-
VIDEO
'Tre DORËHEQJE eksplozive në Kushtetuese'. Ja çfarë shkruanin gazetat 31 vite më parë
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| Repolitix- Rriten pensionet dhe paga minimale! Lum parash me buxhetin 2026. Shqiptarët me sytë nga pensionet private
Nga janari i vitit 2026 dhe për 4 vitet në vijim, pensionet e të gjitha kategorive do të rriten çdo muaj. Kryeministri Rama prezantoi skemën e re, e cila parashikon të rrisë deri në 70% çdo kategori pensionesh. Pensioni mesatar i qytetit llogaritet që në fund të vitit 2029, të shkojë 400 euro dhe ai në fshat 180 euro. Rritet pensioni familjar dhe i invaliditetit.
-
VIDEO
Lajm i mirë/ Ja kur ulen çmimet e apartamenteve… Ekspertët: Do plasë flluska
-
VIDEO
Kurti heq dorë nga pushteti? Analisti: Kosova në krizë, rrezikon të mbetet pa para
-
VIDEO
PD pagoi LaCivita-n mbi 1.4 mln euro për fushatën e 11 majit, Idajet Beqiri për Report Tv: Shuma është më e lartë, SPAK duhet të nis hetim
Beqiri tha se marrja e një konsulenti të huaj që të bëjë fushatë për një parti politike në Shqipëri, është në shkelje të ligjit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë Pa Gjurme–‘Më braktisi në Itali, kërkoi të dilja në rrugë’/Gruaja: Ika me djalin, s’u martova kurrë
Një martesë e nisur me mblesëri në Selenicë të Vlorës, përfundon me braktisje dhe heshtje. 55-vjeçarja Sose rrëfen në “Pa Gjurmë” historinë e jetës së saj nga emigrimi në Itali, ku shpresoi për një fillim të ri, deri te divorci dhe kthimi në shtëpinë e prindërve. Me lot në sy, ajo kujton vitet e vështira si nënë e vetme dhe flet për djalin që nuk pranoi kurrë të shihte të atin. Një rrëfim i dhimbshëm për dashurinë, sakrificën dhe forcën e një gruaje që nuk u dorëzua përballë fatit.
-
VIDEO
Kushtetuesja konfirmoi Veliajn kryebashkiak të Tiranës, Ngjela: Vendimi do t’i lehtësojë procesin penal
Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese konfirmoi Erion Veliajn si kryetar të Bashkisë Tiranë, duke rrëzuar në një votim 5 me 3, propozimin e Këshillit Bashkiak, vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin dhe dekretin e presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë më 9 nëntor.
-
VIDEO
Kushtetuesja konfirmoi Veliajn si kryebashkiak të Tiranës, Kthupi për Report Tv: Vendimi i GJK ishte më i miri, shkarkimi i tij politik
Kthupi tha se Veliaj mund të paraqes një kërkesë në Kushtetuese dhe kjo e fundit të shqyrtojë masën e sigurisë arrest me burg. Sipas tij, shkarkimi i Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës ishte një vendim politik.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 4 Nëntor 2025 – Receta/ Kujdesi për moshën e tretë / Horoskopi për muajin Nëntor
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fileto bifteku me kërpudha / Domate të mbushura / Trahana me bukë dhe djathë.
Shëndeti i të moshuarve kërkon vëmendje të përditshme dhe dashuri të vazhdueshme. Shpesh ata thonë “jam mirë”, por trupin e tyre duhet ta dëgjojmë më shumë se fjalët. Ndryshimet në ecje, frymëmarrje, oreks apo humor mund të jenë sinjale të hershme që diçka nuk shkon. Ekspertët paralajmërojnë se ekzistojnë tre shenja kryesore që tregojnë urgjencë te të moshuarit, edhe kur ata vetë ndihen mirë. Po aq e rrezikshme është vetmia dhe ankthi, që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin fizik, duke sjellë lodhje, rënie të imunitetit dhe probleme me zemrën. “Kujdesi për të moshuarit fillon me vëzhgim, komunikim, përkujdesje dhe dashuri të përditshme”, thotë infermierja Mimoza Kalaja, e ftuar në studion e Rreze Dielli, e cila tregon sinjalet e vogla dhe shenjat që nuk duhen neglizhuar tek prindërit tanë.
Në Rreze Dielli numerologia dhe astrologia e njohur Liza Gjika, bëri një parashikim të detajuar të horoskopit për muajin Nëntor. Kjo periudhë karakterizohet nga lëvizje të shumta planetare duke bërë që të jetë një muaj me ndikim të thellë emocional, por dhe transformues. “Eshtë një muaj shumë i bukur, kemi fatin e madh që të stabilizojmë çdo gjë në këtë periudhë, duke qenë se i shohim gjërat më kthjellët. Eshtë një muaj që do kërkojë qetësi dhe ku prioritet më të madh do të ketë shenja e Akrepit, pasi do të bëhet më dinamik e më sensual, dhe lum ata që kanë lidhje me Akrepin”, theksoi Gjika. Në fund të muajit Mërkuri kalon tek Shigjetari duke na dhënë një kreativitet të jashtëzakonshëm dhe një liri fjale. Të gjitha shenjat pozicionohen falë Mërkurit në Shigjetar, që i bën më optimist, të guximshëm, të komunikueshëm dhe me shumë kurajo.
-
VIDEO
Progres raporti për Shqipërinë, BE: Moment pozitiv me negociatat! Rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, politika e jashtme e përafruar me Unionin
Në raport, thuhet se Shqipëria ka ruajtur angazhimin e fortë politik ndaj objektivit strategjik të integrimit në Union si dhe ka ruajtur edhe përafrimin e plotë me politikën e jashtme dhe sigurisë së Unionit.
-
VIDEO
Morën peng e dhunuan 32-vjeçarin në Devoll, Gjykata e Korçës lë në burg vëllain e deputetit të PD Bledjon Nallbati dhe dy të tjerët
Gjykata e Korçës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ me afat 40 ditë për Alti Nallbati, vëllain e deputetit të PD Bledjon Nallbati.
-
VIDEO
Parashikim i fuqishëm për NËNTORIN / Muaj dinamik! Liza Gjika zbulon çfarë ju pret
Në Rreze Dielli numerologia dhe astrologia e njohur Liza Gjika, bëri një parashikim të detajuar të horoskopit për muajin Nëntor. Kjo periudhë karakterizohet nga lëvizje të shumta planetare duke bërë që të jetë një muaj me ndikim të thellë emocional, por dhe transformues. “Eshtë një muaj shumë i bukur, kemi fatin e madh që të stabilizojmë çdo gjë në këtë periudhë, duke qenë se i shohim gjërat më kthjellët. Eshtë një muaj që do kërkojë qetësi dhe ku prioritet më të madh do të ketë shenja e Akrepit, pasi do të bëhet më dinamik e më sensual, dhe lum ata që kanë lidhje me Akrepin”, theksoi Gjika. Në fund të muajit Mërkuri kalon tek Shigjetari duke na dhënë një kreativitet të jashtëzakonshëm dhe një liri fjale. Të gjitha shenjat pozicionohen falë Mërkurit në Shigjetar, që i bën më optimist, të guximshëm, të komunikueshëm dhe me shumë kurajo.