-
VIDEO
Shpëtoi italianin nga mbytja, Elton Zefi flet për Report Tv: Nuk hezitova për asnjë moment, i kapa dorën nga xhami dhe nuk e lëshova më
Ai tregon se panë një grumbull njerëzish që po kërkonin ndihmë dhe se nuk hezitoi për asnjë moment dhe u hodh në lumë. 32-vjeçari tregon se në ndihmë i erdhi dhe një tjetër qytetar italian.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- I humbet burri në spital, shpërthen gruaja: Askush nuk më ndihmoi, spitali ka përgjegjësi!
Prej datës 1 nëntor, familja Sala po përballet me ditët më të vështira të jetës. Haki Sala, 74 vjeç, është zhdukur pa gjurmë nga ambientet e Spitalit “Nënë Tereza”, ku ishte i shtruar për trajtim mjekësor. I moshuari ndodhej në repartin e Urologjisë, pasi kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Sipas bashkëshortes, Hakiu ishte operuar më 31 tetor, dhe vetëm 24 orë më pas kishte dalë nga dhoma e spitalit pa njoftuar askënd. Ai ishte i veshur me pizhame blu dhe një palë shapka kur zbriti dhe doli nga godina spitalore. Bashkëshortja, me lot në sy, kujton minutat e fundit të tij… Gjatë trajtimit të rastit në “Pa Gjurme”, janë mbledhur të pakta informacionet për Haki Salën. I vetmi sinjal erdhi nga një qytetar, i cili dyshonte se kishte parë të moshuarin pranë zonës së Zogut të Zi. Kamera e Report TV shkoi për verifikime në këtë zonë, por fatkeqësisht nuk u gjet asnjë gjurmë e tij. Familjarët kërkuan që të hapeshin kamerat e sigurisë brenda qendrës spitalore “Nënë Tereza”, por ato u hapën disa ditë me vonesë. Falë këtyre pamjeve, u arrit të kapet momenti kur i moshuari ka dalë nga hyrja e pasme e Urologjisë, më 1 nëntor, rreth orës 13:00, ndërsa më pas drejtimi i tij mbeti i paditur. Janë kaluar 26 ditë që kryefamiljari i familjes Sala rezulton i humbur. Edhe pas kërkimeve intensive nga bashkëshortja dhe djali, nuk ka pasur asnjë rezultat.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË|Frontline Interview/ Skandalet e qeverisë, Xhaferri zbulon skenarët e PD: Qeveri tranzitore, Rama të ikë…
Në një lidhje skype për emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv, duke iu referuar protestës së fundit para Kryeministrisë ku kishte një pjesëmarrje të ulët, Xhaferri tha se fokusi duhet që të jetë tek kauza dhe jo tek numrat.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 26 Nëntor 2025 – Receta/ Me këngëtarin Bekim Ibrahimi/ Helikobakter Pylori/ Dardha, vlerat shëndetësore
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin Jahni me patëllxhanë dhe Trahana me fasule e pastërma.
Jemi në atmosferën e festave të nëntorit, një periudhë me rëndësi të veçantë për popullin shqiptar, ku kremtohen vlerat, historia dhe identiteti ynë kombëtar. Në këtë kuadër, këngëtari Bekim Ibrahimi sjell këngën ‘Jam Skëndërbe’, një dedikim të veçantë për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ai rrëfen jetën e tij në Zvicër, sfidat e mërgimit dhe mallin e pashuar për atdheun, duke treguar se lidhjet me rrënjët kurrë nuk zbehen.
Me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, ndalemi tek bakteri më i rrezikshëm i stomakut dhe jo vetëm, Helicobacter pylori, i njohur ndryshe edhe si “bakteri mashtrues” i stomakut. Si ndodh që rreth 70% e popullsisë e bartin atë pa e ditur, ndërkohë që tek disa shkakton probleme serioze shëndetësore? Cilat janë shenjat dhe simptomat që nuk duhen neglizhuar, sidomos kur ky bakter ka aftësi të fshihet pas manifestimeve të zakonshme si fryrje, urth, dhimbje barku apo lodhje kronike? A është e mundur që H. pylori të kontrollohet ose të zvogëlohet pa përdorur antibiotikë, dhe si qëndron në fakt e vërteta me antibiotikët? A mund të ndihmojnë ushqimet, mënyra e të ushqyerit dhe një regjim i shëndetshëm në dobësimin e tij, në lehtësimin e simptomave apo madje në eliminimin e pranisë së tij në stomak? Këto janë pyetjet kryesore që lindin kur flasim për një nga bakteret më të përhapura dhe më të nënvlerësuara që prekin sistemin tretës e më pas gjithë organizmin. Në "Rreze Dielli" hedhim dritë mbi rrezikshmërinë e tij, simptomat më tipike dhe rolin e dietës dhe stilit të jetesës në përballimin e këtij infeksioni.
Dardhat janë përdorur prej shekujsh në mjekësinë popullore për shërim dhe qetësim duke u konsideruar si një nga frutat më 'kurues' të natyrës. Pse ky frut i thjeshtë, i ëmbël dhe i butë cilësohet si një aleat i fuqishëm për shëndetin, sidomos gjatë stinëve të ftohta? Cilat janë vlerat e saj të vërteta që e bëjnë kaq të veçantë? "Dardha është shumë më tepër se një frut sezonal, ajo është e pasur me fibra të tretshme, antioksidantë të fortë, vitamina dhe minerale që ndihmojnë imunitetin, shëndetin e zorrëve, stomakut, dhe madje edhe hidratimin e trupit", thekson nutricionisti Altin Joka në Rreze Dielli, i cili na zbulon pse dardha konsiderohet një frut 'kurues', cilat janë përfitimet e saj më të rëndësishme dhe si mund ta përfshijmë në dietë kombinuar dhe me elementë të tjerë ushimor për të marrë maksimumin e vlerave ushqyese.
-
VIDEO
Protestat e opozitës/ Besart Xhaferri për Report Tv: Tur kombëtar në gjithë vendin! Jo më bojkot! Kreu i ri i PD, duhet të ketë muskuj politik
Xhaferri tha se opozita nuk do të bëjë me bojkot dhe djegie mandatesh, pasi kjo sipas tij është në avantazh të qeverisë.
-
VIDEO
Ulje apo rritje të çmimit të banesave? Eksperti Pipiria zbulon ç'do ndodhë me pronat
-
VIDEO
Dardha, ilaç farmaceutik për zorrët / Ja disa receta pastrimi dhe për mëlçinë
Dardhat janë përdorur prej shekujsh në mjekësinë popullore për shërim dhe qetësim duke u konsideruar si një nga frutat më 'kurues' të natyrës. Pse ky frut i thjeshtë, i ëmbël dhe i butë cilësohet si një aleat i fuqishëm për shëndetin, sidomos gjatë stinëve të ftohta? Cilat janë vlerat e saj të vërteta që e bëjnë kaq të veçantë? "Dardha është shumë më tepër se një frut sezonal, ajo është e pasur me fibra të tretshme, antioksidantë të fortë, vitamina dhe minerale që ndihmojnë imunitetin, shëndetin e zorrëve, stomakut, dhe madje edhe hidratimin e trupit", thekson nutricionisti Altin Joka në Rreze Dielli, i cili na zbulon pse dardha konsiderohet një frut 'kurues', cilat janë përfitimet e saj më të rëndësishme dhe si mund ta përfshijmë në dietë kombinuar dhe me elementë të tjerë ushimor për të marrë maksimumin e vlerave ushqyese.
-
VIDEO
Krimet mjedisore/ Eksperti Qirjo për Report Tv: Kodi Penal ka 7 nene, por nuk zbatohen! 0.25% e veprave që shkojnë në gjykatë, i përkasin mjedisit
Mihallaq Qirjo thotë e Kodi Penal përmban 7 nene për të dënuar krimet mjedisore, por pavarësisht kësaj zbatimi është i vogël ndërsa shton se këto krime kanë marrë tipare të krimit të organizuar.
-
VIDEO
‘Si përjetova tmerrin me armikun’ rrëfimi i këngëtarit kosovar Bekim Ibrahimi
Jemi në atmosferën e festave të nëntorit, një periudhë me rëndësi të veçantë për popullin shqiptar, ku kremtohen vlerat, historia dhe identiteti ynë kombëtar. Në këtë kuadër, këngëtari Bekim Ibrahimi sjell këngën ‘Jam Skëndërbe’, një dedikim të veçantë për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ai rrëfen jetën e tij në Zvicër, sfidat e mërgimit dhe mallin e pashuar për atdheun, duke treguar se lidhjet me rrënjët kurrë nuk zbehen.
-
VIDEO
Emisioni i plotë Shtypi i Ditës 26 Nëntor - Bounusi i fundvitit! Qytetarët sulmojnë Berishën: Saliu në burg
Në emisionin e sotëm analizojmë ndryshimet më të fundit në skemën e pensioneve, nga bonuset e fundvitit deri te afatet e reja të tërheqjes. Eksperti Kondi shpjegon mangësitë ligjore dhe pse sistemi ende nuk ka marrë reformën e shumëpritur. Ndërkohë, telefonuesit reagojnë ashpër ndaj Berishës, duke kritikuar protestat dhe drejtimin e PD. Disa prej tyre thonë se lidershipi aktual e ka çuar partinë në pikën më të dobët ndër vite.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 26 nëntor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga sinjalet që japin zvarritjet e procesit "Partizani" te parfum e bastun e deri tek kush do e drejtojë SPAK?
-
VIDEO
Alarm! Bakteri i rrezikshëm i stomakut (H. Pylori): Ja si e zbulon… dhe metodat si ta eliminosh