-
VIDEO
Inceneratori i Tiranës/ Apeli ktheu çështjen për rigjykim, Bllako kërkon pafajësi në GJKKO! SPAK: Të dënohet me 5 vite burg
SPAK e akuzon Alqi Bllakon për korrupsion pasiv në 2 raste. Bllako u dënua me 4 vite burg nga GJKKO, por Apeli ktheu për rigjykim me tjetër trupë gjykuese. Mbrojtja e Bllakos thotë se ai nuk ka pasur asnjë ndikim apo rol në vendimmarrjen për inceneratorin e Tiranës.
-
VIDEO
Kushtetuesja e rrëzoi për shkarkimin e Veliajt, Rama: Ja që nuk i paskam kapur tëra pushtetet! Mbajtja e kryebashkiakut në paraburgim, në dëm edhe të Tiranës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë për vendimin për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
-
VIDEO
Ata thonë ‘Jam mirë’, por KUJDES! Këto 3 shenja janë alarm për shëndetin e prindërve
Shëndeti i të moshuarve kërkon vëmendje të përditshme dhe dashuri të vazhdueshme. Shpesh ata thonë “jam mirë”, por trupin e tyre duhet ta dëgjojmë më shumë se fjalët. Ndryshimet në ecje, frymëmarrje, oreks apo humor mund të jenë sinjale të hershme që diçka nuk shkon. Ekspertët paralajmërojnë se ekzistojnë tre shenja kryesore që tregojnë urgjencë te të moshuarit, edhe kur ata vetë ndihen mirë. Po aq e rrezikshme është vetmia dhe ankthi, që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin fizik, duke sjellë lodhje, rënie të imunitetit dhe probleme me zemrën. “Kujdesi për të moshuarit fillon me vëzhgim, komunikim, përkujdesje dhe dashuri të përditshme”, thotë infermierja Mimoza Kalaja, e ftuar në studion e Rreze Dielli, e cila tregon sinjalet e vogla dhe shenjat që nuk duhen neglizhuar tek prindërit tanë.
-
VIDEO
Domate të mbushura me një shije speciale nga zonja Albana
Domate të mbushura
Përbërësit:
- 1 kg domate
- 300 gr kërpudha
- 100 gr ullinj
- 3 speca
- 200 gr oriz
- 2-3 thelpinj hudhër
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Vendosim orizin pasi e kemi larë të ziejë për 10 minuta. Ndërkohë pastrojmë pjesën e brendshme të domateve duke i përgatitur për mbushje. Kaurdisim specat dhe kërpudhat të prera në rrathë për 5 minuta me pak vaj. Shtojmë hudhrat e prera, pjesën e brendshme të domateve dhe orizin gjysmë të zier. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe në fund shtojmë ullinjtë e prerë në copa të vogla, majdanozin e grirë hollë dhe pak vaj ulliri. Me këtë masë mbushim domatet duke vendosur si kapak nga një fetë kërpudhe. Pjesën e mbetur të mbushjes e shpërndajmë në tavë duke e spërkatur me pak vaj ulliri. E vendosim tavën në furrë të nxehtë në temperaturën 200°C për 15 minuta.
-
VIDEO
Trahana me bukë dhe djathë nga zonja Albana
Trahana me bukë dhe djathë
Përbërësit:
- 1 litër ujë
- 5 lugë gjelle trahana
- 1 filxhan vaj ulliri
- 250 gr djathë i bardhë i fortë
- Piper i kuq djegës
- Bukë e fortë (e tharë)
- Qepë të njoma (opsionale)
Përgatitja:
Në një tas të madh, përgatisim bukën e cila duhet të jetë pak e fortë. Në një tenxhere, hedhim 5 lugë gjelle trahana me një gotë ujë të ftohtë. E trazojmë derisa të shkrijë mirë, më pas shtojmë ujin e mbetur dhe e lëmë të marrë valë. Sapo fillon të vlojë, shtojmë pak kripë dhe e heqim nga zjarri. Marrim bukën e grirë, e shtojmë në trahananë e nxehtë duke e përzier që buka të thithë mirë trahananë dhe e mbulojmë për disa minuta. E shërbejmë në pjata të cekëta duke hedhur fillimisht pak vaj ulliri, një shtresë me djathë të bardhë të thërrmuar, sipër trahananë me bukë, përsëri vaj ulliri dhe pak djathë të thërrmuar. Sipas dëshirës mund të shtojmë pak piper të kuq djegës dhe qepë të njoma.
-
VIDEO
Biftek viçi me kërpudha / Sekreti që bifteku të qendrojë i butë nga zonja Albana
Biftek viçi me kërpudha
Përbërësit:
- 1 kg biftek
- 2 qepë
- 300 gr kërpudha
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 lugë gjalpë
- 1 lugë mustardë
- Kripë, piper
- Majdanoz i grirë hollë
Përgatitja:
Presim biftekët në fileto me trashësi rreth 3 cm. I rrahim lehtë nga njëra anë me rrahëse mishi, i spërkatim me kripë e piper dhe sipas dëshirës mund t'i lyejmë me pak mustardë. Në një tigan me yndyrë të nxehtë, skuqim filetot nga të dyja anët për 4-5 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë. E vendosim mishin në një pjatë të nxehtë. Në të njëjtin tigan, hedhim qepët e prera në rrathë dhe i kaurdisim për 3-4 minuta derisa të zbuten. Më pas shtojmë kërpudhat e pastruara e të prera, kripë, piper dhe majdanozin e grirë hollë. E lëmë të lidhet dhe të marrë formën e një salce të cilën e hedhim mbi biftekët e filetuar. E shërbejmë menjëherë të nxehtë shoqëruar me pak oriz, patate të skuqura ose bizele.
-
VIDEO
Emisioni i plotë| 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 4 Nëntor-Nga Veliaj sërish kryebashkiak tek propozimet e reja për nënpunësit
-
VIDEO
Nga testet kombëtare te pagat në bazë të performancës/ Shaqiri: Çfarë ndodh me pushimet e padrejta
-
VIDEO
'Ky referendum i ngjan atij të Pinoçetit', ja çfarë shkruhej në gazeta para 31 vitesh
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 4 nëntor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Gjykata Kushtetuese rrëzon Ramën e Begajn dhe kthen Erion Veliajn në detyrë te SPAK-u prek rrjetin e Ballukut e deri tek Tirana në "vdekje klinike" e turpëron edhe Bylisi.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| 5 PYETJE NGA BABARAMO-“‘Ballukun e pret burgu/ Veliaj 'triumfon' në GJK
-
VIDEO
Pjesa e 3| 5 pyetjet nga Babaramo-'Shteti ka hequr dorë nga aeroporti i Vlorës', Kontrata fiktive dhe një kompani fantazëm