• VIDEO

    Petulla me kos të buta si sfungjer / Përgatiten në çast nga zonja Albana

    Petulla me kos

    Përbërësit:

    • 2 vezë
    • 1 majë luge kripë
    • 2 gota kos
    • 2 gota ujë
    • 4  gota të plota me miell
    • 1 lugë kafe sodë buke
    • 1 filxhan kafe qumësht
    • Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Rrahim vezët, shtojmë kosin duke e përzier, hedhim një gotë ujë dhe vazhdojmë trazimin. Shtojmë miellin gradualisht, bashkë me sodën e bukës. E përziejmë derisa të formohet një brumë i trashë, pothuaj si brumë buke, por jo shumë i ngurtë. Nëse brumi del i fortë, shtojmë pak qumësht derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. E mbulojmë brumin dhe e lëmë të pushojë 15–20 minuta. Më pas nxehim vajin, marrim brumin me lugë dhe skuqim petullat nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë. I shërbejmë të ngrohta me djathë, mjaltë ose reçel sipas dëshirës.

  • VIDEO

    Patëllxhanë të mbushur me mish të grirë dhe speca nga zonja Albana

    Patëllxhanë të mbushur me mish të grirë dhe speca

    Përbërësit:

    • 4 patëllxhanë
    • 300 gr mish i grirë
    • 10 gr dhjamë
    • 1 qepë mesatare
    • 2 speca jeshilë
    • 1 spec i kuq
    • 2 domate të grira
    • 1 lgj salcë domatesh
    • 3-4 lgj vaj ulliri
    • Kripë, piper i zi, kumin
    • Djathë kaçkavall i butë

    Përgatitja:

    Patëllxhanët i presim hollë për së gjati dhe i lëmë 15 minuta në ujë me kripë. Më pas i thajmë mirë, i spërkatim me pak vaj ulliri dhe i vendosim në furrë në 200°C derisa të zbuten pak. Ndërkohë përgatisim mbushjen duke kaurdisur fillimisht qepën e grirë imët. Shtojmë dhjamin dhe mishin e grirë dhe vijojmë me kaurdisjen derisa të marrë ngjyrë. Shtojmë specat, hudhrën (sipas shijes) dhe salcën, më pas domatet e grira. E lëmë të gatuhet në zjarr të ulët derisa të thithet lëngu dhe masa të lidhet. Marrim tava të vogla balte individuale, në fund vendosim një shtresë patëllxhan të pjekur, vendosim në mes mbushjen me mish dhe mbyllim patëllxhanët në sipërfaqe, si pako. Kthejmë tasat në tepsi, me kokë poshtë. Shtojmë kaçkavall të grirë sipër. I vendosim në furrë në 200°C derisa djathi i grirë të shkrijë e të skuqet pak.

  • VIDEO

    Supë me presh, patate dhe karrotë nga zonja Albana

    Supë me presh, patate dhe karrotë

    Përbërësit:

    • 400 gr patate
    • 2 presh (pjesa e bardhë)
    • 1 karrotë
    • 100 gr djath të grirë
    • 150 ml qumësht
    • 1 lgj gjalpë
    • 1 lgj vaj ulliri
    • Spec i kuq
    • Kripë
    • Arrë myshk

    Përgatitja:

    Pasi e pastrojmë preshin e presim në rondele të holla dhe e kaurdisim në një tenxhere me gjalpë. Më pas shtojmë patatet të prera në formë kubike dhe karrotën. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas shtojmë ujë sa të mbulohen perimet. E lëmë supën të ziejë në temperaturë nën mesatare dhe në 5 minutat e fundit rregullojmë shijen me kripë dhe piper. E kalojmë supën në blender duke e kthyer në kremoze. E vendosim për pak minuta në zjarr duke shtuar pak qumësht dhe djathë pamixhano. Shtojmë pak spec të kuq dhe erëza sipas dëshirës.

  • VIDEO

    Drejt Europës apo Arabisë Saudite? Ja çfarë shkruhej në gazeta para 33 vitesh

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 2 dhjetor 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga kafja që ngriti tensionin në PD te Rama kundërshton pezullimin e Ballukut e deri tek Republika e prokurorëve apo e prokurimeve?

  • VIDEO

    EMISIONI I PLOTË |5 Pyetjet nga Babaramo- 'SPAK vs Balluku' dhe frika e politikës/ Përplasje mes juristëve! Sytë nga Kushtetuesja

     

    Vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut do të shqyrtohet nesër (2 dhjetor) në Gjykatën Kushtetuese, pasi u ankimua nga qeveria.

  • VIDEO

    Pezullimi i Ballukut/ Indrit Sefa: Kushtetuesja do t'i vendosë vulën, drejtësia po tregon se është e pavarur

    Avokati Indrit Sefa, tha në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' se Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim nesër për pezullimin e Belinda Ballukut, nëse çështja do të kalojë në senacë plenare.

  • VIDEO

    Berisha, 'mollë sherri' debate në studio, Merkoçi: PD në duart e Sorosit! Demokrati: Noka, llumi i PD

  • VIDEO

    Arrestimi i dy terroristëve në Fushë-Arrëz/ Softa: Hetim i thelluar! Ylli Gurra: Në Shqipëri janë ndërtuar xhami pa leje si qendra terrorizmi

    Ish- myftiu i Tiranës Ylli Gurra, bëri një deklartë të fortë, pasi tha se në Shqipëri janë ndërtuar xhami pa leje si qendra terrorizmi. Ai tha se ato janë ndërtuar në 5 qytete në vend, ndërsa aty mblidhen njerëz ku bëhet propagandë.

  • VIDEO

    Spahiu: Komedia e PD-së, sot në mëngjes protestuan kundër SPAK, në mbrëmje protestojnë pro SPAK

    Juristi Kreshnik Spahiu tha se PD nuk përfaqëson asnjë kauzë, ndërsa theksoi se edhe SPAK mund të nxjerrë më shumë njerëz në shesh se Sali Berisha.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…

      Dy shokë u nisën në të njëjtën ditë me gomone drejt shtetit fqinj, nga Vlora për në Brindisi. Bashkë me Edison Bahaj dhe Tofik Hoxhwn ishte dhe një tjetër person i cili njihej me nofkën Babo ata merreshin me kalimin e paligjshëm të refugjatëve….Bashkë me refugjatë të tjerë në bord udhëtimi i të rinjve nuk shkoi sic duhej, pasi ata u pikasën nga Guardia di Finanza teksa kalonin ilegalisht drejt tokës italiane. Një ditë më pas në mediat italiane njoftohet se dy të rinjtë ishin kapur gjatë këtij operiacioni klandestinësh në det të hapur, ndërsa një javë më pas në brigjet e Sarandës u gjet i pajetë trupi i personin i njohur si Babo, i cili për t’i shpëtuar policisë italiane ishte hedhur nga gomonia dhe më pas ishte mbytur. Përvec publikimit të emrave në mediat italiane, se ishin ndaluar nga policia për trafik të paligjshëm emigrantësh, familjarët nuk kanë mundur të marrin më asnjë informacion që prej vitit 2001 kur ndodhi ngjarja, për fatin e dy të rinjve të tjerë vlonjat. Për Edisonin 22-vjeç në atë kohë, nuk ishte hera e pare që kalonte ilegalisht kufirin, pasi edhe më parë ishte kapur sërish nga Guardia di Finanzza. Ai ishte dënuar me burg në shtetin italian, ndërsa kishte mundur të arratisej nga burgu. Pas kësaj ngjarje ai u kishte pohuar familjarëve se do ta provonte sërisht kalimin drejt shtetit fqinj. Familjarët kërkojnë të dinë të vërtetën, pasi që prej atij viti ata nuk kanë marrë asnjë telefonatë apo lajm për Edisonin, por as e për Tofik Hoxhën me të cilin udhëtuan bashkë ditën e 26 majit të vitit 2001. Jeta për Edison Bahaj nuk ka qenë e lehtë pasi në vitin 2000, kur babai i tij ndërroi jetë për shkak të një sëmundje të rëndë, barra e familjes ra mbi shpatullat e të riut, ndërsa për shkak të vështirësive ekonomike ai u detyrua t'i futej një rruge pa kthim.

    • VIDEO

      Ilir Aliaj për Report Tv: Rusia edhe Ukraina janë të dyja të humbura nga lufta, BE e interesuar për paqe

      Ndërkohë, për politikanin Ethem Aga, Putin ende nuk ka rënë dakord për një marrëveshje paqeje, pasi sipas tij dëshiron që fitojë kohë dhe të marr territoret që do nga Ukraina.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv