• VIDEO

    EMISIONI I PLOTË| Frontline Interview-'38 funsionarë të përfshirë në SKANDAL!' Pse PD nuk flet për Bankers? Murrizi: Refuzova Berishën...

     

    Ish- deputeti Myslim Murrizi, ka komentuar protestën e PD tek Kryeministria, pak ditë më parë, të cilin Berisha e ka quajtur edhe ‘Foltorja 2’. I ftuar në emisonin ‘Frontline Interview’ në Report Tv, ai tha se Berishës si besojnë më demokratët.

  • VIDEO

    EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- 'Ditëlindjet ia kam festuar me lot, kujtoja nënën e saj’/Gruaja: E birësova por sot…

     

    Nga Tirana vjen historia e një nëne birësuese, e cila pas 27 vitesh zgjedh të kërkojë rrënjët e vajzës së saj. Jo për veten, jo për kuriozitet, por për të sjellë paqe në zemrën e vajzës që ajo ka rritur me aq dashuri.Vajza, e lindur me emrin Artenisa Karaj, ka qenë në Shtëpinë e Fëmijës nw Tiranë derisa u birësua kur ishte ende shumë e vogël. Në familjen e re ajo gjeti ngrohtësi dhe kujdes, por origjina e saj mbeti një enigmë. Kur mbushi 15 vjeç, mësoi se ishte e birësuar, një e vërtetë që i hapi shumë pyetje, pyetje që e kanë shoqëruar deri më sot.Tani, në moshën 27-vjeçare, ajo ende e ndien mungesën e informacionit për të kaluarën e saj. Ajo nuk tregon as emrin e saj, as emrin aktual të vajzës, por mban në duar një dëshirë të thjeshtë, të gjejë prindërit biologjikë apo këdo që mund të ketë njohur Artenisën e vogël dikur.Nëna e di se ky është një hap i ndjeshëm, por e bën me mirësi dhe me bindjen se vajza e saj meriton të dijë nga vjen. Meriton qetësi. Meriton të plotësojë atë pjesë të jetës që ka mbetur pezull për shumë vite.Me një qëndrim të qetë, të matur dhe plot shpresë, ajo kërkon çdo gjurmë që mund ta çojë drejt së vërtetës.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 25 Nëntor 2025 – Receta/ Horoskopi/ Me çiftin viral shqiptaro-italian Emiliano & Silvana

    Zonja Albana solli një recetë të shpejtë dhe plot shije në “Rreze Dielli” si dhe një truk kuzhine. Receta e përzgjedhur për ditën e sotme ishte Tortë orizi me qumësht dhe vezë.

    Mbyllja e nëntorit vjen me një energji të ngarkuar, intensive dhe shpesh sfiduese, ndërsa ende jemi nën ndikimin e thellë emocional të sezonit të Akrepit. Kjo periudhë sjell me vete një valë zbulimesh, përballjesh dhe transformimesh të cilat askush nuk do t’i shmangë lehtë. Sipas astrologes së njohur Liza Gjika, Hëna e Re e kësaj jave prek fort anën sentimentale, duke nxjerrë në sipërfaqe tensione të fshehura, dyshime dhe të vërteta që kanë kohë që presin të shpërthejnë. Akrepi, si shenjë mbizotëruese e fundit të muajit, sjell pasion të madh, por edhe tronditje të forta. Kjo javë premton kthesa të papritura, vendime drastike dhe emocione të thella për të 12 shenjat, një javë e fortë, e ngarkuar, por edhe çliruese. Por si do të ndikojnë konkretisht lëvizjet planetare në secilën shenjë, cilat do të preken më fort nga përplasjet sentimentale, dhe mbi të gjitha cilat shenja hyjnë në zonën e “rrezikut”, i zbulojmë në Rreze Dielli me astrologen dhe numerologen Liza Gjika.

    Ata janë kudo bashkë dhe tashmë mjaft të njohur në rrjetet sociale. Udhëtojnë e promovojnë vendet shqiptare, ndërsa në blogun e tyre shumë të klikuar “Il mio viaggio in Albania – Udhëtimi im në Shqipëri” ndajnë pjatat tradicionale që mund t’i shijosh në çdo cep të Shqipërisë sonë të bukur. Përveç kulinarisë, sporti është një tjetër pasion që i bashkon, duke i bërë shpesh pjesë e sfidave dhe aktiviteteve sportive që i ndajnë me ndjekësit e tyre. Emiliano, një italian nga Roma, dhe Silvana, një shkodrane plot energji, janë partnerë në jetë dhe në biznes. Ata kanë vendosur që copëza nga përditshmëria e tyre të jenë pjesë e blogut, duke u kthyer shpesh në udhërrëfyes për këdo që dëshiron të eksplorojë vendin. Një çift simpatik që nuk harron të na dhurojë edhe të qeshura. Por si ka nisur historia e tyre e dashurisë, si lindi ideja e blogut dhe si është jeta e tyre në Tiranë? Këtë na e rrëfejnë vetë ata në studion e Rreze Dielli.

  • VIDEO

    Myslim Murrizi për Report Tv: Berishës nuk i besojnë më demokratët, PD është kthyer në tellaltore! Qytetarët të protestojnë për veten, jo për partitë

    Ish-deputeti Myslim Murrizi tha se qytetarët duhet që të dalin dhe të protestojnë për problemet e tyre dhe jo vetëm kur organizohet protestë nga partitë politike.

  • VIDEO

    Berisha e akuzon për lidhjet me qeverinë, Vokshi: Soros e ka ndihmuar PD-në dy herë të vinte në pushtet

    Analisti Indrit Vokshi komentoi edhe sulmet e vazhdueshme te Sali Berishës për lidhje të qeverisë me George Soros. Ai tha se PD-së i duhet një “armik” për të sulmuar qeverinë, ndërsa shtoi se ka qenë vetë Soros që e ka ndihmuar PD-në që të vinte në pushtet, në vitin 1992 dhe në vitin 2005.

     
  • VIDEO

    Protesta e PD/ Vokshi për Report TV: Nuk është rruga e duhur! Shqipëria nuk janë vetëm militantët, duhet afrim me votuesin

    Vokshi thotë se protestat nuk do t’i sjellin asnjë produkt politik PD-së. Sipas tij, Shqipëria nuk janë vetëm militantët që mbledh PD në shesh. Sipas tij, PD ka nevojë për figura që dinë ta afrojnë partinë me votuesin.

    • VIDEO

      'Greqia përkrah Shqipërinë drejt BE'/ Fatos Malaj: Për bisedimet, fokus deti dhe integrimi!

    • VIDEO

      RTK 3 muaj pa paga, Bimbashi: Greva vazhdon, s’mbulojmë fushatën elektorale nëse ...

       

      Punonjësit e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) kanë hyrë në grevë për shkak të mosmarrjes së pagave. Kreu i sindikatës së punëtorëve të RTK, Gëzim Bimbashi paralajmëron se kriza rrezikon seriozisht informimin publik dhe madje edhe mbulimin e fushatës elektorale.

    • VIDEO

      Italiani gatuan tavën e dheut shqiptare: ‘Çmendem’ për këtë shije

      Jeta dhe aventurat e Silvanës dhe Emilianos. Çifti viral shqiptaro - italian rrëfen historinë e dashurisë, pasionin për gatimin dhe sportin. Emiliano Peluso një roman me origjinë, tregon kush janë 3 recetat e tij të preferuar nga kuzhina shqiptare si dhe përgatit në Rreze Dielli recetën tradicionale të tavës së dheut.

    • VIDEO

      Rikthehen reshjet e shiut, Gjoni për Report Tv: Në qarkun e Gjirokastrës e Vlorës do të jenë intensive! Do të rrisin prurjet e lumenjve

      Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv tha se gjatë mbrëmjes së sotme do të kemi rikthimin e reshjeve të shiut

    • VIDEO

      Çifti që po 'çmend' rrjetin, një shkodrane dhe një italian rrëfejnë dashurinë dhe aventurat

      Ata janë kudo bashkë dhe tashmë mjaft të njohur në rrjetet sociale. Udhëtojnë e promovojnë vendet shqiptare, ndërsa në blogun e tyre shumë të klikuar “Il mio viaggio in Albania – Udhëtimi im në Shqipëri” ndajnë pjatat tradicionale që mund t’i shijosh në çdo cep të Shqipërisë sonë të bukur. Përveç kulinarisë, sporti është një tjetër pasion që i bashkon, duke i bërë shpesh pjesë e sfidave dhe aktiviteteve sportive që i ndajnë me ndjekësit e tyre. Emiliano, një italian nga Roma, dhe Silvana, një shkodrane plot energji, janë partnerë në jetë dhe në biznes. Ata kanë vendosur që copëza nga përditshmëria e tyre të jenë pjesë e blogut, duke u kthyer shpesh në udhërrëfyes për këdo që dëshiron të eksplorojë vendin. Një çift simpatik që nuk harron të na dhurojë edhe të qeshura. Por si ka nisur historia e tyre e dashurisë, si lindi ideja e blogut dhe si është jeta e tyre në Tiranë? Këtë na e rrëfejnë vetë ata në studion e Rreze Dielli.

    • VIDEO

      Moti i keq në Lezhë/ Nënkryetari bashkisë për Report Tv: Fshatrat janë ndërtuar në toka të bonifikuara, çarja e argjinaturës përmbyti rreth 350 hektarë

      Ditët më problematike për Lezhën kanë qenë datat 18-19 nëntor, ku pati dhe dëmtime të argjinaturës në lagunën e Vainit çka solli përmbytjen e rreth 350 hektarëve tokë.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv