EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!

25 Dhjetor, 18:29 | Përditesimi: 25 Dhjetor, 18:29

 

Një histori prekëse që trondit zemrat. Pas 25 vitesh kërkimi, emisioni Pa Gjurmë sjell një moment ekskluziv: vëllait i shfaqet një video e një vajze shqiptare të vogël në rrugët e Selanikut dhe ai shpërthen në emocione, i bindur se ajo është motra e tij e humbur. I riu nga Korça rrëfen dhimbjen e rritjes pa e njohur kurrë motrën, ndërsa në lidhje direkte nga Turqia, flet Robert Zenuni, me shpresën e vetme që ajo të jetë gjallë, mirë dhe që një ditë të bashkohen. Pamjet ekskluzive, emocionet reale dhe një apel i fortë për ndihmë, një histori që kërkon zërin e publikut.

I.M/Shqiptarja.com