-
VIDEO
‘Javë tinëzare’ Kujdes! Liza Gjika paralajmëron shenjat… / Ja ç’pritet të ndodhë
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, numerologia dhe astrologia Liza Gjika bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 13-19 tetor, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas Gjikës, kjo javë do të ketë ndikime të forta planetare dhe pa frikë mund të cilësohet si një javë plot mundësi, por ku kërkohet vëmendje. "Kemi një periudhë me Peshoren që është në balancë, jemi në zonën e saj që ndikon tek të gjitha shenjat, kjo periudhë në fakt jep një sharm për të ndarë të mirën dhe të keqen dhe për të kuptuar çfarë kemi bërë mirë dhe keq në jetën tonë. Është një javë disi tinëzare, është një periudhë kompensimi, nëse keni bërë mirë do shpërbleheni, nese jo kujdes, prisni pasojat!", paralajmëron Gjika, duke vijuar me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| 'Shtypi i Ditës' 14 Tetor! Nga Berisha 'braktis' PD tek si mund të kthehen monopatinat
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 14 Tetor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga 30 bashki dhe më pak te Shqipëria "paradë kuqezi" me Jordaninë e deri tek pse PD është kundër Shqipërisë në BE?
-
VIDEO
Humbi nënën 1 vit më parë, Albana Mançja rrëqeth ‘A e ka pa kush nanën teme?’
“E ka pa kush nanën teme tue ecë ndër mendime t’mija? Se unë s’e shoh…por ndiej frymën e saj, si toka qi mban farën nën shi”… Këtu në këto vargje zemre e malli, vjen Albana Mançja me botimin më të ri titulluar “Asht”, një buqetë poezish në gegënisht që të rrëmben shpirtin. Dashuria një teh që përshkon vargjet e çdo poezie, aty ndihet dhimbja, zoti, ringjallja, përjetësia, shpresa, vetë jeta, nëna, babai e familja. Aty është toka, malli dhe loti, janë engjëjt me krahë letre ashtu siç autoria i referohet në poezinë e saj qiellit të zhveshur. Një dhimbje e bukur e një shpirti të pasur që të rrok vëmendjen e të zhyt në mendime. “Asht - A e ka pa kush nanën teme?”, mbi të gjitha një dedikim kushtuar nënës.
Albana Mançja nuk na zgjon vetëm në mëngjes me aromën e kuzhinës, por na emocionon edhe në mbrëmje, aty ku një libër në dorë të jep emocione e të largon nga ritmi i çmendur i botës, e në fakt të dyja janë forma krijimtarie që kërkojnë imagjinatë, shije estetike dhe emocion. Albanën jemi mësuar ta shohim edhe në ditët ku batuta dhe humori tregojnë një tjetër dimension të saj, një Albanë mes poezisë dhe kuzhinës, por gjithmonë me dashuri dhe energji. “Asht” libri i saj i shtatë, padiskutim sjell një Albanë emocionale, për të cilën këtë herë rrëfen jo nga këndi i saj i preferuar i kuzhinës, por nga hapësira e zemrës.
-
VIDEO
Ndalimi i monopatinave, Qibini për Report TV: Gjatë këtij viti ka pasur rreth 800 aksidente! Të ndryshohet legjislacioni, s’duhet të përdoren për qëllime biznesi
Qibini e vlerësoi vendimin për të ndaluar përkohësisht monopatinat si të drejtë për shkak se janë kthyer në një burim aksidentesh. Kërkoi që të merren masa dhe të ndryshohet legjislacioni, ku të përcaktohet mosha e përdoruesit të monopatinave, të bëhet një kurs për përdorimin e tyre, si dhe të ndalohet si biznes.
-
VIDEO
Valipaça, supë e Çamërisë nga zonja Albana / Super shije e vlera!
Valipaça - Supë e Çamërisë
Përbërësit:
- 1 qafë qengii
- 2 lugë gjelle miell
- 2 kokrra vezë të freskëta
- 1 filxhan vaj ulliri
- 2 lugë gjalpë të tretur
- 1 kokërr limon
- Piper të zi të sapobluar
- Kripë sipas dëshirës
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosim qafën e mishit të qengjit, mbushim tenxheren me ujë, hedhim kripēn dhe e ziejmë mishin derisa të ndahet nga kocka. Më pas nxjerrim mishin nga tenxherja, e lëmë të ftohet dhe e pastrojmë nga kockat duke e ndarë në copa të vogla. Vajin e ullirit e hedhim në një tenxhere, pasi të ngrohet, shtojmë gialpin e tretur dhe kaurdisim miellin me lugë druri derisa të zverdhet pak. Shtojmë mishin e prerë në copa të vogla dhe në fund lëngun e mishit. I lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë për 10-15 minuta. Ndërkohë në një enë porcelani rrahim vezët, i hollojmë pak e nga pak me lëngun e mishit, shtojmë lëngun e limonit dhe i përziejmë derisa të bëhet një masë e lidhur. E hedhim në tenxhere duke e trazuar shpejt që të mos pritet. Pasi ka marrë një valë e hedhim në tavë, hedhim sipër gjalpë të tretur dhe e vendosim në furrë të parangrohur sa të marrë një faqe, në 180 gradë. Gjatë servirjes në pjata mund t'i hedhim sipas dëshirës pak piper të zi.
-
VIDEO
Bukë me vezë dhe proshutë në furrë nga zonja Albana
Bukë me vezë dhe proshutë në furrë
Përbërësit:
- 10-12 feta bukë të bardhë tosti
- 150 ml qumësht
- 2 vezë
- 1 lugë çaji kripë
- 100 gr proshutë e grirë hollë
- 100 gr mozzarella ose djathë që shkrin
- Pak gjalpë ose vaj për të lyer tavën
Përgatitja:
Në një enë rrahim qumështin me vezët dhe kripën derisa të përzihen mirë. Lyejmë tavën me gjalpë ose pak vaj për të mos u ngjitur buka. Zhytim çdo fetë buke në përzierjen me qumësht e vezë dhe i vendosim në tavë duke mbuluar fundin plotësisht. Vendosim sipër bukës një shtresë proshutë të grirë dhe mozzarella. Vazhdojmë me një shtresë tjetër buke të zhytur në përzierje dhe përsëri pak mozzarella sipër për shije. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për 20 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër dhe të shkrijë djathi.
Këshilla nga Albana: Mund t’i shtosh pak piper ose rigon për aromë. Është një recetë e shpejtë, ideale si për mëngjes, snack i shpejtë ose darkë e lehtë shoqëruar me sallatë.
-
VIDEO
Reçel me patëllxhanë nga zonja Albana / Provoje, shija do ju befasojë!
Reçel me patëllxhanë
Përbërësit:
- Patëllxhanë të vegjël
- 1 limon
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë gjelle sodë buke
- 1 shkop kanelle
- 4-5 karafila
- 200 ml ujë i ftohtë
- Sheqer (sipas sasisë së patëllxhanëve)
- Lëngu i gjysmës së një limoni
Përgatitja:
Qërojmë patëllxhanët dhe bëjmë disa vrima të vogla me majën e thikës që të thithin shurupin sa më mirë. Në një enë me ujë të bollshëm, shtojmë 1 lugë çaji kripë dhe 1 lugë gjelle sodë buke. Ziejmë patëllxhanët për pak minuta (derisa të zbuten lehtë), vendosim një pjatë sipër që t’i mbajë nën ujë. I lëmë të qëndrojnë gjatë natës në këtë përzierje. Të nesërmen, i kullojmë dhe i shpëlajmë 3–4 herë me ujë të bollshëm. Në një tenxhere të madhe hedhim sheqerin dhe 200 ml ujë të ftohtë dhe e lëmë të vlojë derisa sheqeri të shkrihet plotësisht. Shtojmë patëllxhanët dhe vendosim përsëri pjatën sipër që të qëndrojnë nën shurup. I lëmë të ziejnë me zjarr mesatar për rreth 1.5 orë. Largojmë pjatën, shtojmë karafilat dhe shkopin e kanellës. E lëmë reçelin të ziejë edhe 10–15 minuta të tjera. Më pas shtojnë lëngun e gjysmës së një limoni dhe e lëmë edhe 5 minuta. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Mund të shërbehet si ëmbëlsirë me akullore, krem pana, ose me arra të copëtuara sipër.
Këshilla nga Albana: Nëse patëllxhanët janë më të mëdhenj, mund t’i presësh në copa më të vogla para se t’i vësh në shurup. Kur përgatitet siç duhet, reçeli del i tejdukshëm, aromatik dhe me teksturë të butë që nuk shpërbëhet.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË 5 Pyetjet nga Babaramo| Ushtria turke në Jug të Izraelit! Nuk do ta besoni ç'ndodhi në Leskovac
-
VIDEO
Nga Berisha 'braktis' PD tek gruaja tenton ta vrasë burrin me sqepar, gazetat e 31 viteve më parë
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| 'Shtypi i Ditës' 13 Tetor! Nga FITORJA me Serbinë tek NDALIMI i monopatinave
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Fitorja e Kombëtares ndaj Serbisë/ Gazetari Kona: Për arsye sigurie nuk na lejohej të raportonim hotelin ku ishim akomoduar! Mula: Lojtarët tanë dhanë shpirtin në fushë
Në “5 pyetjet” me Ilir Babaramon në Report Tv, gazetari Tami Kona solli detaje nga masat drastike të sigurisë që Serbia kishte marrë për sigurinë e ekipit kombëtar, delegacionit shqiptar që shoqëronte Kombëtaren, por edhe gazetarët e tjerë shqiptarë të cilët kishin marrë autorizimin për ndjekur përballjen nga stadiumi në Leskovc.