-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 28 nëntor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Salianji nis kryengritjen kundër Berishës te diplomacia e pavarësisë e deri tek Braçe kërkon hetim pasuror për drejtorët e Tatimeve e Doganave.
-
VIDEO
Emisioni i plotë Frontline| Sekretet e Ilir Metës për 21 Janarin, dëshmia e fortë që mund të zbardhë ngjarjen?
Juristi Romoe Kara, teksa u ndal tek çështja e 21 janarit, tha në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, se dëshmia e Ilir Metës mund të ndihmojë të zbardhet 21 janari.
-
VIDEO
Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e sotme
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
-
VIDEO
Ilir Meta kërkon të dëshmojë për 21 janarin, Romoe Kara: Ka qenë zv.kryeministër, di shumë sekrete
Juristi Romoe Kara, teksa u ndal tek çështja e 21 janarit, tha në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, dëshmia e Metës mund të ndihmojë të zbardhet 21 janari.
Sipas tij, ai ka qenë zv.kryeministër, di shumë sekrete
‘Berisha duhet që të shkojë në burg për faktin që vrau për të mbajtur veten në pushtet. Po del dhe ka thënë sot në lidhje më demonstrimet dhe tha mos e bëjë këtë pyetje sepse ne po rrëzojmë regjimin, pra ky që ka vrarë do rrëzojë regjimin. Unë mund të hyjë në garë për pushtet po hyjë për padreëjtësië që më janë bërë por ai hyn si kriminal. Unë besoj se dëshmia e Metës do të ndihmojë shumë në proces’, tha ai.
-
VIDEO
Pezullimi i Ballukut në GJK/ Romeo Kara: Mund të ketë rëndim të akuzës, vjedhje masive në tendera! Duraj: Të ishte shkarkuar
Teksa Gjykata Kushtetuese shtyu sot për në 2 dhjetor seancën për Belinda Ballukun, për shkak se trupës ju bashkua një gjyqtar i ri, juristi Romeo Kara, tha sa kohë hetimet nuk kanë mbyllur ende mund të sjellë edhe një rëndim të akuzës ndaj Ballukut pasi mund të dalin edhe vepra të tjera penale që janë kryer.
I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, Kara tha se janë bërë vjedhje masive në tendera.
‘Prokuroria thotë se kam fakte që ky person është fajtor dhe i ngelet gjykatës që të merret me procesin. Por nuk është deklaruar mbyllja e hetimeve. Mund të kemi edhe rëndim të akuzës, mund të dalë korrupsion, organizatë kriminale, kartel, ose mund tw dalin edhe vepra të tjera. Pezullimi është akt procedurial dhe i takon prokurorisë për të propozuar dhe gjykatës për të vendosur. Kwta kanw selektuar edhe mwnyrwn se si tw shpwrndahen fondet publike. Mund të them se na iku jeta duke parë se si na vjedhin. Ka vjedhje masive në disa tendera’, tha ai.
-
VIDEO
Spahiu: Çudira shqiptare/ Sa më shumë qeveritarë arrestohen, aq më shumë rritet korrupsioni
Megjithatë, sipas Spahiut, fenomeni më shqetësues mbetet fakti që shtimi i procedimeve penale dhe arrestimeve nuk ka sjellë ulje të korrupsionit, por sipas tij ka sjellë shtim.
-
VIDEO
Qeveria hap thesin për pensionistët! Rritje çdo muaj dhe bonuse/ Eksperti i jep fund dilemave
-
VIDEO
Balluku kërcënon Ramën? TRONDIT avokatja Bozheku: Belinda ka prishur provat! Veliaj del nga BURGU?
Teksa Gjykata Kushtetuese shtyu sot për në 2 dhjetor seancën për Belinda Ballukun, për shkak se trupës ju bashkua një gjyqtar i ri, avokatja tha se nëse Kushtetuesja rrëzon vendimin e GJJKO për pezullimin nga detyra ndaj Ballukut mund të merret një masë më e rëndë.
-
VIDEO
“Llogaraja bombë me sahat, rrugë vrasëse”, Inxhinierët zbërthejnë SKEMËN: Tenderat merren nga…
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
67-vjeçari Flamur Abazi nga Golemi ka humbur kontaktet mbrëmjen e 14 gushtit 2020, rreth orës 22:00. Ai ishte larguar nga banesa, duke lënë pas bashkëshorten e tij, e cila ishte duke fjetur. Pak kohë para humbjes, Flamuri ishte diagnostikuar me Alzheimer dhe po kurohej me medikamente. Kujdesi i familjes për të ishte i madh, por askush nuk e kishte imagjinuar që ai do të largohej nga shtëpia. Mbrëmjen e 14 gushtit, kamerat e sigurisë e kapën teksa merrte rrugën drejt Plazhit të Golemit. Ai ishte i veshur me pantallona të shkurtra, bluzë të bardhë dhe kapelë, e cila e shoqëronte gjithmonë. Pas asaj rruge, tre fëmijët dhe bashkëshortja e tij nuk kanë pasur asnjë informacion për fatin e Flamurit për pesë vite. Nga video e regjistruar, duket qartë se ai ka probleme shëndetësore, pasi dorën e djathtë e mban të mbledhur dhe ecja e tij është e ngadaltë, për shkak të çalimit. Pavarësisht kërkimeve intensive të familjes dhe policisë, nuk ka pasur asnjë gjurmë të Flamurit. Informacionet e pakta që kanë arritur pak ditë pas humbjes flasin se fillimisht u dyshua se ai ishte parë pranë Spitalit të Kavajës dhe më vonë u pa pranë qendrës së qytetit. Megjithatë, edhe pas kërkimeve në terren, asnjë shenjë jete nuk është zbuluar për babain e tre fëmijëve.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË-Bota Report|Rusia do të sulmojë NATO-n? 800 mijë ushtarë në kufijtë lindorë/ Eksperti ZBULON planin e Putin
Një koment e pati edhe për deklaratën e presidentit të Rusisë Vladimir Putin, i cili ka deklaruar se është gati të diskutojë mbi planin e paqes së SHBA.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 27 Nëntor 2025 – Receta/ Horoskopi Dhjetor/ Ulliri dhe vaji i tij, sekrete nga profesori 90-vjeçar
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pilaf me rrush të thatë shoqëruar me mish pule / Çorbë me lulelakër.
Dhjetori hapet me një energji të fuqishme dhe të ndritshme, tipike për stinën e Shigjetarit. Kjo është një periudhë jashtëzakonisht e favorshme në çdo drejtim: dashuria merr ritme të reja dhe dinamike, financat forcohen, ndërsa biznesi dhe iniciativat personale nisin të lëvizin me vrull. "Është një muaj që aktivizon gjithçka rreth jush, prandaj shfrytëzojini mundësitë pa hezitim. Koha është e çmuar, shpejtoni dhe veproni për të çuar përpara çdo plan që e keni lënë pezull. Me Jupiterin në retrogradë, fitoni shansin e artë për të rregulluar çfarë ka mbetur pas dore dhe për të përfituar nga shanset e dyta", thotë Liza Gjika në Rreze Dielli. Trekëndëshi i fuqishëm Dash–Shigjetar–Luan sjell lëvizje dhe shkëlqim të veçantë, ku Dielli ndriçon më fort për këto shenja. Por ndikimi i Jupiterit nuk ndalet vetëm aty: edhe shenjat e tjera do të frymëzohen me ide të reja, forcë dhe qartësi, duke ndihmuar në largimin e çdo bllokimi dhe hapjen e rrugëve të reja.
Prof. Dr. Petraq Ilollari Sotiri është një prej figurave më të mëdha të agronomisë shqiptare, një emër që prej më shumë se gjysmë shekulli ka qenë gur themeli në zhvillimin e pemtarisë, ullishtarisë dhe bujqësisë shqiptare. Në vitet e vështira të së kaluarës, ai ishte modeli i specialistit stoik, i pandikuar nga dogmat e kohës, por i përkushtuar vetëm ndaj shkencës, praktikës dhe dijes. Prof. Petraqi ishte gjithmonë aty ku duhej: në auditor me studentët, në ngastra eksperimentale, në vreshta, në fshatra e ekonomi bujqësore, duke sjellë dije të thellë dhe duke inspiruar brez pas brezi profesionalisht. Edhe sot, në moshën 90-vjeçare, ai mbetet një mendje e kthjellët, një burim dijeje të çmuar dhe pjesë aktive e Këshillit të të Urtëve pranë Ministrisë së Bujqësisë. Në një kohë kur bujqësia shqiptare përballet me sfida të reja dhe potencial të jashtëzakonshëm, përvoja e tij është më e vyer se kurrë. Sot në “Rreze Dielli” me profesor Petraqin do të flasim mbi ullishtet shqiptare, trashëgiminë e tyre, sfidat, sëmundjet, prodhimin, varietetet, dhe të ardhmen e vajit të ullirit në një treg konkurrues.