-
VIDEO
"Presidenti shqiptar Berisha pa datëlindje!? Ja çfarë shkruhej në shtypin shqiptar 31 vite më parë
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| Repolitix- ‘Shkëlqimi i SPAK dhe “rënia” e drejtësisë! Çfarë ndodhi me Vetingun? Prokurorët ngrenë alarmin
Avokati Përparim Çaça, tha se reforma në drejtësi është drejtë dështimit. Sipas tij, sot në gjykata ka mungesë të gjyqtarëve. Analisti Endri Tafani, u ndal tek harta e re gjyqësore që sipas tij ka sjell tejzgjatje të afateve të hetimeve dhe mbingarkesë të punës për gjyqtarët dhe prokurorët.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-‘Ai s’do të largohej kurrë’/Përplasje e fortë për zhdukjen e të riut: E vranë shokët!
Përplasja për zhdukjen e 41-vjeçarit Erjon Bregu sjell tension në studio. Vjehrri dhe kushërira e të zhdukurit akuzojnë njëri-tjetrin për heshtje, mosinteresim dhe përhapje lajmesh të rreme. Ermelinda Bregu, kushërira, thotë se nusja e Erjonit kërkon divorc dhe nuk po e kërkon më burrin e saj. Nga ana tjetër, vjehrri kërkon ndihmë për ta gjetur dhëndrin dhe hedh poshtë çdo akuzë.Një debat i fortë, me akuza të ndërsjella, që zbardh prapaskena të reja mbi këtë histori misterioze. Ndiqni “Pa Gjurmë” me Odeta Dume, çdo ditë në orën 16:00 në Report TV
-
VIDEO
E FUNDIT/ Sërish PARA për pensionistët, bonuse dhe rritje të larta, ekspertja jep lajmin
Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.
-
VIDEO
Dita e 7-të në grevë për rritje pagash, naftëtarët e ‘Bankers’ për Report Tv: Na kërcënojnë se do të mbyllin fushën! Sot punën tonë po e bëjnë njerëz jo të profesionit
Naftëtarët kanë paralajmëruar përshkallëzimin e grevës në rast se nuk do të ketë negociata me kompaninë. Pavarësisht se ditën e sotme, përfaqësues të Bankers kanë zhvilluar një takim me grevistët, ende nuk ka asnjë vendimmarrje konkrete nga ana e kompanisë.
-
VIDEO
Stoku i dosjeve në gjykata/ Avokati Pjetra për Report Tv: 80 mijë vetëm në Apel, KLP të marrë masa! Duka: Drejtësia në kolaps, ka mungesë magjistratësh
Për avokatin Alfred Duka, drejtësia ndodhet në kolaps dhe se mijëra dosje janë në pritje. Sipas tij në gjykata ka mungesë magjistratësh, ndërsa theksoi se prokurorët dhe gjyqtarët që janë kanë ngarkesë të jashtëzakonshme pune.
-
VIDEO
Frontline interview| Arrestimi i avokatit Ulian Bajrami/ Romeo Kara: Barazia në sallën e gjyqit nuk ekziston! Drejtësia në pikën më të dobët
Avokati Romeo Kara, tha se në raste të tilla mund të kishte paralajmërim, ose gjobë, por jo arrestim. Avokati komentoi edhe nisjen e verifikimeve me iniciativë nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, për rastin e ndalimit të avokatit Ulian Barjami.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 21 Tetor 2025 – Receta/ Traditat e harruara të Dasmave nga veriu në jug
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tatli Stambolli –Sheqerparka / Supë me perime dhe lëng kockash.
Dasma kjo festë e madhe e cila ndër vite ka humbur shumë nga tradita mbetet një ndër momentet më të bukura të jetës së njeriut. Por dasma është edhe kulturë e traditë e një kombi. Ceremonia dhe ritet në vendin tonë kanë qënë të “shenjta”, martesa në traditën popullore shqiptare është konsideruar nga zakonet më të dëshiruara, një zakon gëzimi. Dasmat e dikurshme tradicionale zgjasnin tri ditë e netë dhe organizoheshin për të marrë nusen ditën e hënë ose të enjte. Dasma tradicionale organizohej në shtëpinë e dhëndrit, dhe kënaxheçi në shtëpinë e vajzës, ndërsa në ditët e sotme dasmat organizohen në lokale publike me arredime marramendëse. Marrja e nuses me kalë apo qerre të mbuluara pothuajse është një e shkuar. Sot shumë tradita kanë ndryshuar, megjithatë sa herë i kthehemi të shkuarës gjithmonë e më shumë na pëlqen ajo që duhet të mundohemi gjithmonë ta ruajmë! Të ftuarit në “Rreze Dielli” Natasha Mio, Skënder Allkoçi dhe Ridvan Koliçaj, kujtojnë plot emocion e nostalgji traditat dhe zakonet e harruara të dasmave nga veriu në jug - hyrja në oborr e dhëndrit, çasti i zbritjes së nuses, thyerja e rrugës nga krushqit, shoqërimi i nuses nga vëllezërit e saj, grushtimi në shpinë nga i vëllai, vaji i nuses, prekja tri herë me dorë e ballit të derës, etj…
-
VIDEO
Merr fund meraku i pensionistëve, qeveria bonus për fundvit! Eksperti zbulon në studio shifrën
-
VIDEO
‘Nëse nusja nuk ishte e virgjër dhëndri priste gishtin dhe lyente çarçafin’, historitë e dasmave shqiptare
Dasma kjo festë e madhe e cila ndër vite ka humbur shumë nga tradita mbetet një ndër momentet më të bukura të jetës së njeriut. Por dasma është edhe kulturë e traditë e një kombi. Ceremonia dhe ritet në vendin tonë kanë qënë të “shenjta”, martesa në traditën popullore shqiptare është konsideruar nga zakonet më të dëshiruara, një zakon gëzimi. Dasmat e dikurshme tradicionale zgjasnin tri ditë e netë dhe organizoheshin për të marrë nusen ditën e hënë ose të enjte. Dasma tradicionale organizohej në shtëpinë e dhëndrit, dhe kënaxheçi në shtëpinë e vajzës, ndërsa në ditët e sotme dasmat organizohen në lokale publike me arredime marramendëse. Marrja e nuses me kalë apo qerre të mbuluara pothuajse është një e shkuar. Sot shumë tradita kanë ndryshuar, megjithatë sa herë i kthehemi të shkuarës gjithmonë e më shumë na pëlqen ajo që duhet të mundohemi gjithmonë ta ruajmë! Të ftuarit në “Rreze Dielli” Natasha Mio, Skënder Allkoçi dhe Ridvan Koliçaj, kujtojnë plot emocion e nostalgji traditat dhe zakonet e harruara të dasmave nga veriu në jug - hyrja në oborr e dhëndrit, çasti i zbritjes së nuses, thyerja e rrugës nga krushqit, shoqërimi i nuses nga vëllezërit e saj, grushtimi në shpinë nga i vëllai, vaji i nuses, prekja tri herë me dorë e ballit të derës, etj…
-
VIDEO
Tatli Stambolli, receta e Sheqerparka-ve truke nga zonja Albana
Tatli Stambolli / Sheqerparka
Përbërësit:
- 1 ¼ litër qumësht
- 2 bustina sheqer vanilje
- 400 gr miell ermik
- 8 vezë
- 3 lugë supe sheqer pluhur
- 100 gr gjalpë i tretur
Për sherbetin:
- ½ litër ujë
- 1 qeske sheqer vanilje
- 600–700 g sheqer
Përgatitja:
Vlojmë qumështin, më pas shtojmë gradualisht miellin ermik, duke e përzier vazhdimisht që të mos krijohen kokrriza. Shtojmë sheqerin vanilje dhe e përziejmë derisa masa të trashet. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Rrahim vezët me sheqerin pluhur. Hedhim përzierjen e vezëve në masën e miellit me qumësht dhe e përziejmë me lugë. Shtojmë gjalpin e zbutur dhe e përziejmë mirë derisa masa të jetë e njëtrajtshme. Formojmë kuleçë të vegjël dhe i radhitim në tepsi të lyer me gjalpë. I vendosim në pjekje në temperaturë mesatare derisa të marrin ngjyrë të artë. Ndërkohë ziejmë sherbetin (ujë + sheqer + vanilje) dhe e lëmë të ftohet pak. Hedhim sherbetin e nxehtë mbi tatlitë e sapodala nga furra dhe i lëmë që të përthithin sherbetin.
-
VIDEO
Supa kolagjen! Supë me perime dhe lëng kockash nga zonja Albana
Supë me perime dhe lëng kockash
Përbërësit:
- 1 qepë
- 1 patate
- 1 karrotë
- 1 degë selino
- 80 gr oriz
- 1 litër lëng kockash
- Lëng limoni
- Piper kokërr
- 1 domate
- 1 lgj salcë e koncentruar
- Majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim me pak vaj ulliri qepën të prerë në kubikë të vegjël. Sapo qepa të marrë ngjyrë të artë shtojmë perimet dhe vazhdojmë kaurdisjen. Ndërkohë lëngun e kockave që kemi përftuar nga zierja e kockave, e kullojmë dhe e shtojmë tek perimet. Hedhim orizin, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe e lemë supën të marrë valë. Në fund shtojmë lëng limoni dhe majdanoz të grirë imët.