-
VIDEO
Erisa Xhixho për Report Tv: SPAK me dy standarde, Meta mbahet i izoluar, Balluku vijon detyrën! Buxheti 2026 nuk i shërben qytetarëve
Meta vijon të mbahet në izolim me arsyetimin e gjykatës se ekziston mundësia se ai të prishë provat hetimore apo të intimidojë dëshmitarët. Këtë rast, Xhixho e krahason me zëvendëskryeministren Balluku, e cila akuzohet për vjedhjen e miliona eurove dhe vijon të ushtrojë funksione politike.
-
VIDEO
Psikologia për Report Tv: Roli i prindërimit ka filluar të venitet! Fëmijët mendojnë se janë fajtorë për divorcin e tyre
Në ‘Sot Live në Shqipëri’ ishte e ftuar sociologia Arjana Muça, ku foli për prindërimin dhe veçanërisht edukimin e fëmijëve: Fëmijët po rriten më shumë me dadot, nuk kemi më atë konceptin e rritjes nga gjyshërit
-
VIDEO
Profesori 90-vjeçar tregon sekretin: Jo ngjyra, por densiteti / Si të dalloni vajin e mirë cilësor
Prof. Dr. Petraq Sotiri është një prej figurave më të mëdha të agronomisë shqiptare, një emër që prej më shumë se gjysmë shekulli ka qenë gur themeli në zhvillimin e pemtarisë, ullishtarisë dhe bujqësisë shqiptare. Në vitet e vështira të së kaluarës, ai ishte modeli i specialistit stoik, i pandikuar nga dogmat e kohës, por i përkushtuar vetëm ndaj shkencës, praktikës dhe dijes. Prof. Petraqi ishte gjithmonë aty ku duhej: në auditor me studentët, në ngastra eksperimentale, në vreshta, në fshatra e ekonomi bujqësore, duke sjellë dije të thellë dhe duke inspiruar brez pas brezi profesionalisht.
Edhe sot, në moshën 90-vjeçare, ai mbetet një mendje e kthjellët, një burim dijeje të çmuar dhe pjesë aktive e Këshillit të të Urtëve pranë Ministrisë së Bujqësisë. Në një kohë kur bujqësia shqiptare përballet me sfida të reja dhe potencial të jashtëzakonshëm, përvoja e tij është më e vyer se kurrë. Sot në “Rreze Dielli” me profesor Petraqin do të flasim mbi ullishtet shqiptare, trashëgiminë e tyre, sfidat, sëmundjet, prodhimin, varietetet, dhe të ardhmen e vajit të ullirit në një treg konkurrues.
-
VIDEO
Emisioni i plotë Shtypi i Ditës 26 Nëntor - Mjekja analizon rrezikun për virozat! Si pritet Bonusi?
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Dhjetori Bombë: Muaji që ndryshon fatin / Zbuloni çfarë ju pret
Dhjetori hapet me një energji të fuqishme dhe të ndritshme, tipike për stinën e Shigjetarit. Kjo është një periudhë jashtëzakonisht e favorshme në çdo drejtim: dashuria merr ritme të reja dhe dinamike, financat forcohen, ndërsa biznesi dhe iniciativat personale nisin të lëvizin me vrull. "Është një muaj që aktivizon gjithçka rreth jush, prandaj shfrytëzojini mundësitë pa hezitim. Koha është e çmuar, shpejtoni dhe veproni për të çuar përpara çdo plan që e keni lënë pezull. Me Jupiterin në retrogradë, fitoni shansin e artë për të rregulluar çfarë ka mbetur pas dore dhe për të përfituar nga shanset e dyta", thotë Liza Gjika në Rreze Dielli. Trekëndëshi i fuqishëm Dash–Shigjetar–Luan sjell lëvizje dhe shkëlqim të veçantë, ku Dielli ndriçon më fort për këto shenja. Por ndikimi i Jupiterit nuk ndalet vetëm aty: edhe shenjat e tjera do të frymëzohen me ide të reja, forcë dhe qartësi, duke ndihmuar në largimin e çdo bllokimi dhe hapjen e rrugëve të reja.
-
VIDEO
Rreziku nga virozat, çfarë duhet të dimë? Mjekja Dhimitri analizon në studio, ja kur është piku!
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 27 nëntor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga sinjalet që japin zvarritjet e procesit "Partizani" te parfum e bastun e deri tek kush do e drejtojë SPAK?
-
VIDEO
Emisioni i plotë Repolitix| Balluku, 'mollë sherri'/ E fortë: Po hetohet nga prokurori i Berishës! Mund të pezullohet edhe Rama
Analisti Plator Nesturi, tha se pezullimi i Ballukut, vërtetoi pavarësinë e SPAK duke hedhur po poshtë akuzat e opozitës se SPAK është në kontrollin e qeverisë.
-
VIDEO
'SPAK është i varur nga BKH', Plator Nesturi: Rritja e bashkëpunimit do rrisë cilësinë e hetimeve
Analisti Plator Nesturi, në emisionin 'Repolitix' në Report Tv komentoi propozimin e SPAK për Joni Ketën për poostin e drejtuesir të BKH.
Ai tha se SPAK është i varur nga BKH dhe rritja e bashkëpunimit mes tyre do rrisë cilësinë e hetimeve.
‘Lidhur me zbatueshmërinë e kërkesave që kanë pasur për objekt të caktuar të hetimit unë them se duhet të shkojë jo vetëm në forcimin e SPAK dhe BKH por të gjithë institucioneve të drejtësisë. Kjo që po ndodh brenda jo vetëm SPAK për mënyrën që po realizon objektivat e veta, e shtrirë edhe tek BKH kur duket se së pari është aktor për zgjedhjen e kreut të BKH dhe kjo që është e rëndësishme. Prokurorët e SPAK janë të ndërvarur nga hetimet e BKH në terren dhe forcimi i këtij bashkëpunimi mund të sjell suksese më të mëdha dhe mund të rrezatojë nesër edhe në institucionet e tjera’, tha ai.
-
VIDEO
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese/ Alibeaj: Mund të kërkohet masë më e rëndë! Nesturi: Vërtetoi pavarësinë e SPAK! Meçe: Çështje që do marrë kohë
Analisti Plator Nesturi, tha se pezullimi i Ballukut, vërtetoi pavarësinë e SPAK duke hedhur po poshtë akuzat e opozitës se SPAK është në kontrollin e qeverisë.
-
VIDEO
Gati bonusi për pensionistët! Ja kur fillon shpërndarja e parave/ Ekspertja: Nga 1 janar nis rritja…
Bonusi i fundvitit për pensionistët miratohet, shpërndarja nis së shpejti. Nga 1 janari vjen edhe rritja e pensioneve, ndërsa çdo fëmijë deri në 18 vjeç do të përfitojë mbështetje financiare. Ekspertët sqarojnë shumën dhe kategoritë që përfitojnë.
-
VIDEO
Pezullimi i Ballukut shkoi në Kushtetuese/ Lefter Maliqi: Duhet shkarkuar, mund të prish provat! Asnjë përgjigje nga SPAK për kallëzimet e bëra
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se me qëndrimin në detyrë, Balluku mund të prish provat.