-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË Frontline| Bomba/ Kurti hoqi fondet për avokatët e Thaçit, rrëfimet rrënqethëse të luftëtarëve të UÇK
Shemsi Prençi, tha se politika shqiptare ka vepruar kundër misionit të UÇK-së. Ai theksoi se sot ish-krerët e UÇK mbahen në burg, ndërsa sipas tij, ata që kanë bërë gjendocid në Beograd janë të lirë.
-
VIDEO
Protesta për ish-krerët e UÇK në Tiranë, Gazment Syla: Do të ketë impakt pozitiv, Gjykata Speciale ka devijuar nga misioni i saj
Gazmend Syla, nënkryetari i Shoqatës ‘UÇK’ Gjykata e Speciale ka devijuar nga misioni për të cilën u krijuar. Ai theksoi se duhet që të bëhet një monitorim i punës së kësaj gjykate.
‘Ne duhet që të ngrejmë zërin për ato padrejtësi që po bëhen në Gjykatën Speciale, sepse mendojmë se zëri jonë do të ndihet më larg nga Tirana, sesa të ishim në vend tjetër. Ne e dimë se ajo gjykatë është edhe në përfundim të punës së saj. Këto protesta kanë për të pasur efekt. Kjo gjykatë ka devijuar misionin e saj për të cilin u krijua. Duhet një monitorim i punës së kësaj gjykate. Kjo është një gjykatw politike. Këtë luftë se kemi bërë vetëm ne por e kemi bërë bashkë me aleatët tanë. Ne e bëmë në tokë luftën, kurse ata e bënë përmes ajrit’, tha ai.
-
VIDEO
Protesta për ish- krerët e UÇK në Tiranë/ Lati: Padrejtësi nëse do dënohen
Gazmend Syla, nënkryetari i Shoqatës ‘UÇK’ Gjykata e Speciale ka devijuar nga misioni për të cilën u krijuar. Ai theksoi se duhet që të bëhet një monitorim i punës së kësaj gjykate.
-
VIDEO
Lajm i mirë për pensionistët! 'do të ketë bonus', eksperti zbulon shifrën e lartë që do shpërndahet
-
VIDEO
‘E turpshme!' PD braktis protestën e UÇK! Dash Sula SHUPLAKË Berishës për mosmarrjen pjesë
-
VIDEO
Sulmet e Kurtit ndaj Ramës, deputetja e LVV Arbëreshë Kryeziu për Report Tv: Shqipëria të bënte më shumë për padrejtësitë e Gjykatës Speciale
E ftuar në ‘Studio live’ me moderator Ermal Qori, deputetja e LVV Arbëreshë Kryeziu, ka mbajtur qëndrimin e partisë që bën pjesë, pasi ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për akuza por pasqyrim të realitetit.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË|Bota Report- Gati Lufta SHBA - Rusi/ ‘Hija me zë të hekurt’ drejt Kievit? Politologu zbulon skenarin ukrainas
Politologu Lisander Hoxha i ftuar në emisionin ‘Bota Report’, në Report Tv, tha se kjo luftë duhet që të përfundojë pasi ky është edhe synimi i presidentit SHBA Donald Trump.
-
VIDEO
PD pretendon se Begaj shkeli 7 herë Kushtetutën, Sefa: Edhe nëse Kuvendi voton pro shkarkimit, në fund vendos Gjykata Kushtetuese
Avokati Indrit Sefa, i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’, të moderuar nga Nertil Agalliu,tha se për shkarkimin e presidentit Begaj, duhet një kërkesë nga ¼ e deputetëve të Kuvendit. Ndërsa për shkarkimin duhet që 2/3 e deputetëve duhet të votojë pro.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË 'Shtypi i Ditës' 16 Tetor! Nga TAKSA për varrin e Enver Hoxhës tek akuzat ndaj Berishës
-
VIDEO
Super shije! Mashurka me mish dhe patate nga zonja Albana
Mashurka me mish dhe patate
Përbërësit:
- 700–800 gr mashurka
- 500 gr mish pule
- 3-4 patate mesatare
- 1-2 qepë mesatare
- 1 lugë gjelle salcë domate
- 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 gjethe dafine
- Kripë, piper i zi
- Pak majdanoz ose koper
Përgatitja:
Në një tenxhere hedhim 2–3 lugë vaj ulliri, shtojmë mishin e pulës dhe e skuqim lehtë derisa të marrë ngjyrë të artë nga të dyja anët. E heqim përkohësisht mënjanë. Në të njëjtën tenxhere (me yndyrën që ka lënë mishi) shtojmë qepën e grirë imët, e kaurdisim derisa të zbutet pak, më pas shtojmë patatet e prera në kubikë. Vijojmë me kaurdisjen 2–3 minuta duke e përzier herë pas here. Shtojmë salcën e domates dhe pak ujë (rreth gjysmë filxhani). E përziejmë mirë dhe e lëmë 1–2 minuta që të lidhë shijen me patatet. Kthejmë mishin përsëri në tenxhere, shtojmë ujë sa të mbulohet masa, shtojmë kripë, piper dhe dafinë. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë në temperaturë mesatare për rreth 20 minuta, derisa patatet të fillojnë të zbuten. Në një tigan tjetër hedhim një lugë vaj, shtojmë mashurkat dhe i skuqim lehtë për 3-4 minuta me kapak që të zbuten. I kalojmë mashurkat në tenxheren me mish e patate, i përziejmë lehtë, vendosim kapakun dhe i lëmë të ziejnë në temperaturë të ulët për 20–25 minuta të tjera, derisa gjithçka të jetë e zbutur dhe salca të jetë e trashur natyrshëm. Në fund shtojmë koper ose majdanoz të grirë hollë, fikim sobën dhe e lëmë gatimin të qëndrojë 10 minuta para servirjes që të “ajkoset” vetë.
-
VIDEO
Zupa shtëpie nga zonja Albana
Zupa shtëpie
Përbërësit:
- 1.5 litër qumësht
- 2 të verdha veze
- 7 lgj sheqer
- 7 lgj niseshte
- Arra të grira
- Biskota
- Reçel
- Vanilje
- Kanellë
Përgatitja:
Fillimisht thërrmojmë biskotat dhe i vendosim në fund të gotave si shtresë. Biskotat i lagim me pak qumësht ose liker. Në një tenxhere ngrohim qumështin në zjarr të avashtë. Shtojmë të verdhat e vezëve që i kemi rrahur me sheqer dhe niseshte. Këtë masë e përziejmë derisa të trashet. Kur masa të bëhet kremoze shtojmë vaniljen. E vendosim kremin e përgatitur mbi shtresën e biskotave, vendosim përsëri një shtresë me biskota, pak reçel dhe arra të thërrmuara. Sipas dëshirës bëjmë një pudrosje të lehtë me pak kanellë dhe i vendosim zupat të ftohen në frigorifer para se t’i konsumojmë.
-
VIDEO
Mëlçi viçi me speca dhe qepë të karamelizuara nga zonja Albana
Mëlçi viçi me qepë të karamelizuara
Përbërësit:
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 1 lugë gjelle vaj vegjetal
- 2 qepë të mëdha
- 500 gr mëlçi viçi
- 250 gr domate
- 120 gr spec i ëmbël
- 1 spec djegës i vogël
- 10 gr hudhër e grirë
- 1 lugë çaji kumin
- 1/2 lugë çaji kardamon
- Kripë, piper i zi
- Majdanoz i freskët
Përgatitja:
Ngrohim një tigan të thellë në nxehtësi mesatare. Shtojmë gjalpin dhe vajin vegjetal, shtojmë qepët dhe i gatuajmë duke i përzier herë pas here, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen të ëmbla (rreth 15 minuta). I heqim nga tigani dhe i vendosim mënjanë. Në të njëjtin tigan, shtojmë mëlçinë e prerë në shirita dhe e skuqim në nxehtësi mesatare–të lartë derisa të marrë ngjyrë kafe nga të gjitha anët. Kthejmë qepët e karamelizuara në tigan bashkë me mëlçitë, shtojmë specin e ëmbël, specin djegës dhe hudhrën e grirë. Shtojmë kuminin, piperin e zi, kripën dhe kardamonin. I përziejmë mirë që të përthithet gjithçka me erëzat. Shtojmë domatet e prera në kubikë dhe i gatuajmë për rreth 2 minuta, derisa shijet të përzihen.