Patëllxhanë të mbushur me mish të grirë dhe speca
Përbërësit:
- 4 patëllxhanë
- 300 gr mish i grirë
- 10 gr dhjamë
- 1 qepë mesatare
- 2 speca jeshilë
- 1 spec i kuq
- 2 domate të grira
- 1 lgj salcë domatesh
- 3-4 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper i zi, kumin
- Djathë kaçkavall i butë
Përgatitja:
Patëllxhanët i presim hollë për së gjati dhe i lëmë 15 minuta në ujë me kripë. Më pas i thajmë mirë, i spërkatim me pak vaj ulliri dhe i vendosim në furrë në 200°C derisa të zbuten pak. Ndërkohë përgatisim mbushjen duke kaurdisur fillimisht qepën e grirë imët. Shtojmë dhjamin dhe mishin e grirë dhe vijojmë me kaurdisjen derisa të marrë ngjyrë. Shtojmë specat, hudhrën (sipas shijes) dhe salcën, më pas domatet e grira. E lëmë të gatuhet në zjarr të ulët derisa të thithet lëngu dhe masa të lidhet. Marrim tava të vogla balte individuale, në fund vendosim një shtresë patëllxhan të pjekur, vendosim në mes mbushjen me mish dhe mbyllim patëllxhanët në sipërfaqe, si pako. Kthejmë tasat në tepsi, me kokë poshtë. Shtojmë kaçkavall të grirë sipër. I vendosim në furrë në 200°C derisa djathi i grirë të shkrijë e të skuqet pak.





















