-
VIDEO
Byrekë të vegjël me djathë që përgatiten në çast nga zonja Albana
Byrekë të vegjël me djathë
Përbërësit:
Për brumin:
- 200 gr kos i trashë
- 150 gr gjalpë i shkrirë
- 180 ml vaj luledielli (ose vaj misri)
- 500 gr miell që fryhet vetë
- 3 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë imët
- Kripë, piper i zi i freskët
Për mbushjen:
- 250 gr djathë i bardhë
- 100 gr djathë kaçkavall i grirë
- 1 vezë
- Pak piper i zi
Për sipërfaqen:
- 1 e verdhë veze
- Fara susami
Përgatitja:
Përziejmë kosin me gjalpin dhe vajin derisa të bëhen krem homogjen. Shtojmë miellin gradualisht me kripën, piperin dhe djathin kaçkavall. E përziejmë derisa të formohet një brumë i butë që nuk ngjitet në duar. Në një enë tjetër, përziejmë përbërësit e mbushjes. Marrim toptha të vegjël brumi, i hapim pak me duar, vendosim një lugë nga mbushja dhe i mbyllim si gjysmëhënë. I lyejmë byreçkat me të verdhë veze dhe i spërkatim me susam sipër. I pjekim në 180°C për rreth 30–35 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Bonusi i pensionistëve në rritje/Eksperti Sefa me "lajme të mira": Rreth 100-150 mijë lekë të vjetra
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 24 Tetor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga raporti i ODIHR, Saliu dhe qeveria te Berisha u jep leksion deputetëve të rinj e deri tek Franca mund të bllokojë sërish hyrjen e Shqipërisë në BE?
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| Frontline- Shpërthen debati/ ‘Berishës dhe Ramës nuk i ha …. çfarë thotë OSBE’
Raporti final i OSBE-ODHIR ka qenë në fokus të emisionit ‘Frontline’ në Report Tv mbrëmjen e sotme. I ftuar në emision juristi Indrit Sefa, tha se raporti për zgjedhjet e 11 majit ishte i njëjtë me raportet që janë bërë për zgjedhjet në Shqipëri ndër vite.
-
VIDEO
PS u tërhoq nga ‘Gjithpërfshirja’, aktivistja për Report Tv: Nuk synonte gjini të reja, ligji nuk ndikon në konceptin e familjes
Aktivistja Ines Leskaj, e ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se termi gjithëpërfshirje nuk do të thotë se mund të ishin edhe gjini të tjera. Ajo tha se ligji nuk ndikon në konceptin e familjes.
-
VIDEO
Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit/ Fatmir Merkoçi për Report Tv: U vonua, por asgjë e re! Në Shqipëri bëhet pazar, jo politikë
I pyetur lidhur me trajnimin që do t’u bëhet deputetëve të rinj të PD, Merkoçi tha se Berisha s’ka asnjë vizion dhe se ka kopjuar kryeministrin Edi Rama.
-
VIDEO
Zhduket paraja Cash? Ekspertët zbulojnë çfarë na pret: Bitcoin merr pushtet...
-
VIDEO
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Ish-gruaja më dhunoi në mes të qytetit’/Burri nga Elbasani: E fal, dua vetëm djalin
Një histori konflikti që ka ndarë një baba nga djali i tij. 37-vjeçari nga Elbasani, Bukurosh Ruda, rrëfen në “Pa Gjurmë” betejën për të takuar të birin, pas një divorci të vështirë dhe akuzash të ndërsjella. Ai pretendon se ish-bashkëshortja e dhunoi publikisht dhe e denoncoi për dhunë, ndërsa kërkon ndihmë nga institucionet për të marrë kujdestarinë e fëmijës. Një rrëfim i ndjeshëm për dashurinë e një babai dhe pasojat e një ndarjeje të dhimbshme. Na ndiqni me ‘Pa Gjurme’ çdo mesditë, ora 16:00 në ekranin e Report TV.
-
VIDEO
Bota Report| Lufta Rusi-Ukrainë, Etjen Xhafaj për Report Tv: Putin synon zgjatjen e saj! Beqa: Asnjëra palë nuk fiton dot
Ndërkohë, Mentor Beqa, pedagagu për marrëdhëniet ndërkombëtare, në një lidhje skype tha se Putin do që të marrë territoret që synon në Ukrainë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Tetor 2025 – Receta/ Të diplomohesh me beb/ Bëje vetë, maska shtëpie
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me presh, vezë dhe oriz / Pizza e shpejtë në tavë / Bazin me kripë.
Ndalemi sot tek një event tepër i veçantë, një moment që ngjall emocione të forta për secilin prej nesh, diplomimi. Ceremonia që për shumë njerëz mbetet një kujtim i paharrueshëm, një përmbyllje e bukur e viteve të përpjekjeve, ëndrrave dhe sakrificave. Por sot do të flasim për disa vajza të jashtëzakonshme, të cilat e kanë bërë këtë ditë edhe më të veçantë. Me ne në "Rreze Dielli" janë Arjola Koçi, Alisa Sinameta dhe Marinela Cahani Muça, tre nëna të reja që kanë ndarë momentin e diplomimit me fëmijët e tyre të vegjël, duke e kthyer ceremoninë e parakalimit në një çast plot dashuri, emocione dhe krenari. Në këtë bisedë do të zbulojmë atmosferën e bukur të atij momenti unik, por edhe sfidat, lodhjen dhe sakrificat që këto “studente-nëna” kanë përjetuar ndër vite, duke ndjekur njëkohësisht rrugëtimin e dijes dhe të mëmësisë.
Sot do të zbulojmë një nga sekretet më të famshme të bukurisë aziatike, një recetë e thjeshtë, natyrale dhe super efektive për lëkurë të bardhë, të butë dhe plot shkëlqim! Bëhet fjalë për kubet magjike të akullit me oriz, qumësht kokosi dhe mjaltë, një kombinim që ndihmon në zbardhjen, ushqimin dhe rigjenerimin e fytyrës. Ky ritual bukurie është përdorur prej shekujsh nga gratë aziatike për të ruajtur freskinë dhe rininë e lëkurës, dhe tani mund ta bësh edhe ti, direkt në shtëpinë tënde! Niki dhe Stela në "Rreze Dielli" tregojnë si përgatiten kubet, si përdoren në mënyrën e duhur, dhe pse përbërësit e tyre janë kaq të fuqishëm për një lëkurë rrezatuese dhe të butë si mëndafsh.
-
VIDEO
A do përballet me Berishën për kreun e PD në 2026-ën? Salianji: Do bëj gjithçka që partia të bëhet e fortë
Ish-deputeti, Ervin Salianji, gjatë intervistës për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV u pyet nga gazetari Nertil Agalliu nëse do të kandidojë për kreun e PD-së në vitin 2026. Ai iu shmang pyetjes duke thënë se ambicia e tij është që PD-ja të jetë e fortë dhe konkurruese për të rrëzuar qeverinë. Më tej, ai tha se do të bëjë gjithçka për të forcuar partinë.
“Mendoj se është momenti që të gjithë në PD të tërhiqen në ambiciet e tyre. Ambicia ime si e çdo opozitari është që PD të jetë e fortë konkurruese dhe që bën të mundur ndryshimin e qeverisjes. Ne duhet të gjithë që kanë profil publik dhe kontakte të gjejmë rrugën se si arrihet në këtë drejtim. PD duhet të bëjë bashkimin e të gjithë personaliteteve politike. Basha? Nëse është, a është e keni parë këto kohë...nëse është. Unë po them të gjithë personalitetet që janë aktiv, që kanë mendime ndryshe, që kanë kontribuuar, që për një arsye a tjetër mund të jenë të mërzitur të pakënaqur apo qëndrime ndryshe, të bashkohen të gjithë. Secili bashkohet rreth partisë. Pjesa tjetër që është e domosdoshme në PD është hapja drejt profileve që kanë kredibilitet.”, u shpreh Salianji.
Por më pas kur u “ngacmua” sërish për kandidimin, ai tha:
“Personalisht po e them dhe do e them do bëj gjithçka që PD të jetë e fortë. Unë i vetëm nuk jam në të gjitha drejtimet. Nuk është betejë për interes personal por për ta pasur PD më të fortë dhe konkurruese për të ndryshuar qeverinë. Nuk kam qëllim personal për të pasur funksion, edhe pa funksion kam zë publik.”
-
VIDEO
Sigurimi i makinës do të ndryshojë sërish! Nga 1 janari 2026 aksidentet kushtojnë më shumë