-
VIDEO
Pa Gjurme - ‘Burri u zhduk nga spitali!’/Gruaja:Askush s’më ndihmon, kamerat s’tregojnë që ka dalë
Prej ditës së shtunë, familja Sala po jeton ditët më të vështira të jetës. 74-vjeçari Haki Sala është zhdukur pa gjurmë, pasi është larguar nga ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, ku ishte i shtruar për trajtim mjekësor. I moshuari ndodhej në repartin e Urologjisë, pasi kishte kryer një ndërhyrje. Sipas familjarëve, Hakiu është parë për herë të fundit mëngjesin e 1 nëntorit, i veshur me pizhame ngjyrë blu, dhe që prej atij momenti, nuk është më kontaktuar. Familjarët thonë se kanë njoftuar menjëherë policinë dhe spitalin, por pavarësisht kërkimeve dhe verifikimit të kamerave të sigurisë, ende nuk ka asnjë gjurmë. Një 74-vjeçar, që duhej të ishte nën kujdes mjekësor, tashmë është i zhdukur, dhe familja e tij pret me shpresë që Haki Sala të kthehet shëndoshë në shtëpi.
-
VIDEO
Rritja e pensioneve nga 2026, Arlind Qori për Report Tv: Vetëm për një pakicë, çdo premtim i Ramës është manipulim
Qori u ndal edhe tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës. Ai tha se as kryeministrit Edi Rama dhe as kreut të PD Sali Berisha nuk i interesonte që të kishte zgjedhje për Bashkinë e Tiranës.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Nëntor 2025 – Receta/ Kanceri i zorrës së trashë / Ftoi, vlerat ushqyese
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Shëndetlie tradicionale me arra / Pispili me hithra të njoma / Supë me miell misri dhe lakër.
A e dini që shumë prej ushqimeve që konsumojmë çdo ditë mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ose parandalimin e kancerit të zorrës së trashë? Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, tregon se si ushqimi është arma më e fuqishme për të mbrojtur trupin tonë nga qelizat kancerogjene. Zbulojmë se cilat ushqime “vrasin” qelizat e kancerit, forcojnë sistemin imunitar dhe pastrojnë organizmin në mënyrë natyrale, si dhe cilat ushqime të përditshme, që për fat të keq, mund të nxisin zhvillimin e tumorit në zorrën e trashë. Tregojmë si një dietë e pasur me fibra, antioksidantë dhe përbërës natyralë anti-inflamatorë mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit dhe ruajtjen e shëndetit të zorrëve. Mësoni sekretet e ushqimit të ndërgjegjshëm, fuqinë e natyrës dhe mënyrat sesi trupi mund të rigjenerohet vetë, nëse i jepni përbërësit e duhur!
Ftoi është një nga frutat që shumica e njerëzve e shohin si një shoqërues të dimrit, të shijshëm dhe të freskët për ditët e ftohta. Por, a mund të jetë ai një ilaç natyral për shumë probleme të shëndetit tonë? Në mjekësinë popullore, farërat dhe lëkura e ftoit janë përdorur si kura për stomakun, kolesterolin dhe imunitetin, por a ka ndonjë bazë shkencore për këto besime, apo janë thjesht tradita që kalojnë nga brezi në brez? Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka hedhim dritë mbi vlerat e ftoit për shëndetin tonë, duke shqyrtuar mënyrat tradicionale të përdorimit të tij për shërim. A mund të shfrytëzojmë fuqinë e ftoit për të përmirësuar shëndetin tonë të përgjithshëm? Zbulojmë sekretet që ftoi mund të fshehë për ne!
-
VIDEO
Nuk do ta besosh çfarë bën FTOI / Ja si mund ta përdorësh si 'ilaç' për shëndetin!
Ftoi është një nga frutat që shumica e njerëzve e shohin si një shoqërues të dimrit, të shijshëm dhe të freskët për ditët e ftohta. Por, a mund të jetë ai një ilaç natyral për shumë probleme të shëndetit tonë? Në mjekësinë popullore, farërat dhe lëkura e ftoit janë përdorur si kura për stomakun, kolesterolin dhe imunitetin, por a ka ndonjë bazë shkencore për këto besime, apo janë thjesht tradita që kalojnë nga brezi në brez? Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka hedhim dritë mbi vlerat e ftoit për shëndetin tonë, duke shqyrtuar mënyrat tradicionale të përdorimit të tij për shërim. A mund të shfrytëzojmë fuqinë e ftoit për të përmirësuar shëndetin tonë të përgjithshëm? Zbulojmë sekretet që ftoi mund të fshehë për ne!
-
VIDEO
Skandali me fondet IPARD 3! Panariti: Të ardhurat për fermerët, por askush nga ata s’i ka parë
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ishte i ftuar në emisionin 'Sot Live në Shqipëri' me moderatorin Nertil Agalliu, ku foli për situatën e tensionuar në sektorin e bujqësisë dhe bllokimin e fondeve të programit IPARD 3. Panariti ngriti shqetësimin se fermerët janë lënë 'në mëshirë të fatit', ndërsa theksoi se fondet e destinuara për ta nuk kanë përfunduar tek përfituesit realë.
-
VIDEO
Jo më kancer! 10 ushqimet që duhet të hash TANI / Si të ‘vrasësh’ qelizat kancerogjene në zorrë
A e dini që shumë prej ushqimeve që konsumojmë çdo ditë mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ose parandalimin e kancerit të zorrës së trashë? Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, tregon se si ushqimi është arma më e fuqishme për të mbrojtur trupin tonë nga qelizat kancerogjene. Zbulojmë se cilat ushqime “vrasin” qelizat e kancerit, forcojnë sistemin imunitar dhe pastrojnë organizmin në mënyrë natyrale, si dhe cilat ushqime të përditshme, që për fat të keq, mund të nxisin zhvillimin e tumorit në zorrën e trashë. Tregojmë si një dietë e pasur me fibra, antioksidantë dhe përbërës natyralë anti-inflamatorë mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit dhe ruajtjen e shëndetit të zorrëve. Mësoni sekretet e ushqimit të ndërgjegjshëm, fuqinë e natyrës dhe mënyrat sesi trupi mund të rigjenerohet vetë, nëse i jepni përbërësit e duhur!
-
VIDEO
Pispili me hithra të njoma nga zonja Albana / Ja 'sekreti' për pispili super të butë
Pispili me hithra
Përbërësit:
Për brumin:
- 2 gota miell misri (ose misër+ grurë)
- 1 gotë ujë të ngrohtë ose qumësht
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 vezë
- Kripë
Për mbushjen:
- 400-500 gr hithra të njoma
- 1 qepë mesatare
- 2 lgj gjalpë ose vaj ulliri
- 150-200 gr djathë i bardhë
- 200 ml qumësht
- Kripë, piper
- Mente ose kopër
Përgatitja:
Ziejmë hithrat për 5 minuta në ujë me kripë. Më pas i kullojmë, i lëmë të ftohen pak dhe i presim imët. Në një tigan kaurdisim qepën me vaj/gjalpë, shtojmë hithrat, kripën, piperin dhe i përziejmë për 2-3 minuta. E heqim tiganin nga zjarri, shtojmë djathin e thërrmuar dhe qumështin. Përziejmë miellin e misrit me pak kripë, shtojmë gradualisht ujin e ngrohtë ose qumështin dhe vajin, dhe përgatitim një qull të trashë. Lyejmë tavën me pak vaj, hedhim gjysmën e brumit, shtojmë mbushjen, e hapim mirë dhe më pas e mbulojmë me pjesën tjetër të brumit. E vendosim pispilinë të piqet në furrë të parangrohur në 190°C për rreth 35–40 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër.
-
VIDEO
Supë me miell misri dhe lakër të egër nga zonja Albana
Supë me miell misri dhe lakër të egër
Përbërësit:
- 1 lakër e zezë
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 2 lgj miell misri
- 1 lgj vaj për person
- 1 gotë qumësht
- Pak pana
- Arrë moskat
- Kripë, piper i kuq
Përgatitja:
Lajmë perimet dhe presim lakrën në copa mesatare. Qepën e grirë hollë e kaurdisim me vaj ulliri, shtojmë miellin e misrit duke e shuar me ujë. Më pas shtojmë karrotën e prerë në disqe dhe e lëmë të zbutet pak. Në fund shtojmë lakrën dhe erëzat. E lëmë supën të marrë valë duke rregulluar shijen dhe konsistencën me pak qumësht ose pana.
-
VIDEO
Shëndetlie tradicionale me arra nga zonja Albana
Shëndetlie tradicionale me arra
Përbërësit:
- 3 gota miell
- 1 gotë sheqer
- 2 lgj mjaltë
- 3 kokrra vezë
- 2 fk arra
- 1 lç sodë buke
- 1 fç gjalpë
- 3 fk ujë
- 1 lgj kakao
- 1 bustinë vanilje
Për sherbetin:
- 3 gota sheqer
- 2 e ½ gota ujë
- 1 limon
Përgatitja:
Në një enë përziejmë vezët me sheqerin, mjaltin, gjalpin, ujin dhe në fund arrat, sodën e bukës, miellin dhe kakaon. E punojmë mirë brumin dhe e vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë. E nivelojmë mirë me dorë dhe më pas e lyejmë me një të verdhë veze. Me majën e një piruni shpojmë shëndetlien vende-vende dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur për 30 minuta. Pasi ëmbëlsira është pjekur e ndajmë në rombe mesatare dhe e sherbetosim.
-
VIDEO
'Nga dyshifimi i bonusit të fundvitit tek rritja e pensionit në 2026 ' Eksperti: Ja sa do përfitoni
-
VIDEO
Emisioni i plotë| 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 5 Nëntor - Nga rritja e pensioneve tek prezantimi i buxhetit
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 5 nëntor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga bisedat me berberin që 'dogjën' Ballukun për tenderin e Llogarasë te misteri i çuditshëm për hetimet mbi 21 janarin e deri tek 'shushunjat' e shëndetësisë që grabisin shqiptarët.