• VIDEO

    Roland Bimo për Report Tv: Rusia do përparojë në territoret e Ukrainës, Europa dhe SHBA qëndrime të ndryshme për luftën

    Bimo tha se Ukraina në këtë fazë të luftës ka mungesë të forcave në fushë betejë. Ai theksoi se Moska po lufton në mënyrë strategjike.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 4 Dhjetor 2025 – Receta/ Rikthim në natyrë/ Bëje vetë, botoks natyral për fytyrën

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me birrë dhe speca / Role me kungull e karrotë / Qofte me patate dhe lulelakër.

    Sot folëm për një substancë që vjen nga toka, por ka potencial të jashtëzakonshëm për shëndetin tonë: acidi humik. Formuar për miliona vite nga shpërbërja natyrore e bimëve dhe mikroorganizmave, ai është një nga pasuritë më të fuqishme organike që natyra na ofron. Në kohën kur trupi ynë është i ekspozuar ndaj toksinave, metaleve të rënda, ushqimeve të përpunuara dhe stresit që dobëson imunitetin, acidi humik vjen si një aleat i çmuar. One Health është filozofia e re botërore e shëndetit: një njeri i shëndetshëm jeton vetëm në një mjedis të shëndetshëm dhe në bashkëjetesë të sigurt me kafshët. Nuk mund të mbrojmë shëndetin e njerëzve pa mbrojtur tokën, ujërat, pyjet dhe kafshët. Studiuesit thonë se ai ndihmon në detoksifikimin e organizmit, rregullimin e mikrobiomës së zorrëve, mbështetjen e imunitetit, madje edhe në luftimin e disa infeksioneve virale dhe bakteriale. E veçanta? Është 100% natyror dhe vepron në bazë, në nivel qelizor. Zbulojmë në Rreze Dielli me të ftuarit Marjus Myzeqari, themelues i "One Health" dhe mjekun Arlind Shehu se çfarë është saktësisht acidi humik, si funksionon, për cilat probleme shëndetësore rekomandohet, dhe kur duhet të jemi të kujdesshëm në përdorimin e tij. Një temë e re, e thellë dhe shumë aktuale për ata që duan të mbështesin shëndetin në mënyrë natyrale.

    Në rubrikën “Bëje vetë” Niki me Stelën realizojnë një maskë botoks natyral për një fytyrë rinore me vetëm dy përbërës: fara liri dhe miell orizi. Një maskë fantastike kundër rrudhave të fytyrës, njollave kafe, por dhe poreve të lëkurës, e thjeshtë për ta realizuar dhe super praktike në aplikim. Jepini fytyrës tuaj hidratimin dhe shkëlqimin me këtë maskë të shpejtë në kushte shtëpie! Gjithashtu vajzat tregojnë një mënyrë për të shkëlqyer fytyrën me lëkurat e bananeve.

  • VIDEO

    Vetëm 2 përbërës, befasi! Ja si të bëni vetë një botoks natyral për fytyrën

    Në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën “Bëje vetë” Niki me Stelën realizojnë një maskë botoks natyral për një fytyrë rinore me vetëm dy përbërës: fara liri dhe miell orizi. Një maskë fantastike kundër rrudhave të fytyrës, njollave kafe, por dhe poreve të lëkurës, e thjeshtë për ta realizuar dhe super praktike në aplikim. Jepini fytyrës tuaj hidratimin dhe shkëlqimin me këtë maskë të shpejtë në kushte shtëpie! Gjithashtu vajzat tregojnë një mënyrë për të shkëlqyer fytyrën me lëkurat e bananeve.

  • VIDEO

    ‘Rikthimi tek toka’, e thonë edhe mjekët: Acidi humik, kaq i domosdoshëm për organizmin

    Sot folëm për një substancë që vjen nga toka, por ka potencial të jashtëzakonshëm për shëndetin tonë: acidi humik. Formuar për miliona vite nga shpërbërja natyrore e bimëve dhe mikroorganizmave, ai është një nga pasuritë më të fuqishme organike që natyra na ofron. Në kohën kur trupi ynë është i ekspozuar ndaj toksinave, metaleve të rënda, ushqimeve të përpunuara dhe stresit që dobëson imunitetin, acidi humik vjen si një aleat i çmuar. One Health është filozofia e re botërore e shëndetit: një njeri i shëndetshëm jeton vetëm në një mjedis të shëndetshëm dhe në bashkëjetesë të sigurt me kafshët. Nuk mund të mbrojmë shëndetin e njerëzve pa mbrojtur tokën, ujërat, pyjet dhe kafshët. Studiuesit thonë se ai ndihmon në detoksifikimin e organizmit, rregullimin e mikrobiomës së zorrëve, mbështetjen e imunitetit, madje edhe në luftimin e disa infeksioneve virale dhe bakteriale. E veçanta? Është 100% natyror dhe vepron në bazë, në nivel qelizor. Zbulojmë në Rreze Dieli me të ftuarit Marjus Myzeqari, themelues i "One Health" dhe mjekun Arlind Shehu se çfarë është saktësisht acidi humik, si funksionon, për cilat probleme shëndetësore rekomandohet, dhe kur duhet të jemi të kujdesshëm në përdorimin e tij. Një temë e re, e thellë dhe shumë aktuale për ata që duan të mbështesin shëndetin në mënyrë natyrale.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 4 Dhjetor - Lufta brenda PD/ Salianji sfidon Berishën, qytetarët: Saliu ...

  • VIDEO

    Qofte me patate dhe lulelakër nga zonja Albana

    Qofte me patate dhe lulelakër

    Përbërësit:

    • 2 patate të mëdha
    • ½ kokë lulelakër
    • 1 vezë
    • 1 filxhan bukë e grirë (peksimadhe)
    • Kripë dhe erëza sipas dëshirës (hudhër pluhur, piper i ëmbël, pluhur qepe, etj)
    • Djathë sipas shijes
    • Pak vaj ulliri

    Përgatitja:

    Ndajmë lulelakrën në lule, qërojmë dhe presim në feta patatet. I ziejmë me avull derisa të zbuten. Shtojmë erëzat dhe djathin, pastaj i bëjmë pure. I japim formë kroketash me dorë. Rreshtojmë kroketat mbi letër pjekjeje, i spërkasim lehtë me vaj dhe i pjekim për rreth 30 minuta në 180°C, duke i kthyer herë pas here derisa të marrin ngjyrë.

  • VIDEO

    Role me kungull e karrotë, super e thjeshtë dhe plot shije nga zonja Albana

    Role me kungull e karrotë

    Përbërësit:

    • 1 kungull
    • 1 karrotë
    • 3 vezë
    • 2 lugë gjelle kos
    • 2 lugë gjelle miell
    • 1 lugë çaji piper i kuq
    • Kripë, piper i zi
    • Susam dhe fara

    Për mbushje:

    • Krem djathi
    • Sallatë jeshile
    • Majdanoz
    • Domate
    • Djathë

    Përgatitja:

    Kalojmë në rende kungullin dhe karrotën, më pas i shtrydhim fort që të largojmë ujin. I hedhim në një tas dhe shtojmë vezët, kosin, miellin dhe erëzat. E përziejmë derisa masa të bëhet homogjene. Në tepsi vendosim letër pjekjeje dhe shpërndajmë përzierjen në një shtresë të hollë. E spërkasim sipër me susam dhe fara të zeza. E vendosim në furrë në 180°C derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë (rreth 20–25 minuta). E nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet plotësisht para se ta rrotullojmë. Kur ftohet, e kthejmë mbrapsht dhe e lyejmë sipër me: krem djathi, vendosim pak sallatë jeshile, majdanoz, domate dhe djathë të grirë. E mbledhim në formë ruloje, e presim në feta dhe e shërbejmë.

  • VIDEO

    Super recetë në 5 minuta! Pulë me birrë dhe speca nga zonja Albana

    Pulë me birrë dhe speca

    Përbërësit:

    • 1 pulë e ndarë në copa
    • 1 spec i kuq
    • 1 spec i verdhë
    • 1 spec jeshil
    • 250 gr kërpudha të freskëta
    • 3 qepë të thata
    • 1/3 filxhan çaji vaj ulliri
    • 330 ml birrë (1 gotë e madhe)
    • 4–5 domate të freskëta ose salcë pure
    • 120 ml lëng domate
    • 1 lugë çaji sheqer
    • 4 gjethe dafine
    • Kripë, piper i zi i freskët

    Përgatitja:

    Në një tenxhere të gjerë ngrohim gjysmën e vajit në nxehtësi mesatare në të fortë. Hedhim copat e pulës dhe i skuqim derisa të marrin ngjyrë të artë nga çdo anë. I heqim mënjanë. Në të njëjtën tenxhere shtojmë vajin e mbetur, hedhim qepët (2 të grira dhe 1 në feta) dhe tre llojet e specave prerë në shirita. I lëmë të zbuten pak dhe të shkëlqejnë, më pas shtojmë kërpudhat dhe vazhdojmë kaurdisjen edhe 2–3 minuta. Rikthejmë pulën në tenxhere duke e futur mes perimeve. Shtojmë sheqerin, dafinën, kripën dhe piperin. E përziejmë lehtë dhe e shuajmë me birrë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë domatet e grira dhe lëngun e domates. Kur të marrë valë, ulim nxehtësinë, e mbulojmë me kapak dhe e lëmë të gatuhet për 45–60 minuta, derisa pula të zbutet dhe salca të lidhet. Nëse thahet shpejt, shtojmë pak ujë të nxehtë. Nëse dëshirojmë salcë më të trashë e lëmë 5–10 minuta pa kapak në fund.

  • VIDEO

    Dilema e tregut të punës: Universiteti s’mbush boshllëqet, ja a sektoret ku mungon fuqia punëtore

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 4 Dhjetor 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga foltorja e Salianjit trondit Berishën te kriza nuk është juridike e deri tek Kushtetuesja shtyn vendimin për Ballukun.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë Repolitix/ ‘Koha e Berishës po mbaron!’ Salianji trondit pushtetin e Saliut! PD drejt përplasjes së madhe

     

    Gazetarja Danjela Maloku, tha se Salianji mblodhi në takim figurat më të votuara të PD në zgjedhje. Maloku tha se pati edhe tentativa për ta bllokuar atë takim, pasi degët e PD në Durrës i bënë thirrje anëtarëve që të mos i bashkohen takimit.

  • VIDEO

    “Enver Hoxha s’ishte komunist”, historiani: Serbia pagoi historianë, deformuan të vërtetën

    Ish-kreu i Arkivit të Shtetit, i ftuar në 'Studio Live' me gazetarin Ermal Qori, komentoi një sërë çështjesh të ndjeshme historike, nga marrëdhëniet mes Enver Hoxhës dhe Titos, tek ndikimi i jashtëm në deformimin e fakteve për Shqipërinë. Ai hodhi dritë mbi dokumente të panjohura, akuzoi institucione dhe individë për manipulim të së vërtetës historike dhe paralajmëroi se një pjesë e historiografisë shqiptare është lënë në dorë të presioneve dhe influencave të huaja.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv