-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 1 Dhjetor 2025 – Receta/ Demenca shenjat: Parandalimi & Trajtimi
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Embëlsirë me krem vanilje, banane dhe çokollatë / Trahana me dhjamushka dhe salcë speci.
A keni vënë re ndonjë ndryshim të papritur në kujtesë te vetja apo tek një i afërm? A po harrohen emra, ngjarje ose detyra të thjeshta të përditshme? A keni menduar ndonjëherë nëse këto janë thjesht shenja lodhjeje, apo mund të tregojnë diçka më serioze, si demenca? Çfarë e shkakton këtë sëmundje dhe cilat janë shenjat e para që nuk duhet t’i injorojmë? Dhe më e rëndësishmja: a mund të ndërhyjmë për ta ngadalësuar? Në lidhje me këtë problematikë kaq delikate, e cila po rritet me ritme shqetësuese në mbarë botën dhe po prek gjithnjë e më shumë familje, u diskutua në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja. Ky fenomen po bëhet një nga sfidat më serioze të shëndetit, duke ndikuar thellë në jetën e të moshuarve dhe kujdestarëve të tyre, prandaj ndërgjegjësimi i hershëm dhe njohja e shenjave është më i rëndësishëm se kurrë.
“Demenca është një nga çrregullimet më të përhapura të shëndetit mendor tek të moshuarit, e cila shfaqet si humbje graduale e funksioneve mendore. Ajo prek aftësinë për të menduar, për të mbajtur mend, për t’u përqendruar dhe për të kryer veprime të përditshme. Me kalimin e kohës, pacienti humbet orientimin, ka vështirësi në të folur, ndryshime të papritura humori, çrregullime gjumi dhe vështirësi në kujdesin për veten. Demenca ndodh si pasojë e dëmtimit të qelizave të trurit, të cilat vdesin në mënyrë progresive, duke prishur ekuilibrin e funksioneve mendore”, thekson Merja, i cili tregon faktorët që nxisin rrezikun e demencës dhe sesi ushqimi dhe disa trajtime alternative ndikojnë pozitivisht në funksionet e trurit dhe në ngadalësimin e saj.
-
VIDEO
Alimehmeti sfidon Berishën? Reagimi i tij ndaj garës hap dilema të reja në Partinë Demokratike
Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, ishte i ftuar në emisionin 'Sot Live në Shqipëri' me moderatorin Nertil Agalliu, ku foli për tensionet dhe përçarjet e brendshme në parti. Ai u pyet nëse do të kandidojë përballë Sali Berishës në garën për kreun e PD-së, duke dhënë një përgjigje që ka mund të hapë debate në kampin demokrat. Alimehmeti theksoi gjithashtu mungesën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar për 9 muaj, nevojën për riorganizim të strukturave të partisë dhe rëndësinë e krijimit të hapësirave për diskutime të brendshme për të përmirësuar funksionimin e PD-së.
-
VIDEO
Bregdetet pushtohen nga mbetjet/ Ekspertët japin alarmin, mikroplastikat arrijnë deri te ne
Pavarësisht të një menaxhimi me të rregullt në zonat urbane, ato rurale vijojnë të mbeten në harresë. Nika thotë së jo të gjitha bashkitë kanë potencialin e duhur për të organizuar mbetjet.
-
VIDEO
Pse po harrojmë më shumë? Shenjat që japin ALARM dhe ushqimet që MBROJNË trurin
A keni vënë re ndonjë ndryshim të papritur në kujtesë te vetja apo tek një i afërm? A po harrohen emra, ngjarje ose detyra të thjeshta të përditshme? A keni menduar ndonjëherë nëse këto janë thjesht shenja lodhjeje, apo mund të tregojnë diçka më serioze, si demenca? Çfarë e shkakton këtë sëmundje dhe cilat janë shenjat e para që nuk duhet t’i injorojmë? Dhe më e rëndësishmja: a mund të ndërhyjmë për ta ngadalësuar? Në lidhje me këtë problematikë kaq delikate, e cila po rritet me ritme shqetësuese në mbarë botën dhe po prek gjithnjë e më shumë familje, u diskutua në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja. Ky fenomen po bëhet një nga sfidat më serioze të shëndetit, duke ndikuar thellë në jetën e të moshuarve dhe kujdestarëve të tyre, prandaj ndërgjegjësimi i hershëm dhe njohja e shenjave është më i rëndësishëm se kurrë.
“Demenca është një nga çrregullimet më të përhapura të shëndetit mendor tek të moshuarit, e cila shfaqet si humbje graduale e funksioneve mendore. Ajo prek aftësinë për të menduar, për të mbajtur mend, për t’u përqendruar dhe për të kryer veprime të përditshme. Me kalimin e kohës, pacienti humbet orientimin, ka vështirësi në të folur, ndryshime të papritura humori, çrregullime gjumi dhe vështirësi në kujdesin për veten. Demenca ndodh si pasojë e dëmtimit të qelizave të trurit, të cilat vdesin në mënyrë progresive, duke prishur ekuilibrin e funksioneve mendore”, thekson Merja, i cili tregon faktorët që nxisin rrezikun e demencës dhe sesi ushqimi dhe disa trajtime alternative ndikojnë pozitivisht në funksionet e trurit dhe në ngadalësimin e saj.
-
VIDEO
Super shije! Trahana me dhjamushka dhe salcë speci nga zonja Albana
Trahana me dhjamushka dhe salcë speci
Përbërësit:
- 1 filxhan trahana e thatë
- 2 lugë gjelle vaj
- 1 lgj gjalpë
- 1-1.2 litra ujë
- 200 ml qumësht
- 3 lugë gjelle salcë speci pikante
- 1 lugë gjelle salcë speci i ëmbël
- 100 gr dhjamushka
- 1 gotë bukë e thatë në kubikë
- 150 gr djathë i bardhë i thërrmuar
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Në një tenxhere hedhim vajin, shtojmë trahananë e thatë dhe e përziejmë derisa të marrë aromë dhe ngjyrë të artë. I japim trajtën e lëngësht duke shtuar ujë të ngrohtë gradualisht. Shtojmë edhe pak qumësht që trahanaja të bëhet kremoze. E ziejmë në zjarr mesatar derisa të lidhet mirë. Në tenxhere shtojmë salcën e specit pikant dhe të ëmbël, e trazojmë mirë dhe e lëmë të lidhen aromat. Kaurdisim dhjamushkat e prera në kubikë. Ndërkohë në një tepsi vendosim copëza buke dhe i pjekim në furrë derisa të bëhen krokante. E shërbejmë trahananë me salcë speci në pjatancë duke vendosur fillimisht kubikët e bukës, trahananë sipër, djathin e bardhë të thërrmuar dhe dhjamushkat e kaurdisura bashkë me yndyrën e tyre. Sipas shijes mund të hedhim dhe pak piper të kuq sipër.
-
VIDEO
Embëlsirë me krem vanilje, banane dhe çokollatë nga zonja Albana
Embëlsirë me krem vanilje, banane dhe çokollatë
Përbërësit:
- 3 vezë
- 1 gotë sheqer
- 1 gotë qumësht
- ½ gotë vaj
- 3 lugë gjelle kakao
- 2.5 gota miell
- 1 pako vanilje
- 1 pako fryrës
Për kremin:
- 2.5 gota qumësht
- ½ gotë miell
- 2 lugë gjelle niseshte
- ½ gotë sheqer
- 1 e verdhë veze
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 1 pako vanilje
- 1 pako krem pana
- 100 ml pana të lëngshme
- Banane, çokollatë e grimcuar
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim bazën e kekut. Rrahim vezët me sheqerin derisa të zbardhen, më pas shtojmë qumështin dhe vajin. Në një tas tjetër përziejmë miellin me kakaon, vaniljen dhe fryrësin. Bashkojmë dy masat bashkë duke i përzier mirë me spatul. E hedhim brumin e kekut në tavë dhe e pjekim në 180°C për rreth 25–30 minuta. Ndërkohë përgatisim kremin: qumështin, sheqerin, të verdhën e vezës, miellin dhe niseshten i hedhim në tenxhere. I rrahim mirë derisa të bëhet një masë homogjene. E vendosim në zjarr dhe e përziejmë vazhdimisht derisa të trashet. E heqim nga zjarri shtojmë vaniljen dhe gjalpin, e mbulojmë me qese që të mos zë kore dhe e lëmë të ftohet plotësisht. Kur të jetë ftohur, shtojmë kremin e panës dhe panën e lëngshme të cilën e rrahim me mikser derisa të bëhet shkumë. Vendosim kremin sipër kekut pasi ai të jetë ftohur, e nivelojmë mirë dhe e dekorojmë me fruta sipas dëshirës. Këtë ëmbëlsirë mund ta servirim dhe në tasa individuale.
-
VIDEO
Emisioni i plotë| 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 1 Dhjetor - A po detyrohet Rama nga ndërkombëtarët të japë dorëheqjen?
-
VIDEO
Ofertë e re politike? Hoxha komenton takimin e Salianjit me më të votuarit e Primareve: Nuk mund të ketë njeri që s’e ndjen veten të rivalizuar
Në intervistën për Report TV, Lisandër Hoxha komentoi edhe takimin e Ervin Salianjit me më të votuarit e Primareve në PD, që u interpretua si një lëvizje kundër Sali Berishës. Ai theksoi se brenda PD-së ka zëra që e kritikojnë partinë më shumë se kushdo tjetër dhe që sipas të cilit, është krejtësisht normale.
I pyetur nëse ka ndonjë ofertë politike nga ky grup, ai nuk e përjashtoi një mundësi të tillë. Sipas tij, takimi nuk ka për qëllim që t’i zërë karrigen dikujt, por është një presion brenda partisë për përmirësim. Mes të tjerash, Hoxha theksoi se nuk duhet të ketë asnjë person në opozitë që ta mendojë veten pa rival.
-
VIDEO
Lisandër Hoxha për Report TV: Foltorja e vonuar, PD t'i prijë protestave në rrugë! Që të jetë ofertë politike, duhet ndryshim rrënjësor! Dy propozimet e mia
Në një intervistë për Report TV, Hoxha theksoi se PD është e vonuar me lëvizjet që ka ndërmarrë. Sipas tij, Foltorja para kryeministrisë është e pamjaftueshme, por duhet t'i prijë protestave në rrugë. Sipas tij, opozita duhet të jetë një ofertë politike ndaj duhet ndryshim rrënjësor në PD.
-
VIDEO
Lisandër Hoxha: Foltorja e pamjaftueshme, PD t'i prijë protestave në rrugë! Që të jetë ofertë politike, duhet ndryshim rrënjësor! Dy propozimet e mia
Në një intervistë për Report TV, Hoxha theksoi se PD është e vonuar me lëvizjet që ka ndërmarrë. Sipas tij, Foltorja para kryeministrisë është e pamjaftueshme, por duhet t'i prijë protestave në rrugë. Sipas tij, opozita duhet të jetë një ofertë politike ndaj duhet ndryshim rrënjësor në PD.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 1 dhjetor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga vritet me 5 plumba biznesmeni në Elbasan te çfarë ka thënë Venecia e deri tek po projektohet epoka post-Berisha?
-
VIDEO
Më shumë ushtarë italianë sesa deputetë shqiptarë?! Ja çfarë shkruanin gazetat para 33 vitesh