• VIDEO

    Cunami rrezikon Shqipërinë! Ja zonat që preken/ Javën tjetër vjen dimri, bore dhe ngrica

    Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.

  • VIDEO

    Berisha ‘foltore’ para Kryeministrisë/ Saimir Korreshi: Qytetarët duhet të protestojnë për hallet e tyre, nuk është zgjidhje greva e urisë! PD të kalojë në zgjedhje

    Korreshi tha se greva e urisë nuk është zgjidhje, pasi është kjo është provuar më parë nga të dyja partitë e mëdha. 

  • VIDEO

    Berisha nesër në SPAK për 21 janarin, Alban Duraj: Nëse nuk shkon merret me forcë, ka pamje filmike që tregojnë se ka pasur armë në dorë

    Duraj u ndal edhe tek çështja për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, ku prokurorët e Posaçëm kanë rënë në gjurmët e një transferte të dyshimtë prej 3 milionë eurosh në Austri. Ai tha se ekstradimi i tij në Shqipëri do të jetë i vështirë, pasi Ahmetaj ka marrë azil politik në Zvicër.

  • VIDEO

    Bllokimi i misrit serb me aflatoksinë, Edmond Panariti për Report Tv: Lëndë e rrezikshme, mund të transmetohet nga kafsha te njeriu

    Panariti foli edhe për shitjen e mandarinave vendase në treg. Sipas tij është diskriminuese kur sheh që tregjet janë të mbushura me mandarina vendase, por përsëri shiten ato që vijnë nga jashtë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza nuk na vdiq, por na e zhdukën!’/ Babai: 30 vite dhimbje sa gruas iu shfaq tumor

    Në studion e “Pa Gjurmë” vjen dëshmia tronditëse e Tofik Spahiut, i cili prej 33 vitesh mban peng zhdukjen misterioze të vajzës së sapolindur. Foshnja erdhi në jetë shëndoshë e mirë, edhe pse lindja ishte e vështirë, por vetëm një javë më pas familja u njoftua se vajza kishte ndërruar jetë. Sipas Tofikut, asnjë dokument nuk iu dha prindërve, ndërsa bashkëshortja e tij e pa foshnjën vetëm dy herë. Dyshimet u thelluan kur ai dëgjoi se në maternitet ekzistonte një “listë familjesh që kërkonin fëmijë për birësim”. Sot, pas shumë vitesh dhimbje, gruaja e tij vuan nga një tumor i rëndë dhe kërkon vetëm një gjë: të dijë të vërtetën për fatin e vajzës së tyre të parë. A është foshnja vërtet ndarë nga jeta? Apo është zhdukur dhe dhënë për birësim? Na ndiqni çdo ditë ora 16:00 me gazetaren Odeta Dume në Report Tv.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 18 Nëntor 2025 – Receta / Muaji i kuzhinës shqiptare në botë / ‘Bëje vetë’, Maska për flokët

    E ftuar në këndin e kuzhinës amvisa Dhurata Dino solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me lakër arme / Spinaq me qiqra dhe qepë të njoma / Kek me karrota, arra dhe rrush të thatë.

    Shqipëria jonë, e pasur me bukuri natyrore, art, kulturë dhe traditë, ka edhe një kuzhinë të larmishme që përfaqëson një pjesë të rëndësishme të identitetit tonë. Së fundmi, Platforma AlbChef ka ndërmarrë një nismë të veçantë: për herë të parë po bashkon shefat shqiptarë të kuzhinës nga e gjithë bota, në një edicion që synon ta vendosë gastronominë shqiptare në hartën ndërkombëtare. Organizimi “Muaji i Kuzhinës Shqiptare në Botë” po zhvillohet gjatë gjithë muajit nëntor dhe është shtrirë në qytete si Roma, Athina, Berlini, Madridi, Kopenhagen dhe shumë të tjera në Europë. Programi përfshin mbrëmje gala dhe evente degustimi, ku çdo pjatë shpalos një histori më vete mbi kulturën dhe natyrën shqiptare. Verërat e përzgjedhura nga kantinat shqiptare në të gjitha trevat do të shoqërojnë menutë e krijuara posaçërisht për këtë aktivitet, duke plotësuar përvojën me aromat dhe karakterin e tokës ku janë prodhuar. Kjo nismë përfshin edhe publikun, i cili ka mundësinë të shijojë pjatat e përgatitura nga duart e shefave shqiptarë. Për më tepër, për këtë organizim bisedojmë në ‘Rreze Dielli” me themeluesin e AlbChef, Sokol Prenga.

    Në "Bëje vetë" në Rreze Dielli ndalemi në kujdesin për flokët, duke përdorur përbërës natyral që të gjithë i kemi në shtëpi. Niki dhe Stela tregojnë hap pas hapi se si të përgatisim një shampo të thjeshtë me sodë buke dhe si të përdoret në mënyrë të sigurt për të pastruar flokët pa kimikate të forta. Kjo metodë është përdorur shpesh si një alternativë shtëpiake për pastrim më të butë, sidomos për ata që duan një qasje më natyrale në rutinën e tyre. Gjithashtu vajzat përgatisim dhe një balsam flokësh krejt natyral, i cili i jep flokëve ushqim, butësi dhe shkëlqim.

  • VIDEO

    Receta që po çmend Internetin: Shampo me sodë buke / Rezultatet do t’ju habisin!

    Në "Bëje vetë" në Rreze Dielli ndalemi në kujdesin për flokët, duke përdorur përbërës natyral që të gjithë i kemi në shtëpi. Niki dhe Stela tregojnë hap pas hapi se si të përgatisim një shampo të thjeshtë me sodë buke dhe si të përdoret në mënyrë të sigurt për të pastruar flokët pa kimikate të forta. Kjo metodë është përdorur shpesh si një alternativë shtëpiake për pastrim më të butë, sidomos për ata që duan një qasje më natyrale në rutinën e tyre. Gjithashtu vajzat përgatisim dhe një balsam flokësh krejt natyral, i cili i jep flokëve ushqim, butësi dhe shkëlqim.

  • VIDEO

    Kuzhina shqiptare 'pushton' botën! Ja çfarë po ndodh nga Roma në Madrid…

    Shqipëria jonë, e pasur me bukuri natyrore, art, kulturë dhe traditë, ka edhe një kuzhinë të larmishme që përfaqëson një pjesë të rëndësishme të identitetit tonë. Së fundmi, Platforma AlbChef ka ndërmarrë një nismë të veçantë: për herë të parë po bashkon shefat shqiptarë të kuzhinës nga e gjithë bota, në një edicion që synon ta vendosë gastronominë shqiptare në hartën ndërkombëtare. Organizimi “Muaji i Kuzhinës Shqiptare në Botë” po zhvillohet gjatë gjithë muajit nëntor dhe është shtrirë në qytete si Roma, Athina, Berlini, Madridi, Kopenhagen dhe shumë të tjera në Europë. Programi përfshin mbrëmje gala dhe evente degustimi, ku çdo pjatë shpalos një histori më vete mbi kulturën dhe natyrën shqiptare. Verërat e përzgjedhura nga kantinat shqiptare në të gjitha trevat do të shoqërojnë menutë e krijuara posaçërisht për këtë aktivitet, duke plotësuar përvojën me aromat dhe karakterin e tokës ku janë prodhuar. Kjo nismë përfshin edhe publikun, i cili ka mundësinë të shijojë pjatat e përgatitura nga duart e shefave shqiptarë. Për më tepër, për këtë organizim bisedojmë në ‘Rreze Dielli” me një nga organizatorët e AlbChef, Sokol Prenga.

  • VIDEO

    Byrek me lakër arme nga amvisa korçare Dhurata Dino

    Byrek me lakër arme

    Përbërësit:

    • 500 gr lakër arme
    • 500 gr miell
    • Ujë, kripë
    • Piper i kuq i freskët
    • Vaj ulliri

    Përgatitja:

    Vendosim lakrën arme të kaurdiset pak minuta me vaj ulliri. E lëmë të ftohet duke shtuar pak piper të kuq të freskët. Ndërkohë kemi zënë brumin me miell, pak kripë dhe ujë. Hapim petët me kulaçka, 4 poshtë dhe 4 lartë. Petën e sipërme e bëjmë pak më të hollë se të poshtmen. Spërkatim një tavë mirë me vaj ulliri, vendosim petën e poshtme dhe para se të hedhim mbushjen me lakër arme bëjmë një spërkatje me pak miell që mbushja të qëndrojë kompakte, jo shumë e lëngshme. E mbulojmë mbushjen me petën tjetër të byrekut dhe rregullojmë anësoret duke i thurrur bukur.  E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius derisa të marrë një ngjyrë të bukur në sipërfaqe.

  • VIDEO

    Spinaq me qiqra dhe qepë të njoma nga amvisa Dhurata Dino

    Spinaq me qiqra dhe qepë të njoma

    Përbërësit:

    • 1 tufë spinaq
    • 500 gr qiqra
    • 1 tufë koper
    • 2 karrota
    • 1 qepë e thatë
    • 3 qepë të njoma
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1 domate
    • 3 lgj vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Qiqrat i kemi zjerë paraprakisht. Kaurdisim qepën e thatë dhe qepët e njoma të grira imët. Hedhim pak kripë për të ndihmuar zbutjen e qepëve dhe më pas shtojmë hudhrën dhe karrotat e prera në kubikë të vegjël. Vendosim kapakun dhe i lëmë perimet të zbuten. Më pas shtojmë spinaqin e prerë hollë, domaten e prerë në kubikë të vegjël dhe qiqrat e ziera. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, i lëmë të lidhen pak aromat me njëra-tjetrën dhe më pas shtojmë ujë të ngrohtë. Vendosim kapakun dhe e lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare. Në 5 minutat e fundit shtojmë koperën e freskët të grirë imët.

  • VIDEO

    Kek si sfungjer me karrota, arra dhe rrush të thatë nga amvisa Dhurata Dino

    Kek me karrota, arra dhe rrush të thatë

    Përbërësit:

    • 300 gr miell
    • 200 gr karrotë
    • 100 arra të grira
    • 100 rrush të thatë
    • 200 gr sheqer
    • 1 gotë kos
    • 1/2 gotë vaj ulliri
    • 4 kokrra vezë
    • Kanellë, vanilje

    Përgatitja:

    Rrahim vezët me sheqerin derisa të zbardhen, hedhim vajin e ullirit, kosin dhe më pas miellin e situr e shtojmë gradualisht. E përziejmë mirë brumin që masa të homogjenizohet dhe më pas shtojmë karrotat e grira në rende, arrat e thërrmuara dhe rrushin e thatë të cilin e kemi zbutur më parë në ujë. Shtojmë kanellë dhe vanilje sipas dëshirës për aromë. E vendosim masën e kekut në një tavë të lyer me pak vaj dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për rreth 40 minuta.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë| 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 18 Nëntor – Protesta e dështuar e PD zemëron qytetarët: Për hallet e Saliut

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv