Trahaniku i Përmetit
Përbërësit:
- 250 gr grurë të shtypur
- 1 kg qepë
- 2 lugë çaji piper i zi
- 2 lugë çaji rigon
- 2 lugë çaji spec djegës i kuq
- 100 gr gjalpë
- 100 ml vaj ulliri
- 2 gjokse pule
- 1 grusht arra të pjekura
- 500 gr miell
- Petë të pjekura
- Kripë sipas dëshirës
Përgatitja:
Përgatisim brumin me pak ujë, miell, vaj ulliri dhe kripë. E mbulojmë me një copë të lagët. Ndërkohë ziejmë pulën me ujë dhe pak kripë. Pasi të ketë zierë, e ndajmë në fije. Përgatisim mbushjen, presim qepët imët dhe i kaurdisim në zjarr të ngadaltë derisa të treten, më pas shtojmë fijet e pulës. Në një tenxhere tjetër me ujë të vluar hedhim grurin e shtypur dhe e ziejmë derisa të zbutet. Shtojmë kripë dhe erëzat (piper, spec të kuq, rigon). Pjekim arrat, i thërmojmë dhe i përziejmë me harxhën e grurit. Këtë përzierje e bashkojmë me qepët dhe mishin e pules. Hapim dy petë të njoma dhe mbi to shtrojmë petë të pjekura. Çdo rresht pete e lagim me lëng pule të pasuruar me pak vaj ulliri. Pas tre shtresave me petë të pjekura shtojmë mbushjen me grurë, qepë e mish. E mbulojmë me një shtresë petësh të pjekura, e lagim sërish me lëng mishi dhe e përfundojmë me dy petë të njoma sipër. Në fund lyejmë sipërfaqen me vaj ulliri dhe e vendosim në furrë dhe e pjekim ngadalë për rreth 30 minuta.





















