-
VIDEO
Idajet Beqiri për Report Tv: Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, vrasje ndaj drejtësisë, t’i jepet mësim prokurorit
Beqiri u ndal edhe tek sulmet e kreut të PD Sali Berisha, për gjyqtaren Irena Gjoka, ditën e sotme nga SPAK ku shkoi në zbatim të masës detyrim paraqitje për aferën “Partizani”.
-
VIDEO
Emisioni i plotë Bota Report| ALARMI në Bruksel/ Putin drejt zemrës së BE për samitin me Trump, zbulohen 3 itineraret sekrete
I ftuar në emisionin ‘Bota Report’, në Report, ditën e sotme, ai u shpreh se edhe presidenti Donald Trump do që të arrihet një armëpushim mes palëve.
-
VIDEO
Zgjedhjet në RMV, Albin Kurti përkrah ‘VLEN’! Analisti: Ja pse nuk mbështeti BDI-n e Ali Ahmetit
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Tetor 2025 – Receta tradite/ Ngjyrat e fatit për 12 shenjat e zodiakut
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lakror tradicional me miell misri me presh / Çomlek me mish / Supë me krahë pule.
Që nga lashtësia, njerëzit kanë kërkuar mënyra për të kuptuar më mirë veten dhe botën që i rrethon, dhe një nga këto mënyra ka qenë përmes lidhjes së energjive me natyrën njerëzore. Astrologjia si një art i vjetër dhe i ndërlikuar, nuk ndalet vetëm në karakteristikat e shenjave të zodiakut, por shkon më tej, duke lidhur çdo shenjë me ngjyra të caktuara që rezonojnë me energjinë e saj të brendshme. Ngjyrat ndikojnë në emocionet tona, në mendimet tona, në mënyrën se si e përjetojmë botën dhe madje edhe në fatin tonë. Çdo ngjyrë mbart një frekuencë të caktuar dhe një mesazh të veçantë, që mund të përforcojë ose të balancojë tiparet tona sipas shenjës astrologjike që na përfaqëson. Çdo shenjë e zodiakut ka tonalitetin e vet të ngjyrës, ndaj në "Rreze Dielli" me numerologen dhe astrologen Liza Gjika zbulojmë se cila është ngjyra e shpirtit tonë astrologjik dhe si mund të na ndihmojë ajo të jetojmë në harmoni me energjitë që na rrethojnë.
-
VIDEO
‘PD i ka shitur zgjedhjet!’ Këshilltari i bashkisë shuplakë Berishës: Luan për interesat personale
Gjergji Nika sqaron se vendimi për të mos mbështetur atë në zgjedhjet e pjesshme, është marrë nga kryesia e Partisë Demokratike. Nika është shprehur se ajo që e shtyu për të shpallur kandidaturën e pavarur, ishte presioni i madh që i ushtroi opozita për të mos marrë pjesë në zgjedhje.
-
VIDEO
Lezhë/ I akuzuar për marrëdhënie intime me të miturën, Gjykata dënon me 12 vite burg 38-vjeçarin
Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 18 vite burg, por duke përfituar uljen e 1/3 së dënimit për gjykim të shkurtuar, Gjoka do të vuajë 12 vite heqje lirie për akuzat “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.
-
VIDEO
Çomlek i shijshëm me mish, receta speciale e përgatitjes në shtëpi nga zonja Albana
Çomlek me mish
Përbërësit:
- 1 kg mish
- 1 kg qepujka
- 2 filxhanë kafeje vaj ulliri
- 2 lugë gjalpë të tretur
- 1 lugë gjelle salcë
- 1 filxhan uthull
- 1 kokërr hudhër
- 2 gjethe dafine
- Kokrra piper të zi
- Pak piper të zi të sapobluar
- Pak piper të kuq të djegës
- Kripë sipas dëshirës
Përgatitja:
Presim mishin në copa jo shumë të mëdha dhe e lëmë të kullojë. Në tigan ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin, dhe kaurdisim copat e mishit derisa të marrin ngjyrë të artë. Pasi skuqen i heqim mënjanë dhe në të njëjtin vaj kaurdisim qepët derisa të zbuten e të marrin ngjyrë floriri. Shtojmë mishin, salcën e domateve dhe pak ujë, vendosim kapakun dhe e lëmë gjellën të gatuhet në zjarr të ngadaltë. Në minutat e fundit shtojmë hudhrën e shtypur, kripën, piperin e zi, pak piper të kuq djegës, gjethet e dafinës dhe uthullën.
-
VIDEO
Supë me krahë pule nga zonja Albana / Ja mënyra më e shijshme për t’a gatuar
Supë me krahë pule
Përbërësit:
- 200-300 gr krahë pule
- 2 lugë salcë domatesh
- 1 vezë
- 1 lugë ajkë
- 1 karotë
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Krahēt e pastruar të.pulës i vendosim të ziejnë në 1.5 litër ujë së bashku me karotën e kaluar në rende dhe me pak kripē. Pasi të jetë zier mishi, e largojmë nga kockat dhe e ndajmë në copa të vogla. E vendosim përsëri në tenxhere ku shtojmë salcë domatesh ose domate të kaluara në rende. E lëmë pak në vlim dhe në fund hedhim ajkën e tundur me vezē. E shërbejmë të ngrohtë me pak majdanoz të grirë hollë.
-
VIDEO
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për të shpallur të pavlefshme veprimet hetimore paraprake të SPAK
Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për të shpallur të pavlefshme veprimet hetimore paraprake të kryera nga SPAK. Apeli lë në fuqi vendimin e datës 1 shtator të Shkallës së Parë.
-
VIDEO
Lakror tradicional me miell misri me presh nga zonja Albana
Lakror tradicional me miell misri me presh
Përbërësit:
- 500 gr miell misri
- 400 ml kos
- 2 vezë
- 50 ml vaj ulliri
- 5 gr kripë
Për mbushjen:
- 1 kg presh
- Vaj ulliri
- Kripë, piper, nenexhik
Përgatitja:
Pasi kemi pastruar preshin e presim hollë, e spërkasim me kripë dhe e kaurdisim me vaj ulliri në zjarr të ulët. Pasi preshi të jetë gatuar shtojmë erëzat. Në një enë hedhim vezët, kosin, vajin, pak kripë dhe i përziejmë duke shtuar edhe miellin e misrit. Pasi brumi është bërë një masë e plotë hedhim gjysmën e tij në një tavë të lyer me vaj. Sipër shtojmë mbushjen duke e hapur me lugë në të gjithë sipërfaqen, më pas shtojmë pjesën tjetër të brumit. E vendosim lakrorin në furrë të nxehtë në temperaturën 200 °C për 20 minuta.
-
VIDEO
Si mund te rriten pensionet? Eksperti Lusha zbulon mënyrën: Të shkurtohet administrata
-
VIDEO
Nga ‘JO’ kushtetutës së Berishës te keqtrajtimet policore, çfarë shkruanin gazetat 31 vite më parë