• VIDEO

    Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësoheni? Ja ushqimet që duhet të kesh kujdes

    Ulçera e stomakut është një sëmundje që prek një pjesë të madhe të popullsisë, e cila shfaqet si plagë e hapur në mukozën e brendshme të stomakut. Kjo gjendje mund të shkaktohet nga disa faktorë si përdorimi i zgjatur i barnave anti-inflamatore, infeksioni nga Helicobacter pylori, stresi dhe mënyra e pakujdesshme e të ushqyerit. Përveç trajtimit mjekësor, një rol të rëndësishëm në lehtësimin e simptomave dhe përmirësimin e gjendjes së stomakut luajnë ushqimet e shëndetshme dhe bimët mjekësore. Sipas specialistit të njohur të bimëve mjekësore Ylli Merja, natyra ofron një sërë trajtimesh mbështetëse, të cilat ndihmojnë në qetësimin e mukozës së stomakut dhe në rigjenerimin e saj. Në “Bima dhe Shëndeti” në "Rreze Dielli" trajtojmë më gjerësisht çfarë është ulçera e stomakut, cilat janë shenjat paralajmëruese të saj, dhe cilat janë mënyrat natyrale, përfshirë ushqimet dhe bimët mjekësore, që mund të mbështesin organizmin në këtë proces shërimi.

  • VIDEO

    Stomaku në ALARM? Ja si ta qetësoni me bimë që i ke në shtëpi / Këshilla nga Ylli Merja

    Problemet me tretjen janë ndër shqetësimet më të zakonshme që prekin organizmin e njeriut modern, sidomos në kohët e sotme kur stresi, ushqimi jo i shëndetshëm dhe përdorimi i medikamenteve është rritur ndjeshëm. Një nga sëmundjet që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës është ulçera e stomakut, një gjendje që, nëse neglizhohet, mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin.

    Ulçera e stomakut është një sëmundje që prek një pjesë të madhe të popullsisë, e cila shfaqet si plagë e hapur në mukozën e brendshme të stomakut. Kjo gjendje mund të shkaktohet nga disa faktorë si përdorimi i zgjatur i barnave anti-inflamatore, infeksioni nga Helicobacter pylori, stresi dhe mënyra e pakujdesshme e të ushqyerit. Përveç trajtimit mjekësor, një rol të rëndësishëm në lehtësimin e simptomave dhe përmirësimin e gjendjes së stomakut luajnë ushqimet e shëndetshme dhe bimët mjekësore. Sipas specialistit të njohur të bimëve mjekësore Ylli Merja, natyra ofron një sërë trajtimesh mbështetëse, të cilat ndihmojnë në qetësimin e mukozës së stomakut dhe në rigjenerimin e saj. Në “Bima dhe Shëndeti” në "Rreze Dielli" trajtojmë më gjerësisht çfarë është ulçera e stomakut, cilat janë shenjat paralajmëruese të saj, dhe cilat janë mënyrat natyrale, përfshirë ushqimet dhe bimët mjekësore, që mund të mbështesin organizmin në këtë proces shërimi.

  • VIDEO

    Pastiçe me kimë dhe beshamel nga zonja Albana / Super shije që nuk do t'i ndaheni

    Pastiçe me kimë

    Përbërësit:

    • 500 gr makarona
    • 300 gr mish i grirë
    • 2 qepë mesatare
    • 3-4 lugë gjelle vaj
    • 1 lugë gjelle salcë domatesh
    • Kripë, piper i zi, dafinë

    Për salcën beshamel:

    • 2 lugë gjelle miell
    • 2-3 gota qumësht
    • 1-2 kokrra vezë
    • 2 lugë gjelle gjalpë

    Përgatitja:

    Fillimisht ziejmë makaronat, i kullojmë dhe i hedhim në tavë të lyer me yndyrë. Në një tigan kaurdisim qepët e grira në vaj. Shtojmë mishin e grirë, salcën, kripën, piperin dhe dafinën dhe e lëmë derisa mishi të marrë ngjyrë. Përziejmë makaronat me kimën, i shtrijmë në tavë duke i niveluar mirë. Përgatisim më pas beshamelin. Shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin dhe e kaurdisim pak. Hedhim gradualisht qumështin duke e përzier vazhdimisht që të mos krijohen kokrriza. Kur të trashet, e heqim nga zjarri dhe shtojmë vezët e rrahura. E mbulojmë pastiçen me salcën beshamel, sipër i spërkasim pak gjalpë dhe sipas dëshirës djathë të bardhë ose kaçkavall. E pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 25–30 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.

  • VIDEO

    Qifqi Gjirokastre nga zonja Albana / Sekreti i qofteve me oriz plot shije

    Qifqi Gjirokastre

    Përbërësit:

    • 1 gotë oriz
    • 3-4 vezë
    • 2 filxhanë kafeje vaj për skuqje
    • Nenexhik (i thatë ose i freskët)
    • Kripë, piper
    • Djathë sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Orizin e pastrojmë dhe e vendosim të ziejë në ujë të vluar me pak kripë derisa të bëhet si pilaf i thatë. E largojmë nga zjarri, e lëmë të ftohet pak dhe më pas duke e përzier me lugë druri, shtojmë vezët një nga një. Shtojmë nenexhikun, kripën, piperin dhe djathin nëse dëshirojmë. E përziejmë mirë derisa masa të bëhet homogjene. Në një tigan me gropëza ose në një tigan të zakonshëm, hedhim pak vaj në çdo gropë. Me lugë marrim nga masa e përgatitur dhe e hedhim në vaj të nxehtë. I skuqim qifqitë nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 13 Tetor 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga Shqipëria "shtrin" Serbinë edhe në fushë te për prindërit tanë të plakur në heshtje e deri tek pse PD i bojkotoi zgjedhjet e 9 nëntorit?

  • VIDEO

    EMISIONI I PLOTË Veri-Jug l “Bujtës në Kallmet” – Udhëtim në zemrën e traditës lezhjane

     

    Udhëtim në fshatin Kallmet të Lezhës, një fshat I njohur për verën e ëmbël, për ullinjtë autoktonë kallmetorë, për fasulen, veshjet e bardha të grave zadrimore dhe mikpritjen e njerëzve bujarë. Ndalesë në një bujtinë dhe më pas në një fermë të vogël bagëtish. Ruajtja e kullave dhe rivitalizimi I tyre nga banorët vendas, zhvillimi I turizmit dhe agroturizmit në zonë. [SINK]. Ndiqni reportazhin “Bujtës në Kallmet”, të djelën premierë, ora 13.30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.

  • VIDEO

    EMISIONI I PLOTË| SHTYPI I DITËS- ‘Harrojmë atë 200 lekëshin që na dha ky delenxhiu!’ Qytetarët: Na nderon futbolli, jo politikanët

  • VIDEO

    EMISIONI I PLOTË 'Dosja K' - Vallëzim me vdekjen, në emër të lirisë! Sakrifica e burrave të familjes Toto

    Historia tragjike e burrave të familjes Toto, që i paguan me jetë, ëndrrat dhe idealin e tyre për liri dhe atdhe. Një rrëfim drithërues i Vera Totos, e bija e Ismet Totos pwr tre vëllezërit: Ethem, Tasin dhe Ismet Toto, që e përqafuan vdekjen pas kryengritjes së Delvinës më 1937, ndërsa Selaudin Toto, shkencëtari, deputeti dhe intelektuali i pashoq u pushkatua pak pas vendosjes së regjimit komunist…. “Vallëzim me vdekjen, në emër të lirisë”, një dokumentar i gazetares Luljeta Progni

  • VIDEO

    The Best Of Report Tv | Momentet më të spikatura të javës në Report Tv, 11 Tetor 2025

     

    Zbuloni më të mirën e javës në The Best Of Report TV! Intervista ekskluzive, debate që ndezën studion dhe kronika nga redaksia, të gjitha në një program të vetëm.

  • VIDEO

    Çmimi Nobel në Mjekësi 2025! Zbulime shkencore që japin shpresë për kurimin e kancerit

     

    Çmimi Nobel në Mjekësi 2025 – Zbulimet më të fundit që japin shpresë për kurimin e sëmundjeve autoimune dhe kancerit.

  • VIDEO

    Ja çfarë ushqimesh duhet të shmangin pacientët me zemër! Nutricionistja zbulon çfarë duhet të hani

     

    Ushqyerja për të sëmurët me zemër – Çfarë duhet të konsumojnë dhe çfarë të shmangin? Nutricionistja jonë sjell një guidë praktike dhe të thjeshtë për një zemër të shëndetshme.

  • VIDEO

    Prindër, a e dini sa duhet të lëvizë fëmija juaj? Mësuesi zbulon të fshehtat l Klinika 24

     

    Adoleshentët dhe aktiviteti fizik – A lëviz mjaftueshëm fëmija juaj? Çfarë ndikimi ka lëvizja në zhvillimin fizik dhe mendor të të rinjve? Mësuesi i edukimit fizik ndan përvojën dhe këshillat e tij.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv