun e portokallit. Shtojmë lëkurën e grirë të portokallit, kanellën, sodën e bukës dhe pluhurin e karafilit. I përziejmë mirë. Gradualisht shtojmë miellin dhe e përziejmë pa e punuar gjatë brumin, duhet të jetë i butë, i lëmuar dhe jo elastik. Marrim pak nga brumi, formojmë toptha të vegjël ose u japim formë ovale. I shtypim lehtë me pirun për të krijuar teksturë në sipërfaqe dhe i vendosim në tepsi të shtruar me letër pjekjeje. I pjekim në furrën e parangrohur në 180°C për rreth 20-25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë. Pasi ëmbëlsirat të jenë gati, i nxjerrim nga furra dhe i zhysim menjëherë në shurup të ftohtë për disa sekonda secilën. I vendosim në një pjatancë dhe i spërkatim me arra të thërrmuara në sipërfaqe.
-
VIDEO
Supë me kos që bëhet për 5 minuta / Shije që nuk e pret nga Arjana Fetahu Gaba
Supë dimërore me kos
Përbërësit:
- 1 e verdhë veze
- 4 lugë miell (jo me majë)
- 1 gotë kos
- 1 gotë ujë
- 1 gotë lëng mishi
- 4 thelpinj hudhër
- 1 lugë vegetë
- 2 lugë gjalpë
- Kripë, piper i kuq
Përgatitja:
Në një tas rrahim të verdhën e vezës me miellin derisa të formohet një masë pa kokrriza. Më pas shtojmë kosin, ujin dhe lëngun e mishit, duke i përzier ngadalë që masa të bëhet homogjene. Hedhim përzierjen në tenxhere dhe e vendosim në zjarr të ulët, duke e përzier vazhdimisht që të mos kapet apo të mpikset. Ndërkohë, shtypim hudhrat dhe i shtojmë te supa së bashku me vegetën, pak kripë dhe piper të kuq sipas shijes. Në një tigan të vogël shkrijmë gjalpin dhe sapo të marrë aromë e hedhim sipër supës. E lëmë edhe pak minuta në zjarr që shijet të bashkohen mirë dhe e shërbejmë të ngrohtë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 9 Dhjetor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga si po shemben njëra pas tjetrës rrugët milionëshe të Ballukut te Berisha komunisti që u bë "antikomunist" e deri tek nga 2026-ta vetëm rritje mujore për pensionet.
-
VIDEO
PJESA 2 | 5 Pyetje nga Babaramo- Salianji sfidon Berishën! Akuza të forta: Deputetë në PD paguhen për…Zbulon hapin e radhës
Ervin Salianji i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet’ në Report TV nuk e mohoi mundësinë e një kandidimi për të marrë kryesimin e partisë përballë Sali Berishës. Salianji tha se pas lëvizjes së tij u zgjua edhe PD-ja, ndërsa për foltoret e Berishës tha se nuk e rrëzojnë Ramën pasi duhet të mbushet sheshi plot
-
VIDEO
PJESA 1| 5 Pyetje nga Babaramo- Pr/buxheti i 2026-ës 9.2 mld euro, deputeti i PD: Nuk është me këmbë në tokë, s’mbështet prodhimin vendas! Debat për pensionet
Ndërsa eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tha se buxheti parashikon investime më të larta dhe mbështetje për pensionistët.
-
VIDEO
Salianji ka frikë nga Berisha! Debat në studio/ Merkoçi: Të përballet! I riu demokrat: Ja plani që ka
-
VIDEO
'Sorosi futi Berishën dhe Metën në burg', Lefter Maliqi: Ja kush qëndron pas Ballukut
-
VIDEO
Spahiu: 200 qytetarë tek protesta e Berishës, por 20.000 qytetarë tek kioskat e qofteve të Vitit të Ri në 'Sheshin Skënderbej'
Për Spahiun, kjo pjesëmarrje e ulët në protestën e PD tregon se populli nuk i përgjigjet më kësaj force politike. Ai theksoi se PD e ka humbur misionin e saj politik.
-
VIDEO
'Toka po hakmerret ndaj shqiptarëve', HABIT Sazan Guri: Plastika është naftë, një litër do...
-
VIDEO
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
Një histori e dhimbshme po rikthehet pas shumë vitesh heshtjeje. Merushe Lici vjen sot në kërkim të vëllait të saj, një fëmijë që nëna e saj, Burbuqe Lici, e solli në jetë përpara se të martohej.Burbuqja kishte qenë në një lidhje të fshehtë, nga e cila lindi një djalë në vitin 1978. Për shkak të kushteve të vështira dhe paragjykimeve të asaj kohe, ajo nuk mundi ta mbante fëmijën dhe e dorëzoi në jetimore. Po atë vit, Burbuqeja u martua, ku dhe solli në jetë vajzën, Merushen.Nëna, ka ndërruar jetë në vitin 1999, pa mundur të tregojë shumë për këtë pjesë të fshehtë të jetës së saj. Sot, pas më shumë se katër dekadash, vajza e saj Merushe Lici kërkon të gjejë vëllain që nuk e ka njohur kurrë.Ajo nuk ka asnjë fotografi, asnjë dokument dhe asnjë të dhënë për vendndodhjen apo emrin që mund t’i jetë dhënë në institucionin ku u dorëzua. E vetmja gjë që e mban gjallë është shpresa se një ditë do të mund ta takojë.Merushe Lici kërkon ndihmën për të gjetur vëllain e saj një pjesë e gjakut dhe historisë së familjes që mungon prej më shumë se 45 vitesh.
-
VIDEO
Dedë Prenga për Report Tv: Marrja e territoreve të Ukrainës nga Rusia, precedent i rrezikshëm! NATO do të pushonte së ekzistuari pa SHBA
I pyetur nëse Europa është e aftë të drejtojë NATO-në pa ndihmën e SHBA, Prenga tha se NATO do të pushonte së ekzistuari nëse kjo do të ndodhte.
-
VIDEO
Lëvizja e Salianjit, Alibeaj për Report Tv: Të shohë përtej 'gardhit', PD parti private! Berisha ia ‘preu kokën maces’ që në fillim
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj i ftuar në Report Tv analizon gjendjen në Partinë Demokratike dhe lëvizjen e Ervin Salianjit që ka trazuar situatën brenda në parti.