-
VIDEO
Sociologia Entela Binjaku ngre alarmin: Agresiviteti ka ardhur duke u rritur në shoqërinë tonë
Sociologia Entela Binjaku, duke komentuar plagosjen e djeshme në Tiranë, ka ngritur alarmin se kriminaliteti po prek shumicën e popullsisë, teksa tha se nga studimet që ka bërë, është rritur niveli i kriminalitetit.
-
VIDEO
Thuaji lamtumirë rrathëve të errët me këtë maskë NATYRALE / Rezultati është WOW!
Zona poshtë syve është një nga pjesët më të ndjeshme të fytyrës, dhe gjithashtu një prej atyre që më shpesh përballet me probleme si ënjtja, rrathët e errët dhe linjat e holla. Pavarësisht mundësive të shumta në treg, maskat natyrale janë një alternativë e shkëlqyer për të ushqyer dhe rigjeneruar këtë zonë të ndjeshme pa përdorur kimikate të forta. Në Rreze Dielli në rubrikën "Bëje vetë" Niki dhe Stela zbulojnë një recetë tepër efektive, një maskë natyrale që mund ta përgatisim vetë në shtëpi, duke përdorur përbërës të thjeshtë që ndihmojnë në zbutjen e rrathëve të errët dhe rritjen e elasticitetit të lëkurës.
-
VIDEO
Maska që çdo vajzë duhet ta DIJË! Lëkurë si bebe, pastron dhe heq pushin
Pushi i fytyrës është një shqetësim i zakonshëm për shumë gra, i cili shpesh ndikon jo vetëm në pamjen estetike, por edhe në vetëbesim. Në vend të metodave të dhimbshme ose të shtrenjta si depilimi me lazer apo dylli, gjithnjë e më shumë po i kthehemi alternativave natyrale, të sigurta dhe ekonomike që mund t’i përgatisim vetë në shtëpi. Në "Bëje vetë" Niki dhe Stela do të na tregojnë se si të përgatisim vetë në shtëpi një maskë natyrale, me përbërës të thjeshtë dhe efektivë, për të ndihmuar në heqjen e pushit të padëshiruar nga fytyra në mënyrë të butë dhe të kujdesshme ndaj lëkurës.
-
VIDEO
'BLLOKOHET Tirana nga protesta për UÇK', veterani që erdhi në këmbë nga Prishtina jep LAJMIN e madh
-
VIDEO
Dimri troket në Shqipëri, nxirrni çadrat dhe rrobat e trasha! Gjoni tregon kur rikthehet dielli
-
VIDEO
Alarmojnë ekspertët: Lojërat online po kontrollojnë FËMIJËT tuaj! Mesazhe të rrezikshme …
Inteligjenca artificiale, tashmë është bërë pjesë e pandashme e jetës tonë, pasi duam apo nuk duam ne kemi filluar të jetojmë edhe virtualisht. Të shumta janë lehtësirat që kjo inteligjencë na jep në jetën tonë, por dilema e madhe është si duhet ta menaxhojmë këtë zhvillim që vetë ne e kemi krijuar. Pak javë më parë Organizata mbikëqyrëse amerikane, Komisioni Federal i Tregtisë, ka nisur një hetim mbi rreziqet që chatbot-ët me inteligjencë artificiale paraqesin për fëmijët e mitur dhe adoleshentët, pasi veprojnë si “shokë virtualë” duke komunikuar me përdoruesit si miq apo persona të besuar. Ndaj sot në “Rreze Dielli” do të ndalemi pikërisht tek kjo problematikë: varësia moderne, miqësi në rrjet apo shkëputje nga jeta e vërtetë? Sa të sigurta janë lojërat virtuale për fëmijët tanë? Çfarë prindërit, por dhe vetë fëmijët duhet të kenë kujdes? Diskutojmë me panelistët e ftuar, ekspertin e IT-së Tomi Kallanxhi dhe psikologun Eduard Tafa.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË/ 'Shtypi i Ditës' 17 Tetor! UÇK ndez SHERRIN Rama-Kurti, qytetarët vërshojnë drejt Tiranës
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
“Albin Kurti, mi i vogël që po bën përçarje”/ Ish-luftëtari i UÇK-së Nasim Haradinaj për Report Tv: Rama ka bërë shumë për Kosovën
Ish-luftëtari i UÇK-së Nasim Haradinaj, në prag të protestës së organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftëtarëve të UÇK-së në Tiranë pasditen e sotme, ka shpërthyer keq ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
-
VIDEO
Lulelakër në furrë me vezë dhe kos nga zonja Albana / Super shije në pak minuta
Lulelakër në furrë me vezë dhe kos
Përbërësit:
- 1 lulelakër mesatare
- 200 gr kërpudha
- 4 vezë
- 400 ml kos
- 1 lgj vaj ulliri
- 2 lgj miell
- 1 lç pluhur pjekës
- 2 lgj gjalpë
- Kripë, arrë moskat
- 250 gr djathë të butë kaçkavall
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë të vluar me pak kripë vendosim boçet e lulelakrës dhe i lemë të ziejnë për 3 minuta e më pas i kullojmë në një tas. Ndërkohë paralelisht kaurdisim pak minuta kërpudhat. Rrahim vezët, shtojmë pak vaj, kos, kripë dhe arrë moskat. I përziejmë mirë të gjtihë përbërësit dhe në fund shtojmë 2 lugë gjelle miell dhe pak pluhur pjekës, vazhdojmë përzierjen. Lyejmë një tepsi me gjalpë, nivelojmë boçet e lulelakrës dhe kërpudhat, shtojmë masën e kremit dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20-25 minuta. Në 5 minutat e fundit e spërkasim sipërfaqen e tavës me djathë kaçkavall të grirë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 17 Tetor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga UÇK ndez sherrin Kurti-Rama te skenari i Kushtetueses për rastin Veliaj e deri tek mbrëmjet tona televizive.
-
VIDEO
Kulaç me miell misri dhe kos nga zonja Albana
Kulaç me miell misri dhe kos
Përbërësit:
- 200 gr miell misri i bardhë
- 100 gr miell misri i verdhë
- 2 vezë
- 4 lugë gjelle kos
- Pak kripë
- Pak sodë buke
- Ujë i vluar
- Vaj ulliri
Për masën sipër:
- 5 lugë gjelle kos
- Ajkë qumështi
- Hudhër sipas dëshirës
- Kripë
Përgatitja:
Përziejmë dy llojet e miellit me kripën dhe sodën e bukës. Shtojmë vezët, kosin dhe gradualisht ujin e vluar, derisa të bëhet një masë e trashë dhe kremoze. Shtojmë pak vaj ulliri, e përziejmë dhe derdhim masën në tepsi të lyer. Sipër vendosim përzierjen me ajkë, kos, kripë dhe hudhër. E vendosim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 30–35 minuta, derisa kulaçi të marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe.
-
VIDEO
Sekreti i Domateve Turshi nga zonja Albana / Ja sa lehtë i përgatisni vetë në shtëpi
Domate turshi
Përbërësit:
- 2 kg domate jeshile (të forta, jo të pjekura)
- 3–4 lugë gjelle kripë të trashë
- 2–3 speca djegës sipas shijes
- 1 tufë majdanoz (opsional, për aromë)
- Disa thelpinj hudhre (sipas dëshirës)
Përgatitja:
Lajmë domatet dhe i thajmë mirë me letër kuzhine që të mos kenë ujë fare jashtë. Presim bishtat dhe nëse domatet janë shumë të mëdha, i ndajmë përgjysmë. I vendosim në një enë të thellë, shtojmë kripën e trashë mbi to, shtojmë edhe specat djegës, majdanozin dhe hudhrat nëse dëshirojmë. I përziejmë lehtë me dorë që kripa të shpërndahet në të gjitha domatet. Mbyllim enën me kapak dhe e lëmë në vend të freskët për 24 orë. Pas 24 orësh, domatet do të kenë lëshuar lëngun e tyre natyral. Vendosim përbërësit në kavanozë të pastër dhe i mbulojmë me lëngun që kanë lëshuar. I mbyllim mirë dhe i lëmë për 7–10 ditë që të fermentohen.