• VIDEO

    Humbja në zgjedhje/ Salianji për Report TV: Pas raportit të OSBE/ODIHR, do bëjmë një analizë brenda PD! Duhet të ketë vendimmarrje

    Brenda PD-së duhet të ketë vendimmarrje për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Kështu u shpreh ish-deputeti Ervin Salianji në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” teksa tha se pas raportit, por edhe pas përfundimit të zgjedhjeve të pjesshsme, do të bëhet një analizë e thelluar.

  • VIDEO

    Sekreti korean për lëkurë të bardhë e të butë / Ky truk do ta transformojë fytyrën tënde në 7 ditë

    Sot do të zbulojmë një nga sekretet më të famshme të bukurisë aziatike, një recetë e thjeshtë, natyrale dhe super efektive për lëkurë të bardhë, të butë dhe plot shkëlqim! Bëhet fjalë për kubet magjike të akullit me oriz, qumësht kokosi dhe mjaltë, një kombinim që ndihmon në zbardhjen, ushqimin dhe rigjenerimin e fytyrës. Ky ritual bukurie është përdorur prej shekujsh nga gratë aziatike për të ruajtur freskinë dhe rininë e lëkurës, dhe tani mund ta bësh edhe ti, direkt në shtëpinë tënde! Niki dhe Stela në "Rreze Dielli" tregojnë si përgatiten kubet, si përdoren në mënyrën e duhur, dhe pse përbërësit e tyre janë kaq të fuqishëm për një lëkurë rrezatuese dhe të butë si mëndafsh.

  • VIDEO

    U diplomuan me bebat në duar! Momentet që lanë të gjithë pa fjalë

    Ndalemi sot tek një event tepër i veçantë, një moment që ngjall emocione të forta për secilin prej nesh, diplomimi. Ceremonia që për shumë njerëz mbetet një kujtim i paharrueshëm, një përmbyllje e bukur e viteve të përpjekjeve, ëndrrave dhe sakrificave. Por sot do të flasim për disa vajza të jashtëzakonshme, të cilat e kanë bërë këtë ditë edhe më të veçantë. Me ne në "Rreze Dielli" janë Arjola Koçi, Alisa Sinameta dhe Marinela Cahani Muça, tre nëna të reja që kanë ndarë momentin e diplomimit me fëmijët e tyre të vegjël, duke e kthyer ceremoninë e parakalimit në një çast plot dashuri, emocione dhe krenari. Në këtë bisedë do të zbulojmë atmosferën e bukur të atij momenti unik, por edhe sfidat, lodhjen dhe sakrificat që këto “studente-nëna” kanë përjetuar ndër vite, duke ndjekur njëkohësisht rrugëtimin e dijes dhe të mëmësisë.

  • VIDEO

    Tavë me presh, vezë dhe oriz nga zonja Albana / Recetë me super shije në pak minuta!

    Tavë me presh, vezë dhe oriz

    Përbërësit:

    • 1 kg presh
    • 350 gr qepë
    • 1 lgj salcë domate
    • 20 gr oriz
    • 4 vezë
    • 1 lgj uthull rrushi
    • Vaj luledielli
    • Kripë, piper i zi
    • Spec djegës
    • Majdanoz

    Përgatitja:

    Në një tigan ngrohim vajin e lulediellit dhe kaurdisim qepët e grira derisa të zbuten. Shtojmë preshin e prerë në copa dhe vazhdojmë skuqjen derisa të zverdhet pak. Hedhim salcën e domates, piperin e zi, specin djegës dhe i përziejmë mirë. Shtojmë orizin, pak ujë dhe e lëmë të ziejë ngadalë derisa masa të mpikset pak. E heqim nga zjarri, e lëmë të ftohet pak më pas e përziejmë me vezët e rrahura. Kalojmë përzierjen në tavë dhe e pjekim në 180°C derisa të marrë ngjyrë të artë sipër.

  • VIDEO

    Klosi: Majko dhe Meta rehabilituan Berishën pas 14 shtatorit

    Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi, për ‘Repolitix’ në Report Tv, rrëfen sesi kriza politike në vend dhe kryengritja e armatosur, u pasua nga greva e studentëve. Edhe për këtë ngjarje, Klosi tregon se fshihej Sali Berisha.

    Ka qenë kryeministri i kohës, Pandeli Majko dhe Ilir Meta, të cilët u futën në bisedime me studentët duke i dhënë fund kështu dhe grevës. Pas kësaj, Klosi tregon se gradualisht erdhi dhe rehabilimiti i Berishës në politikë.

    “Për një kohë goxha të gjatë, Berishën nuk e takoi askush, as nga diplomatët në Tiranë as në Evropë. Ndodhi greva e studentëve. Policia i nxori në darkë, ata u futën natën e në mëngjes ishin prap në grevë. Dhe në këtë ka gisht Ilir Meta. Ilir Meta së bashku me Pandeli Majkon, ky i fundit nuk e ka atë kurajë, por e bindi Pandeli Majkon, që të shkonin në bisedonin me studentët dhe u qetësua situata. Aty ndodhi rehabilitimi i Berishës.

    Kryeministri dhe zv.kryeministri shkojnë të takojnë studentët që policia i kishte nxjerrë... ata ishin të organizuar nga Berisha pa asnjë dyshim. Të gjithë donin qetësi pavarësisht se kishte siklete. Ka qenë një frymë... për mua ka qenë e gabuar mbase dhe e pamundur për të reaguar me forcë.

    Gjuhën e butë e përdorën ata që u goditën nga Berisha. Faktori ndërkombëtar asnjëherë nuk ka dashur që këtu të ketë luftë”, tha Klosi.

  • VIDEO

    Pizza e shpejtë në tavë, ja sekreti i shijes perfekte nga zonja Albana

    Pizza e shpejtë në tavë

    Përbërësit:

    • 2 vezë
    • 2 gota qumësht
    • 3 lugë gjelle vaj
    • 1 filxhan + 2 lugë miell (rreth 160 gr)
    • 1 majë luge kripë

    Për sipërfaqen (sipas dëshirës):

    • Djathë kaçkavall
    • Suxhuk ose sallam i thatë
    • Speca të kuq e jeshil
    • Ullinj, kërpudha ose misër

    Përgatitja:

    Fillimisht ngrohim furrën në 200°C. Përziejmë përbërësit e brumit derisa masa të bëhet homogjene. Vendosim letër pjekjeje në një tepsi dhe sigurohemi të mbulohet mirë edhe anash të mos rrjedhë masa. Hedhim brumin në tepsi dhe e shpërndajmë me lugë që të përhapet njëtrajtshëm. Shtojmë sipër përbërësit e preferuar për pizza (kaçkavall, suxhuk, speca etj.). E vendosim tavën në furrë për rreth 30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të bëhet krokante anash.

  • VIDEO

    OSBE-ODIHR publikon raportin final: Zgjedhjet e 11 majit konkurruese, por mjedisi i polarizuar! Votimi nga jashtë vendit u menaxhua mirë

    OSBE-ODHIR ka publikuar raportin final për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Report Tv ka siguruar raportin në të cilin thuhet se zgjedhjet e 11 majit ishin konkurruese, por u zhvilluan në një mjedis politik të polarizuar.

    • VIDEO

      Bazin me kripë, receta e vjetër e kaçamakut sipas traditës kosovare nga zonja Albana

      Bazin me kripë

      Përbërësit:

      • 2 gota ujë
      • 1 gotë miell misri
      • 4 lugë gjalpë të tretur
      • Kripë sipas dëshirës

      Për servirje:

      • Lakër arme ose djathë të grirë
      • Vaj ulliri

      Përgatitja:

      Vendosim ujin të vlojë në temperaturë të lartë. Kur uji merr valë, shtojmë pak kripë. Duke e përzier me dorë, shtojmë ngadalë miellin e misrit në ujin që vlon, që të mos bëhet me kokrriza. Ulim nxehtësinë dhe shtojmë gjalpin. E përziejmë derisa të trashet si një lloj pureje. E heqim nga zjarri dhe e hedhim në pjatë. Shtojmë sipër lakër arme ose djathë të grirë dhe pak vaj ulliri.

    • VIDEO

      Vranë babanë, burg përjetë për djalin Hysen Meta! Gjykata e Durrësit dënon me 16 vite burg 2 fëmijët e tjerë dhe nënën

      Hysen Meta dhe Hygerta Meta kishin planifikuar vrasjen e babait të tyre. Ngjarja ndodhi mesditën e 10 shkurtit 2024. Për fshehjen e gjurmëve dhe të trupit të viktimës ka ndihmuar i vëllai Amarildo Meta dhe e ëma e tyre Blerina Meta.

    • VIDEO

      Durrës/ Vrasja e dy të rinjve në Manëz, policia zbardh dinamikën: 4 të arrestuar për moskallëzim krimi!

      Në pranga janë vënë 4 persona për moskallëzim krimi. Në kërkim është ende Daniel Pepa që vrau Flori Paluçin pasi ky i fundit i qëlloi shokun Aranit Kurti. Në kërkim është edhe një tjetër me të cilin Pepa u largua.

      • VIDEO

        Emisioni i plotë| 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 22 Tetor - Nga vrasja për një kafe tek bonusi që zemëroi pensionistët

      • VIDEO

        Vrasja e të rinjve në Manëz për një kafe, sociologu: Ky rast është një kambanë alarmi për shoqërinë

        Sociologu Gëzim Tushi ishte i ftuar sot në 'Shtypin e ditës dhe Ju'. Gjatë kësaj interviste ai tha se krimi ka filluar të strukturohet dhe zgjidhja e këtij problemi është shumë i vështirë: Një nga shkaqet e krimit është edhe indiferenca sociale.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv