-
VIDEO
EURO minimum të ri historik! Eksperti Gjokutaj analizon situatën: Kemi euro me bollëk në treg
-
VIDEO
Ish-ministri Lefter Koka kërkon lirimin nga qelia: Ka kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit! GJKKO e shqyrton më 24 tetor
Ndërkohë, GJKKO e ka shtyrë kërkesën e mbrojtësve të Kokës, të bazuar në nenin 263 pika6/C e Kodit të Procedurës Penale, e ka shtyrë më 24 Tetor.
-
VIDEO
FRYRJA E KËMBËVE paralajmëron sëmundje serioze / Mos i INJORO këto shenja!
Ënjtja e këmbëve është një fenomen i zakonshëm që shumë njerëz e përjetojnë, sidomos pas një dite të gjatë në këmbë apo në pozicion të ulur. Por kur ënjtja bëhet e përsëritur, e pashpjegueshme ose shoqërohet me simptoma të tjera, ajo mund të jetë sinjal i një problemi më të thellë shëndetësor, nga çrregullimet e qarkullimit të gjakut tek sëmundjet e zemrës, veshkave apo mëlçisë. Me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, në "Rreze Dielli" tregojmë se kur ënjtja e këmbëve është pasojë e lodhjes së zakonshme dhe kur ajo kërkon vëmendje mjekësore. Shqyrtojmë shkaqet më të zakonshme, mënyrat e identifikimit të tyre dhe rolin që luan ushqimi në menaxhimin apo përkeqësimin e këtij problemi. Gjithashtu, përqendrohemi te ushqimet që ndihmojnë në reduktimin e mbajtjes së lëngjeve dhe te një regjim ushqimor që favorizon një qarkullim më të mirë të gjakut dhe funksion të shëndetshëm të organeve.
-
VIDEO
Sëmundjet kronike janë të pashërueshme? Po gënjeheni! E vërteta që NUK të tregojnë
Me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka, ndalemi çdo të mërkurë në “Rreze Dielli” tek ajo që shpesh na ngatërron më shumë se vetë dieta: mitet mbi shëndetin dhe ushqimet. E vërtetë apo mit? Këtë javë kemi përzgjedhur një mit që e dëgjojmë shpesh: Sëmundjet kronike janë të pashërueshme. Zbulojmë si qëndron e vërteta!
-
VIDEO
Sot Samiti i Procesit të Berlinit në Londër/ Rama, Kurti e liderët e Ballkanit Perëndimor priten edhe nga mbreti Charles
Samiti i këtij viti pritet të fokusohet në çështjet e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe migrimit. Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë deklarata të përbashkëta për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe bashkëpunimin energjetik.
-
VIDEO
Pashaqofte në supë perimesh nga zonja Albana
Pashaqofte në supë perimesh prerë me vezë dhe limon
Përbërësit:
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 karrotë në kubikë të vegjël
- 1 degë selino
- 1 patate e prerë në kubikë
- 1 presh i grirë
- 1½ litër ujë i ngrohtë
- 2 vezë
- 2 limona mesatarë
- 1 lugë gjelle niseshte
- Kripë, piper
- Pak kopër e grirë
Për qoftet:
- 500 gr mish i grirë viçi
- 1 vezë
- 1 qepë mesatare
- 1 karrotë e grirë
- ¼ filxhan vaj ulliri
- ¼ filxhan oriz
- 2 lgj kopër e grirë
- 2 lgj majdanoz i grirë
- Kripë dhe piper
Përgatitja:
Përziejmë mirë të gjithë përbërësit e qofteve derisa masa të bëhet homogjene. Formojmë qofte të vogla rreth 3–4 cm diametër dhe i lëmë mënjanë. Në një tenxhere kaurdisim perimet me vajin e ullirit për 4–5 minuta. Shtojmë ujin e ngrohtë dhe e lëmë supën të marrë valë. Vendosim qoftet në tenxhere dhe i lëmë të gatuhen për rreth 35–40 minuta në zjarr të ulët. Rrahim vezët derisa të bëhen kremoze, shtojmë lëngun e limonëve dhe niseshten e tretur në pak ujë. Shtojmë gradualisht pak nga lëngu i nxehtë i supës duke e trazuar që të mos prihen vezët. Kur masa ngrohet dhe trashet pak e hedhim në tenxhere duke e tundur lehtë pa e përzier me lugë.
-
VIDEO
Papare me nenexhik nga zonja Albana / Super receta pa kosto fare
Papare me nenexhik
Përbërësit:
- 1 qepë
- Kripë
- Piper i zi
- Piper i kuq
- Nenexhik
- Vaj ulliri / Gjalpë
- Bukë e ftohtë
- Djathë i bardhë
Përgatitja:
Tresim gjalpin me pak vaj ulliri, kaurdisim një qepë të grirë imët dhe më pas shtojmë bukën të prerë në copëza të vogla. E skuqim lehtë dhe pasi buka ka marrë pak ngjyrë shtojmë kripë, piper, nenexhik dhe pak djathë të grirë.
-
VIDEO
Vrasja e dy të rinjve në Manëz, Dëshmia e kamerierit: Danieli më kërkoi kafe, por kisha fikur ekspresin! Më ofendoi
7 persona janë shoqëruar pas vrasjes së dy të rinjve në Maznë të Durrësit, pas një konflikti një nisi për një kafe. Report Tv ka ardhur dëshminë e kamerierit, Alteo Pepa, i cili para grupit hetimor ka treguar dinamikën se si ka ndodhur ngjarja.
21-vjeçari Daniel Pepa, i cili rezulton tashmë i shpallur në kërkim, ka shkuar në lokalin ku punonte kamerieri dhe ka kërkuar kafe. Por, kamerieri ka dëshmuar se i ka thënë që ekspresi është fikur dhe i duhen disa minuta që të ngrohet në mënyrë që t’i shërbente kafe.
Por, 21-vjeçari nuk është larguar dhe ka vijuar të qëndrojë në tavolinë bashkë me Aranit Kurtin, duke e ofenduar dhe duke i kërkuar vazhdimisht që t’i bënte kafen. Kamerieri ishte i ulur me 33-vjeçarin Flori Paluçi dhe në momentin që 21-vjeçari ka vijuar të ofendojë, Flori Paluçi ka ndërhyrë dhe i ka thënë që s’mudn të sillet ashtu me kamerierin. Grupet kanë vijuar debatin verbal, deri kur 33-vjeçari Paluçi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Aranit Kurtit, i cili ka mbetur i vdekur. Më pas, Daniel Pepa ka shkuar në makinë, ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 33-vjeçarit, i cili po ashtu vdiq për shkak të plagëve.
“Daniel Pepa erdhi në lokal dhe më kërkoi një kafe. Bashkë me Daniel Pepën ishte edhe një shok i tij. I thashë që nuk ta bëj dot kafenë se ekspresi kërkon kohë të ngrohet. Ekspresin e kisha fikur që në orën 00:00, më tej nuk shërbejmë. Kur i thashë se nuk ta bëj dot kafenë, Danieli më ofendoi. Ai ngulmoi t’ia bëja kafenë. Nuk i ktheva përgjigje, por ndërhyri Flori Paluçi. Flori Paluçi i tha Daniel Pepës që të mos më fyente. Paluçi dhe Pepa debatuan me njëri-tjetrin, më pas dolën te dera.”, tha Alteo Pepa, 21 vjeç.
-
VIDEO
Makarona furre me spinaq dhe gjizë nga zonja Albana / Super shije!
Kaneloni me spinaq dhe gjizë
Përbërësit:
- 1 pako kaneloni (makarona tub të mëdha)
- 100 gr djathë kaçkavall
- Gjalpë për lyerjen e tavës
Për mbushjen:
- 500 gr spinaq
- 300 gr gjizë
- 1 tufë kopër
- 2 vezë
- 2 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper i zi, arrëmoskat
Për salcën beshamel:
- 1 litër qumësht
- 100 gr gjalpë
- 100 gr miell
- Kripë, arrëmoskat
Përgatitja:
Kaurdisim pak spinaqin në vaj ulliri derisa të ulet volumi. Shtojmë kripë, piper dhe e lëmë të ftohet. Më pas e përziejmë me gjizën, koprën, vezët dhe djathin e bardhë. Përgatisim beshamelin, shkrijmë gjalpin në një tenxhere, shtojmë miellin dhe e përziejemë me lugë druri derisa të marrë ngjyrë të artë të lehtë. Shtojmë gradualisht qumështin duke e përzier vazhdimisht që të mos formojë kokrriza. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak arrëmoskat. Mbushim tubat e makaronave me masën e spinaqit me një lugë të vogël ose qese pastiçerie. I vendosim në tavë të lyer me pak gjalpë, sipër hedhim salcën beshamel dhe në fund djathin e grirë kaçkavall. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 190°C për 30–35 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë| 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 22 Tetor – Nga pensioni i 13-të te bujqësia, në prodhim apo në krizë?
-
VIDEO
Bujqësia, Zusi për Report Tv: Sektori më jetik për ne ndodhet në krizë, është dega më e mbingarkuar me taksa
Alban Zusi i ftuar në ‘Shtypi i ditës dhe Ju’ teksa foli për bujqësinë theksoi se mënyra e funksionimit të infrastrukturës institucionale është thelbësore që ku sektor të vazhdojë të zhvillohet.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 22 Tetor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga 10 deri në 15 mijë lekë shpërblim për pensionistët te Dodik e Berisha rastet që nxorrën jashtë loje lobimin për non grata-n e deri tek Aldo Avdyli "i dyshuari kryesor" për zhdukjen e Vis Martinajt.