• VIDEO

    Atentat ndaj shtëpisë së Kryetarit të Kasacionit, Zef Brozit, shtypi 31 vite më parë

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 23 Tetor 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga dy të rinj vriten pas sherrit për një kafe te pse Edi Rama "kërkoi sherr" në Londer e deri tek kush e vrau gjyqtarin Skerdilajd Konomi?

  • VIDEO

    PJESA 2 Repolitix | Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit, Fatos Klosi: Tentativë për grusht shteti, u organizua nga Berisha! Në zyrë Nanos i lanë një plumb

    Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tha se kjo ishte kryengritje u organizua nga Sali Berisha dhe ai është përgjegjës, pasi pa dhënë ai urdhër nuk mund të bëhej asgjë. Sipas tij, Berisha donte të tregonte se ishte akoma i fuqishëm, ndërsa pushteti s’mund të merrej me dhunë.

  • VIDEO

    PJESA 1 Repolitix| Rishikimi i buxhetit/ Gjediku: Bonusi për pensionistët në fundvit do të variojnë nga 10 mijë lekë në 15 mijë lekë! Sejdarasi: Duhet reformuar skema

    Qeveria ka vendosur të shtojë fondin në dispozicion të bonusit të fundvitit për pensionistët. Nga 37.5 milionë euro që ishte parashikuar në buxhetin fillestar, vlera është rritur në 97 milionë euro. Një shtesë e barabartë me gjysmën e vlerës së rritjes së të ardhurave.

  • VIDEO

    Ervis Martinaj është betonuar? Deklarata e ekspertit Fatjon Softa: Ekziston mundësia…

     

    Eksperti i sigurisë Fatjon Softa në 'Studio Live' me Ermal Qorin analizon vrasjen tronditëse në Durrës për një express dhe zhdukjen misterioze të Ervis Martinit, ku nuk përjashton as skenarin e jetës, as atë të vdekjes.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Frika ime s’ishte sëmundja, por nëna që s’di gjë’/46-vjeçarja:E gënjeva kur hyra në sallë

    Në këtë episod të “Pa Gjurmë”, një 46-vjeçare nga Malësia e Madhe rrëfen historinë e saj të dhimbshme dhe plot kurajë. Përballë sëmundjes së rëndë, ajo mbeti e vetme mes frikës dhe mungesës së mbështetjes, ndërsa përpiqej të mos e trondiste nënën e moshuar që ende nuk di asgjë për diagnozën e saj. Nëna e dy fëmijëve tregon momentin kur mësoi se kishte kancer në gji dhe vendimin e vështirë për të luftuar për jetën. Në studio, ajo përlotet kur falënderon mjeken që i qëndroi pranë në çdo hap të trajtimit, duke i dhuruar shpresë dhe jetë. Një histori që prek çdo nënë, çdo bijë dhe çdo grua që ka zgjedhur të mos dorëzohet. “Pa Gjurmë”m aty ku çdo histori kthehet në një thirrje për jetë.

  • VIDEO

    Nga Kuvendi tek fushata në Tiranë, Xhemal Qefalia për Report Tv: Opozita pengesë për parlamentin! Zgjedhjet i fiton PS, Fatos Nano shembull në politikë

    Për legjislaturën e 11-të, Qefali nuk arriti të futej në Kuvend. Ish-deputeti thotë se tashmë që nuk është pjesë, nuk është ndonjë ndjesi e veçantë, pasi funksionimi i parlamentit nuk ka ndryshuar, pavarësisht qasjeve të reja.

  • VIDEO

    Frontline Interview- SPAK në dorë emrin e vrasësit të Ervis Martinajt? Gazetari zbërthen pasurinë miliona €

     

    Qyno tha se i dyshuari kryesor për zhdukjen e tij është Aldo Avdyli. Një koment e pati edhe për ngjarjen që ndodhi sot në Durrës, ku pas një debati me kamarierin për një kafe në një lokal ka përfunduar me dy të vrarë në Manëz.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 22 Tetor 2025 – Receta/ Mit apo fakt/ Enjtja e këmbëve / Kumbullat, vlerat ushqyese

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pashaqofte në supë perimesh prerë me vezë dhe limon / Kaneloni me spinaq dhe gjizë / Papare me nenexhik.

    Me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka ndalemi çdo të mërkurë tek ajo që shpesh na ngatërron më shumë se vetë dieta: mitet mbi shëndetin dhe ushqimet. E vërtetë apo mit? Këtë javë kemi përzgjedhur një mit që e dëgjojmë shpesh: Sëmundjet kronike janë të pashërueshme. Zbulojmë si qëndron e vërteta!

    Ënjtja e këmbëve është një fenomen i zakonshëm që shumë njerëz e përjetojnë, sidomos pas një dite të gjatë në këmbë apo në pozicion të ulur. Por kur ënjtja bëhet e përsëritur, e pashpjegueshme ose shoqërohet me simptoma të tjera, ajo mund të jetë sinjal i një problemi më të thellë shëndetësor, nga çrregullimet e qarkullimit të gjakut tek sëmundjet e zemrës, veshkave apo mëlçisë. Me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, në "Rreze Dielli" tregojmë se kur ënjtja e këmbëve është pasojë e lodhjes së zakonshme dhe kur ajo kërkon vëmendje mjekësore. Shqyrtojmë shkaqet më të zakonshme, mënyrat e identifikimit të tyre dhe rolin që luan ushqimi në menaxhimin apo përkeqësimin e këtij problemi. Gjithashtu, përqendrohemi te ushqimet që ndihmojnë në reduktimin e mbajtjes së lëngjeve dhe te një regjim ushqimor që favorizon një qarkullim më të mirë të gjakut dhe funksion të shëndetshëm të organeve.

    Vjeshta sjell me vete një bollëk ngjyrash, freski në ajër dhe një nga frutat më të shijshme e më të nënvlerësuara të stinës: kumbullat. Të ëmbla, pak thartore dhe plot lëng, kumbullat nuk janë thjesht një kënaqësi sezonale, por një burim i vërtetë vlerash ushqyese për organizmin tonë, të pasura me vitaminë C, antioksidantë e fibra. Në studion e "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka zbulojmë pse kumbullat janë "fruti i artë" i vjeshtës, çfarë lëndësh ushqyese përmbajnë, si ndikojnë në shëndetin tonë të përditshëm, dhe mënyra të thjeshta për t’i përfshirë në regjimin ushqimor. Është koha ideale për t’i shijuar dhe për të përfituar nga fuqia e tyre natyrale.

  • VIDEO

    KUMBULLAT detoks natyral dhe jo vetëm… / Ja çfarë ndodh kur i ha përditë

    Vjeshta sjell me vete një bollëk ngjyrash, freski në ajër dhe një nga frutat më të shijshme e më të nënvlerësuara të stinës: kumbullat. Të ëmbla, pak thartore dhe plot lëng, kumbullat nuk janë thjesht një kënaqësi sezonale, por një burim i vërtetë vlerash ushqyese për organizmin tonë, të pasura me vitaminë C, antioksidantë e fibra. Në studion e "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka zbulojmë pse kumbullat janë "fruti i artë" i vjeshtës, çfarë lëndësh ushqyese përmbajnë, si ndikojnë në shëndetin tonë të përditshëm, dhe mënyra të thjeshta për t’i përfshirë në regjimin ushqimor. Është koha ideale për t’i shijuar dhe për të përfituar nga fuqia e tyre natyrale.

  • VIDEO

    Kallëzimi për Berishën dhe 9 të tjerët, avokati Beqiri: Kryengritja e armatosur krim kundër njerëzimit, rrezikojnë burg të përjetshëm

    Avokati Idajet Beqiri në një intervistë për Report Tv thotë se kryengritja e armatosur konsiderohet krim kundër njerëzimit. Pas kallëzimit të depozituar në SPAK për Sali Berishën dhe 9 të tjerë të cilët ishin organizatorë të kryengritjes së armatosur të 14 shtatorit, Beqiri thotë se rrezikojnë burg të përjetshëm.

    “Grushti i ‘98 është ngjarja më e tmerrshme që i ka ndodhur historisë së Shqipërisë. Asnjërit prej tyre nuk iu fut një gjemb në këmbë, kur shikon që ai ngrihet sot me çdo lloj mjeti do ta marri pushtetin, ne s’do bindemi dhe molotovët i përdor çdo vit, do të thotë që ne jemi në rrezik të jashtëzakonshëm.

    Për Berishën, Ridvan Bode, Genc Pollon, Shaban Meminë, që kanë qenë organizatorët e kësaj kryengritje të armatosur, rrezikojnë burg të përjetshëm. Nuk parashkruhen krimet kundër njerëzimit, e kemi të theksuar në Kod Penal”, tha Beqiri.

  • VIDEO

    Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit në SPAK, Beqiri në Report Tv: E udhëhoqi Berisha! Donte të vriste Nanon, por s’e gjeti në zyrë

    Idajet Beqiri i cili dorëzoi në SPAK kallëzimin për kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit, thotë se në kallëzim tregohet me detaje kronologjia e kryengritjes së 14 shtatorit, për të cilën thotë se u udhëhoq nga Sali Berisha pasi kërkonte të mbante pushtetin.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv