Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fileto bifteku me kërpudha / Domate të mbushura / Trahana me bukë dhe djathë.
Shëndeti i të moshuarve kërkon vëmendje të përditshme dhe dashuri të vazhdueshme. Shpesh ata thonë “jam mirë”, por trupin e tyre duhet ta dëgjojmë më shumë se fjalët. Ndryshimet në ecje, frymëmarrje, oreks apo humor mund të jenë sinjale të hershme që diçka nuk shkon. Ekspertët paralajmërojnë se ekzistojnë tre shenja kryesore që tregojnë urgjencë te të moshuarit, edhe kur ata vetë ndihen mirë. Po aq e rrezikshme është vetmia dhe ankthi, që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin fizik, duke sjellë lodhje, rënie të imunitetit dhe probleme me zemrën. “Kujdesi për të moshuarit fillon me vëzhgim, komunikim, përkujdesje dhe dashuri të përditshme”, thotë infermierja Mimoza Kalaja, e ftuar në studion e Rreze Dielli, e cila tregon sinjalet e vogla dhe shenjat që nuk duhen neglizhuar tek prindërit tanë.
Në Rreze Dielli numerologia dhe astrologia e njohur Liza Gjika, bëri një parashikim të detajuar të horoskopit për muajin Nëntor. Kjo periudhë karakterizohet nga lëvizje të shumta planetare duke bërë që të jetë një muaj me ndikim të thellë emocional, por dhe transformues. “Eshtë një muaj shumë i bukur, kemi fatin e madh që të stabilizojmë çdo gjë në këtë periudhë, duke qenë se i shohim gjërat më kthjellët. Eshtë një muaj që do kërkojë qetësi dhe ku prioritet më të madh do të ketë shenja e Akrepit, pasi do të bëhet më dinamik e më sensual, dhe lum ata që kanë lidhje me Akrepin”, theksoi Gjika. Në fund të muajit Mërkuri kalon tek Shigjetari duke na dhënë një kreativitet të jashtëzakonshëm dhe një liri fjale. Të gjitha shenjat pozicionohen falë Mërkurit në Shigjetar, që i bën më optimist, të guximshëm, të komunikueshëm dhe me shumë kurajo.





















