-
VIDEO
Nga Athina në Stamboll, Shqiptarët festojnë pavarësinë/ Kërkesë Ramës: Bëj një “Diella” edhe për ne
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
U martua pa dëshirë në një moshë fare të re dhe jeta e vuri përballë shumë vuajtjeve. Kjo është historia e 63-vjeçares Lulezime Hajdinit nga Vlora, një nënë që sot kërkon ndihmë për vajzën e saj, Marjolën, një 35-vjeçare me një ëndërr të thyer.Marjola ka qenë një nxënëse ekselente, me ambicie dhe dashuri për librat. Por ajo nuk arriti të vazhdonte studimet e larta. Babai i saj, i papërgjegjshëm dhe i dhunshëm, e ndaloi të regjistrohej në universitet. Madje edhe lekët e shkollës, që ajo i priste si shpresë për të ardhmen, ai i shpenzoi në alkool. Një baba që i preu krahët vajzës së tij… dhe një nënë pa fuqi t’i kundërvihej dhunës.Sot 35 vjecarja vuan nga depresioni i thellë. Ka tentuar vetëvrasje dhe pjesën më të madhe të ditës e kalon nën efektin e mjekimeve, në gjumë. Por brenda saj ende jeton një dëshirë e madhe, te blejë libra, të ulet në auditoret e universitetit, të ndihet si çdo bashkëmoshatare e saj.E vetmja mbështetje e tw resw është e ëma. Lulwzimja, e cila nuk ka njohur kurrë lumturi në martesë, sot ka vetëm një mision, të kujdeset për vajzën dhe t’i rikthejë asaj ëndrrën për shkollën.Një nënë që u nënshtrohej goditjeve të burrit, por që sot gjen forcë për t’u ngritur për të bijën.Në varfëri të thellë, ku shpesh mbijetojnë falë fqinjëve që u japin ushqime dhe rroba, Lulwzimja vjen në një studio televizive jo për mëshirë, por për t’i qëndruar krah vajzës së saj.Ajo kërkon vetëm një mundësi: që Marjola të bëhet një vajzë e realizuar, ashtu si të gjitha moshataret e saj.
-
VIDEO
Kosova feston Ditën e Flamurit/ Gazetarja për Report Tv: Atmosferë festive në Prishtinë, do të ketë edhe një koncert të madh
Edhe Kosova feston sot 'Ditën e Flamurit', e shoqëruar me një atmosferë festive, këngë patriotike dhe valle tradicionale.
Në një lidhje skype për emisionin 'Studio Live' në Report Tv, gazetarja Vesa Hoda nga Prishtina, tha se atmosfera është festive, ndërsa në mbrëmje pritet që të bëhet edhe një koncert i madh.
'Tani jam në qendër të Prishtinës, ku ka një atmosferë festive, pasi sot është 28 nëntori dhe është duke u festuar me aktivitete të ndryshme. Sot kemi pasur muzikë, këngë dhe valle këtu në kryeqytetin e Kosovës dhe në mbrëmje do të ketë edhe një koncert të madh, ku tashmë kanë nisur edhe dekorimet. Pritet që të ketë një festë të madhe’, tha ajo.
Hoda tha se urimet nuk kanë munguar edhe nga politika në Kosovë, të cilët nëpërmjet mesazheve i kanë uruar 113 vite pavarësi Shqipërisë.
‘Politikanët e vendit kanë sjell urime për këtë festë, presidentja Osmani ka qenë dje në Shqipëri në darkën që është shtruar atje me politikan të tjerë që kanë uruar për këtë festë. Në Shqipëri sot kanë qenë edhe disa deputetë nga parlamenti i Kosovës’, tha ajo.
-
VIDEO
A do ketë në Shqipëri rënie të çmimeve? Përgjigjet eksperti
Eksperti i Pasurive të Paluajtshme Orgest Beti thotë se pavarësisht shpresës së qytetarëve blerës, çmimi i apartamenteve në Shqipëri do të vazhdojë të rritet, ndikuar nga interesi i shtuar i huajve dhe shqiptarëve të diasporës për të blerë në vendin tonë, si dhe nga anëtarësimi i mundshëm dhe i pritshëm i vendit në Bashkimin Europian.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Nëntor 2025 – Receta/ Objekte të rralla kombëtare nga koleksionistë
Në Ditën e Flamurit, Rreze Dielli nisi ndryshe, me një performancë përshëndetëse nga fëmijët e akademisë së kërcimit ‘Kako Dance Academy’. Më pas zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije: Byrek me mish pule dhe oriz / Kunguj me kos dhe hudhra / Llokume trëndafili me arra.
Në kuadër të festimeve të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, në studion e "Rreze Dielli" koleksionistët Julian Demeti dhe Eros Hoxha, ndajnë me publikun disa prej objekteve më të veçanta e më të rralla nga koleksionet e tyre personale. Nga flamuj të vjetër që pasqyrojnë zhvillimin e simbolit tonë kombëtar, tek kartëmonedhat historike dhe dokumente të rëndësishme që lidhen me periudhën e shpalljes së pavarësisë, këto materiale na sjellin më afër momenteve themeluese të historisë sonë. Përmes këtyre objekteve, të ftuarit na ofrojnë një udhëtim të shkurtër, por domethënës në kujtesën kombëtare, duke na kujtuar rëndësinë e 28 Nëntorit 1912 dhe përpjekjet e paraardhësve tanë për një Shqipëri të lirë dhe sovrane.
-
VIDEO
Shqiptarët 'braktisin' vendin për festa, ku zgjedhin të pushojnë? Besnik Vathi zbulon destinacionet
-
VIDEO
Objekte të RRALLA të Pavarësisë! Koleksionistët zbulojnë thesaret shqiptare
Në kuadër të festimeve të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, në studion e "Rreze Dielli" koleksionistët Julian Demeti dhe Eros Hoxha, ndajnë me publikun disa prej objekteve më të veçanta e më të rralla nga koleksionet e tyre personale. Nga flamuj të vjetër që pasqyrojnë zhvillimin e simbolit tonë kombëtar, tek kartëmonedhat historike dhe dokumente të rëndësishme që lidhen me periudhën e shpalljes së pavarësisë, këto materiale na sjellin më afër momenteve themeluese të historisë sonë. Përmes këtyre objekteve, të ftuarit na ofrojnë një udhëtim të shkurtër, por domethënës në kujtesën kombëtare, duke na kujtuar rëndësinë e 28 Nëntorit 1912 dhe përpjekjet e paraardhësve tanë për një Shqipëri të lirë dhe sovrane.
-
VIDEO
Byrek me mish pule dhe oriz, një mrekulli për shijen nga zonja Albana
Byrek me mish pule dhe oriz
Përbërësit:
- 2 gota miell
- 2 qepë të grira
- 2 gota oriz
- 2 vezë
- 1 pulë fshati
- Lëng pule
- Vaj ulliri
- Kripë, piper, borzilok
- Niseshte për hapjen e petëve
Përgatitja:
Fillimisht zëmë brumin për 2-3 peta. Tek mielli shtojmë kripë dhe vaj ulliri dhe krijojmë brumin. Sa të vijë brumi kaurdisim pulën që e kemi marinuar me kripë dhe piper dhe e vendosim të ziejë. Ndërkohë hapim petët me pak niseshte (peta duhet të jetë e plotë). Shtrojmë petën e parë, e spërkasim me vaj, shtrojmë të dytën dhe mbi të shtrojmë orizin që e kemi shpëlarë me ujë të nxehtë dhe kulluar mirë. Shtojmë pak vaj ulliri, kripë, piper dhe borzilok. Mbi oriz vendosim mishin e pulës. E vendosim byrekun në furrë për 5 minuta në temperaturën 200 gradë. E nxjerrim byrekun nga furra dhe i hedhim sipër lëngun e pulës dhe vezë të rrahura me pak lëng. E rivendosim byrekun në furrë dhe për 20 minuta është gati.
-
VIDEO
Kunguj me kos dhe hudhra, super recetë në 5 minuta nga zonja Albana
Kunguj me kos dhe hudhra
Përbërësit:
- 1 kg kunguj të njomë
- Pak miell për spërkatjen e kungujve
- Vaj për skuqje
- 500 gr salcë kosi ose 1 kg kos
- 4 thelpinj hudhër
- 1 lugë gjelle uthull
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë, kopër
Përgatitja:
Lajmë kungujt, i gërvishtim lehtë që të largojmë cipën e jashtme dhe i presim në rrathë rreth 0.5 cm. I spërkasim me miell dhe kripë. Nxehim vajin dhe skuqim kungujt nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë. Ndërkohë qërojmë hudhrat, i shtypim me pak kripë dhe i shtojmë tek kosi. Shtojmë uthullën, vajin e ullirit dhe pak kopër të grirë hollë. Bashkojmë kosin me hudhra me kungujt dhe i lëmë pak që të lidhen shijet.
-
VIDEO
Llokume trëndafili nga zonja Albana / Nuk do e besoni sa shpejt i bëni vetë llokumet
Llokume trëndafili
Përbërësit:
- 500 gr sheqer
- 700 ml ujë
- 150 gr niseshte
- 20 ml ujë trëndafili
- 1 lç limontoz
- ½ lç ngjyrues
- 100 gr sheqer pluhur
Përgatitja:
Në një tenxhere në zjarr të lartë vendosim 500 ml ujë, sheqerin dhe limontozin. I lëmë 5 minuta sa të tretet sheqeri. Ndërkohë në një enë tjetër tresim niseshten me 200 ml ujë. Ulim nxehtësinë e sobës dhe e shtojmë niseshten tek uji me sheqer dhe limontoz. E trazojmë derisa të marrë një ngjyrë të artë. Shtojmë lëngun e trëndafilave dhe ngjyruesin duke e përzier. Në një tavë vendosim një letër pjekje dhe hedhim masën e përgatitur të llokumeve. E lëmë të ftohet plotësisht, e presim në kubikë dhe i vendosim në një vend të pudrosur me sheqer pluhur dhe niseshte. Më pas llokumet i spërkasim sërish me sheqer dhe niseshte të përzier.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 28 nëntor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Salianji nis kryengritjen kundër Berishës te diplomacia e pavarësisë e deri tek Braçe kërkon hetim pasuror për drejtorët e Tatimeve e Doganave.
-
VIDEO
Emisioni i plotë Frontline| Sekretet e Ilir Metës për 21 Janarin, dëshmia e fortë që mund të zbardhë ngjarjen?
Juristi Romoe Kara, teksa u ndal tek çështja e 21 janarit, tha në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, se dëshmia e Ilir Metës mund të ndihmojë të zbardhet 21 janari.