-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 8 Dhjetor 2025 – Receta / Gurët në tëmth, parandalimi dhe trajtimi natyral
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me presh dhe djathë / Gjellë me mish e perime / Zarzavate të ziera dhe të tiganisura.
Në "Bima dhe Shëndeti" sot në Rreze Dielli, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, ndalemi në një problematikë shumë të hasur siç janë gurët në tëmth, dhimbjet që nuk duhen neglizhuar, kur gurët bëhen të rrezikshëm dhe pasojat e heqjes së këtij organi të vogël. Së pari tregojmë se cili është roli i tëmthit në organizmin tonë dhe çfarë janë vërtet gurët në tëmth dhe pse shfaqen tek disa njerëz, ndërsa tek të tjerë jo. Si formohen këto gurë të vegjël brenda fshikëzës së tëmthit dhe çfarë i shtyn substancat e zakonshme të trupit të ngurtësohen? Cilët janë shkaktarët kryesorë që nxisin krijimin e tyre dhe kush rrezikon më shumë t’i zhvillojë? A mund të parandalohet formimi i tyre, dhe mbi të gjitha, a ka mënyra të sigurta që na ndihmojnë t’i kontrollojmë apo t’i eliminojmë pa ndërhyrje mjekësore? Biofarmacisti Ylli Merja përpos këshillave për një stil jetese të shëndetshëm, tregon edhe metodat natyrale për “shkrirjen” e gurëve, çfarë funksionon realisht dhe çfarë duhet trajtuar më me kujdes.
-
VIDEO
Nga 'Liri-Demokraci' tek kriza në PD e berishës/ Ceka tregon të pathënat
-
VIDEO
Skandali me librat shkollorë në RMV, Kosova quhet 'Metohi'. Analistja:Problemi u ngrit nga prindërit
-
VIDEO
Kriza në PD thellohet/ Alibeaj: Salianji sfidon Berishën dhe ndez tensionet
Kriza në PD thellohet/ Alibeaj: Salianji sfidon Berishën dhe ndez tensionet
-
VIDEO
Emisoni i plotë 'Shtypi i Ditës Dhe Ju' 8 Dhjetor - Kryengritja historike e rinisë që solli demokracinë
Emisoni i plotë 'Shtypi i Ditës Dhe Ju' 8 Dhjetor - Kryengritja HISTORIKE e rinisë që solli demokracinë
-
VIDEO
Ja si t’i shkrish GURËT NË TËMTH natyralisht! Ylli Merja: Ju tregoj 'sekretin'...
Në "Bima dhe Shëndeti" sot në Rreze Dielli, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, ndalemi në një problematikë shumë të hasur siç janë gurët në tëmth, dhimbjet që nuk duhen neglizhuar, kur gurët bëhen të rrezikshëm dhe pasojat e heqjes së këtij organi të vogël. Së pari tregojmë se cili është roli i tëmthit në organizmin tonë dhe çfarë janë vërtet gurët në tëmth dhe pse shfaqen tek disa njerëz, ndërsa tek të tjerë jo. Si formohen këto gurë të vegjël brenda fshikëzës së tëmthit dhe çfarë i shtyn substancat e zakonshme të trupit të ngurtësohen? Cilët janë shkaktarët kryesorë që nxisin krijimin e tyre dhe kush rrezikon më shumë t’i zhvillojë? A mund të parandalohet formimi i tyre, dhe mbi të gjitha, a ka mënyra të sigurta që na ndihmojnë t’i kontrollojmë apo t’i eliminojmë pa ndërhyrje mjekësore? Biofarmacisti Ylli Merja përpos këshillave për një stil jetese të shëndetshëm, tregon edhe metodat natyrale për “shkrirjen” e gurëve, çfarë funksionon realisht dhe çfarë duhet trajtuar më me kujdes.
-
VIDEO
Gjellë me mish e perime nga zonja Albana
Gjellë me mish e perime
Përbërësit:
- 500 gr mish
- 1 qepë e madhe
- 1 thelpi hudhër
- 2 karrota
- 300 gr lakër jeshile
- 300 gr domate të konservuara/koncentrat
- 4-5 lgj vaj ulliri
- 250 ml verë e kuqe
- 1 degë rozmarinë
- 1 gjethe dafine
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në një enë të thellë, kaurdisni qepën e grirë imët me vajin e ullirit derisa të zbutet. Shtoni hudhrën e shtypur dhe më pas copat e mishit. I skuqni lehtë nga të gjitha anët. Shtoni karrotat dhe lakrën e prerë në copa të vogla. Përziejini mirë. Hidhni verën e kuqe dhe lëreni të avullojë për rreth 20 minuta, në zjarr mesatar. Shtoni koncentratin e domates, rozmarinën, dafinën, kripën dhe piperin. Përziejeni derisa të lidhen shijet. Ulni zjarrin, mbulojeni dhe ziejeni ngadalë për 30 minuta, derisa mishi të zbutet dhe salca të trashet. Nëse ka nevojë, shtoni pak ujë ose lëng perimesh gjatë zierjes. Në fund hiqni dafinën dhe shërbejeni të ngrohtë, shoqëruar me bukë të thekur ose me pure patatesh.
-
VIDEO
Zarzavate të ziera dhe të tiganisura nga zonja Albana / Super recetë në 5 minuta!
Zarzavate të ziera dhe të tiganisura
Përbërësit:
- Qepë të vogla ose qepujka
- Karrota
- Kërpudha
- Gjethe dafine
- Vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Majdanoz i grirë
- Lëng limoni (opsionale)
Përgatitja:
Pastro qepujkat dhe karrotat. Vendosi në ujë të ftohtë me pak kripë dhe zieji për rreth 10 minuta, derisa të zbuten pak por të mos treten. Në një tigan të thellë ngroh vaj ulliri. Hidh zarzavatet e ziera e kërpudhat dhe kaurdisi derisa të marrin ngjyrë të artë. Shto gjethet e dafinës për aromë, kripë e piper. Opsionale: Në fund shto pak lëng limoni ose majdanoz.
-
VIDEO
Byrek me presh dhe djathë nga zonja Albana, mrekulli për shijen
Byrek me presh dhe djathë
Përbërësit:
- 2 gota ujë
- 5 gota miell
- 100 gr gjalpë
- 1 lç vaj
- 1 lç kripë
Për mbushjen:
- 1 kg presh
- 100 gr djathë
- I flç kos
- Vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Kaurdisim preshin e grirë imët me vaj ulliri, më pas shtojmë djathë të grirë, kripë, piper dhe e lëmë të ftohet. Krijojmë brumin e byrekut dhe topat e brumit i kalojmë në vaj. I hapim sa pëllëmba e dorës dhe më pas i bashkojmë dhe hapim petët e mëdha. Shtrojmë në tavë një pjesë të petëve, vendosim mbushjen dhe shtresat e sipërme të petëve. E vendosim byrekun të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius.
-
VIDEO
Emisioni i plotë Veri Jug | Kurdaria, fshati me vreshta në Klos! Agroturizmi dhe rrushi që sjell 500 kuintal në vit
Nëse dëshiron të mësosh si jetohet në fshatra në një ditë dimri me shi, Veri Jug ju propozon të shkojmë në fshatin Kurdari brenda teritorit të bashkisë Klos pranë Burrelit. Personazh I reportazhit është enologu Flogert Mërxira. Që, nga 4 hektarë e gjysmë vreshtë rrushi tajgë e kuqe, mer mesatarisht 500 kuintal rrush në vit. Në qendër të fshatit, një bujtinë me zhvillim agroturizmin, bujtina Çeliku dhe, në fund, ndalesë në një kullë të vjetër 200 vjeçare, si monument kulture I kategorisë së 1-rë. Ndiqni reportazhin “Kurdaria, fshati me vreshta rrushi”.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Dosja K' - Theu burgun e u arratis, si e sfidoi Sigurimin Prek Thani
Dy vëllezër të fisit Thani në Dukagjin e kishin tronditur regjimin me rezistencën e tyre gjatë ditëvet të masakrave komuniste në veri. I pari Zefi do ta paguante me jetë pasi komunistët do ta pushkatonin ndërsa tjetri Prek Thani, do ti thyente prangat e do të arratisej nga burgu, duke e vijuar luftën në arrati... Si u hakmor regjimi duke burgosur gjithë burrat e familjes dhe si do vijonte jeta me persekutim e pasardhësve....
-
VIDEO
'The Best Of', intervistat dhe debatet më të komentuara të javës në Report Tv, 6 Dhjetor 2025
Zbuloni më të mirën e javës në The Best Of Report TV! Intervista ekskluzive, debate që ndezën studion dhe kronika nga redaksia, të gjitha në një program të vetëm.