-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Tetor 2025 – Receta/ Krahasimi dhe Vetëvlerësimi/ Arti shqiptar shkëlqen në ‘Art Charm 2025’
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Leqenik i Tropojës në furrë / Petulla me kos dhe jeshillëqe / Jahni me plëndës.
Në një kohë kur jeta e përditshme shpesh na vendos përballë pritshmërive të larta dhe krahasimeve të pashmangshme, ndonjëherë humbasim lidhjen me veten tonë të vërtetë. Sot në "Rreze Dielli" së bashku me psikologen Lorela Garuli, ndalemi tek disa prej temave që na prekin të gjithëve, ndonëse jo gjithmonë i pranojmë hapur. Së pari, flasim për krahasimin me të tjerët, një dukuri që shpesh e bëjmë pa vetëdije, por që mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në vetëbesimin dhe mirëqenien tonë emocionale. Pse krahasohemi dhe si mund të mbrojmë veten nga efekti shkatërrues i këtij zakoni? Më pas, ndalemi tek një temë më pak e zakonshme por shumë domethënëse: Çfarë tregon të ngrënit me nxitim për karakterin e një njeriu? A lidhet mënyra si ushqehemi me gjendjen tonë emocionale, apo tregon diçka më të thellë për mënyrën si e jetojmë jetën? Dhe në fund, i japim hapësirë një ndjesie që të gjithë e kemi përjetuar: fluturat në stomak. Por çfarë janë ato në të vërtetë, një sinjal nga zorrët, truri apo zemra? Çfarë na thonë emocionet për trupin dhe si lidhen këto dy botë, ajo psikologjike dhe ajo fizike?
Në një skenë ndërkombëtare ku arti takon emocionin dhe identitetin, dy artiste shqiptare kanë shkëlqyer mes 54 pjesëmarrësve nga e gjithë bota në eventin prestigjioz "Art Charm 2025". Dy piktoret Anila Hetoja dhe Linda Lupi, jo vetëm përfaqësuan denjësisht artin shqiptar, por edhe sollën me vete një frymë të gruas moderne, të zonjës të ndjeshme dhe të vendosur për t’i dhënë formë pasionit në një realitet të prekshëm. Të ftuara në studion e "Rreze Dielli" ato ndajnë emocionet nga ky përfaqësim, sfidat e rrugës krijuese, dhe mendimet e tyre për një pyetje që sot është më aktuale se kurrë: A është arti thjesht një pasion, apo një profesion i mirëfilltë për gruan shqiptare të shekullit XXI?
-
VIDEO
'Skuadrat me cilësi, fitorja në Serbi jo e pamundur', De Biasi për Report TV karikon Kombëtaren: Vendos vendin e dytë, s'pres incidente
Gianni De Biasi ka kujtuar edhe dhunën e huliganëve serbë kundër kombëtares shqiptare, pasi mbrëmjen e 14 tetorit 2014 ishte në stolin kuqezi si trajner.
-
VIDEO
Tjetër incident në gjyqësor, avokati dhunon punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës
Pas debatit verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj punonjësit të gjykatës.
-
VIDEO
Artistet shqiptare shkëlqejnë në Sharm el-Sheikh / Anila dhe Linda: Ja çfarë i treguam botës
Në një skenë ndërkombëtare ku arti takon emocionin dhe identitetin, dy artiste shqiptare kanë shkëlqyer mes 54 pjesëmarrësve nga e gjithë bota në eventin prestigjioz "Art Charm 2025". Dy piktoret Anila Hetoja dhe Linda Lupi, jo vetëm përfaqësuan denjësisht artin shqiptar, por edhe sollën me vete një frymë të gruas moderne, të zonjës të ndjeshme dhe të vendosur për t’i dhënë formë pasionit në një realitet të prekshëm. Të ftuara në studion e "Rreze Dielli" ato ndajnë emocionet nga ky përfaqësim, sfidat e rrugës krijuese, dhe mendimet e tyre për një pyetje që sot është më aktuale se kurrë: A është arti thjesht një pasion, apo një profesion i mirëfilltë për gruan shqiptare të shekullit XXI?
-
VIDEO
Thirrja e psikologes: Mos u krahaso me të tjerët! /Ja çfarë pasojash fatale të sjell
Në një kohë kur jeta e përditshme shpesh na vendos përballë pritshmërive të larta dhe krahasimeve të pashmangshme, ndonjëherë humbasim lidhjen me veten tonë të vërtetë. Sot në "Rreze Dielli" së bashku me psikologen Lorela Garuli, ndalemi tek disa prej temave që na prekin të gjithëve, ndonëse jo gjithmonë i pranojmë hapur. Së pari, flasim për krahasimin me të tjerët, një dukuri që shpesh e bëjmë pa vetëdije, por që mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në vetëbesimin dhe mirëqenien tonë emocionale. Pse krahasohemi dhe si mund të mbrojmë veten nga efekti shkatërrues i këtij zakoni? Më pas, ndalemi tek një temë më pak e zakonshme por shumë domethënëse: Çfarë tregon të ngrënit me nxitim për karakterin e një njeriu? A lidhet mënyra si ushqehemi me gjendjen tonë emocionale, apo tregon diçka më të thellë për mënyrën si e jetojmë jetën? Dhe në fund, i japim hapësirë një ndjesie që të gjithë e kemi përjetuar: fluturat në stomak. Por çfarë janë ato në të vërtetë, një sinjal nga zorrët, truri apo zemra? Çfarë na thonë emocionet për trupin dhe si lidhen këto dy botë, ajo psikologjike dhe ajo fizike?
-
VIDEO
Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/ Avokati Rumano: Është pasojë e veprimeve të presidentit! Reagon live Bajram Begaj: Nuk jam bërë pishman
Rumano është shprehur se vendimi i pezullimit është si pasojë e moszbatimit të ligjit. Ndër të tjera ai tha se nuk mundet presidenti të bëjë interpretim të Kushtetueses si të ishte një gjykatë.
-
VIDEO
Leqenik i Tropojës në furrë nga zonja Albana
Leqenik i Tropojës në furrë
Përbërësit:
- 3 gota miell misri të imët
- 1 gotë kos ose hirrë
- 1 gotë qumësht
- 1 gotë ujë të vakët
- 3 vezë
- 100 gr gjalpë (ose vaj ulliri + gjalpë)
- 200 gr djathë i bardhë i thërrmuar
- Një majë luge sodë buke
- Pak kripë
Përgatitja:
Në një tas të madh, përziejmë miellin e misrit me kripën dhe sodën. Shtojmë vezët, kosin, qumështin dhe ujin e vakët. I përziejmë mirë derisa të bëhet një masë si brumë i hollë, më e trashë se për petulla, por më e hollë se për bukë. Vendosim gjalpin në tavë dhe tavën e vendosim në furrë për pak minuta që të shkrijë gjalpi dhe tava të nxehet mirë. Më pas hedhim brumin direkt mbi gjalpë dhe shtojmë sipër djathin e thërrmuar. E vendosim në furrë në 200°C për rreth 30–35 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të krijojë kore krokante.
Këshilla nga Albana: Disa gra të vjetra i shtojnë edhe pak trahana të thatë për aromë. Mund ta hash me kos të ftohtë ose me tamël (qumësht të zier) sipër, siç e hanin barinjtë.
-
VIDEO
Petulla me kos dhe jeshillëqe nga zonja Albana
Petulla me kos dhe jeshillëqe
Përbërësit:
- 2 gota miell
- 4–5 qepë të njoma
- 1 gotë kos
- 3 kokrra vezë
- Dhjozmë dhe kopër
- Pak piper i zi i bluar
- Pak sodë buke
- Kripë sipas dëshirës
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Presim qepët e njoma shumë hollë dhe i shtypim me pak kripë derisa të lëshojnë lëng. Në një tas rrahim vezët, shtojmë kosin, dhjozmën, koprën, piperin, sodën e bukës dhe kripën. Më pas shtojmë miellin pak nga pak derisa të krijohet një brumë i butë e i trashë, si për petulla. E mbulojmë tasin me pecetë dhe e lëmë afër zjarrit që të vijë, derisa të dyfishohet në vëllim. Në një tenxhere hedhim vaj të bollshëm dhe e ngrohim mirë. Provojmë vajin duke kaluar dorën sipër: nëse ndjejmë nxehtësi, është gati. Me një lugë gjelle (të lagur në ujë), marrim nga brumi dhe e hedhim në vaj. Petullat duhet të jenë larg njëra-tjetrës, sepse fryhen gjatë skuqjes. Pasi të skuqen nga të dyja anët, i nxjerrim në letër kuzhine që të kullojnë.
-
VIDEO
Jahni me plëndës nga zonja Albana
Jahni me plëndës
Përbërësit:
- 1 kg plëndës viçi
- 1 filxhan kafeje vaj ulliri
- 1 lugë gjalpë të tretur
- 1 kokërr qepë mesatare
- 1 lugë miell
- 1 lugë salcë
- 1 gjethe dafine
- 2-3 lugë uthull
- Disa thelpinj hudhër
- Majdanoz të freskët
- Pak piper të kuq
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në fillim plëndësi lahet me ujë të ftohtë të bollshëm. Më pas vendoset në një enë dhe përvëlohet me ujë të vluar për 30 sekonda. E pastrojmë me kujdes nga pjesa e brendshme duke e kruar me thikë derisa të jetë tërësisht i bardhë pa as më të voglën shenjë. E lajmë edhe disa herë mirë dhe e vendosim në nje tenxhere me ujë të ftohtë për t'u zier në zjarr të ngadaltë. Gjatë zierjes i heqim disa herë shkumën dhe i hedhim piper të zi e kripë sipas dëshirës. Pasi plëndësi të ketë zier, e presim në copa të vogla dhe e lëmë mënjanë. Marrim një tenxhere, hedhim vajin e ullirit sa të ngrohet, shtojmë gjalpin dhe kur tretet gjalpi hedhim qepën e grirë në rende. E përziejmë me lugë druri derisa të zverdhet, më pas i shtojmë dhe 1 lugë gjelle miell. I përziejmë në zjarr tě ngadaltë dhe më pas i shuajmë me një lugë salcë të cilën e kemi tretur në pak ujë. Shtojmë këtu edhe kripë, piper të zi, piper të kuq dhe gjethe dafine. I përziejmë së bashku dhe shtojmě pak uthull dhe lëngun në të cilin kemi zier plëndësin. E lëmë të gatuhet në zjarr të ngadaltë. Para se ta heqim nga zjarri shtojmë hudhrat të cilat i kemi rrahur në havan dhe janë bërë si pelte. I pëziejmë mirë me lëngun, e lëmë të marrë edhe një valë dhe e shërbejmë të ngrohtë duke hedhur në pjatë pak piper të zi, uthull dhe majdanoz.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| SHTYPI I DITËS- Nga 'Seanca për Veliajn' tek 'Kuvendi i Kosovës'
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 10 Tetor 2025
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| FRONTLINE- Gjyqtarët të armatosen? Siguria në gjyqe dhe “gafa” e presidentit që anulloi zgjedhjet e Tiranës
Ish- prokurori në Gjykatën e Rrethit Tiranë Kol Hysenaj, tha se presidenti nuk duhet që të nxirrte një dekret sa kohë Veliaj kishte bërë ankimin në Kushtetuese. Ish-deputeti i PD Dashnor Sula, tha se vendimi i Kushtetueses për pezullimin e zgjedhjeve ishte i vonuar.