-
VIDEO
Marrëveshja për Gazën/ Laçi: S’do të këtë paqe, plani i Trump s’është i qartë! Gazetari: Izraeli nuk e do praninë e Turqisë në terren
Gazetarja Esmeralda Mula, tha se nënshkrimi i marrëveshjes për paqe është hap me rëndësi. Gazetari Arlind Isa, tha se Izraeli nuk e do praninë e Turqisë në terren.
-
VIDEO
5 Pyetjet nga Babaramo| PJESA 2- ‘Zgjedhje të parakohshme në Kosovë!’ Skena politike tronditet nga vendimi që pritet
-
VIDEO
5 pyetjet nga Babaramo l PJESA 1- E papritur/ Ushtria e Turqisë në jug të Izraelit?! Laçi e plas: Lufta do shpërthejë ...
-
VIDEO
Spahiu: Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë të pashmangshme, sepse në mars zgjidhet presidenti i ri
Juristi Kreshnik Spahiu, komentoi situatën politike në Kosovë. Ai tha se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë të pashmangshme.
-
VIDEO
Spahiu: Ja pse marrëveshja e Trump për paqen në Gaza, është e ngjashme me ‘Rambujen’ për Kosovën
Juristi Kreshnik Spahiu foli edhe për sfidat që mund të përballet Palestina për ndërtimin e një shteti të pavarur. Ai tha se një komb i copëzuar nuk mund të formojë një shtet.
-
VIDEO
Një kandidate AI në garë për Bashkinë e Tiranës/ Ekspertja e Teknologjisë: Bashkëqeverisje me qytetarët, i jep zgjidhje problematikave
Ekspertja e Teknologjisë Denisa Kele, tha se kjo nismë erdhi pasi tashmë kemi edhe një ministre virtuale, 'Diella'. Ekspertja theksoi se qytetarët mund të shprehin të gjitha problemet që ata kanë tek ‘Tirana’ dhe ajo mund t’u jap një zgjidhje.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Alesia Balliu për Report Tv: PD s'do marrë asnjë bashki! Ekspertja Zgjedhore: Duhet fushatë intensive
Juristja Alesia Balliu, tha se Partia Demokratike do të marrë humbjen më të thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale. Ekspertja Zgjedhore Gerta Meta, tha se partitë nuk kanë shumë kohë në dispozicion, prandaj sipas saj duhet fushatë intensive.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-‘Nëna e braktisi 2-vjeç, u rrit mes dhimbjes’/Njerka: Nuk dimë ku është, na ka frikësuar
Një histori që prek zemrat e të gjithëve. 32-vjeçari Vasil Shoshari nga Bilishti është zhdukur në rrethana misterioze. Prej 10 vitesh jetonte i vetëm dhe vuante nga probleme shëndetësore. Prindërit e tij, të tronditur dhe me shpresë të gjallë, kërkojnë ndihmë nga publiku për ta gjetur. Në studio rrëfehen momentet e fundit para zhdukjes, dëshmitë e familjes dhe apeli i nënës që preku gjithë shqiptarët. Ndiqni historinë e plotë sot në emisionin ‘PA GJURMË’ nën moderimin e Odeta Dumes. Çdo ditë ora 16:00 në Report Tv, me histori njerëzore që kërkojnë zë dhe drejtësi.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË-Bota Report| Luftës i erdhi FUNDI? Ish-ambasadori ZBULON skenarët: Netanjahu s’e do paqen, ja çfarë kërkon ai...
Hamasi ka liruar sot 20 pengjet e gjallë izraelite në kuadër të fazës së parë të planit të paqes në Gaza. Për ish-ambasadorin shqiptar në OKB Roland Bino, lirimi i pengjeve nga Hamasi është një moment historik.
I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Bota Report’, në Report Tv, Bino tha se Izraeli nuk do që të ketë paqe dhe as krijimin e një shteti palestinez.
‘Është një moment historik për Trump po ashtu edhe për Izraelin dhe popullin e tij. Në Izrael nuk janë dakord që të ketë një shtet palestinez. Është një ngjarje e madhe. Kryeministri i Izraelit nuk do që të ketë paqe. Kur Izraeli ka pranuar planin e paqes së Trump ai ka thënë na shërben për të arritur objektivat tona të luftës, që janë që të mos ketë shans për të pasur një shtet Palestines.
-
VIDEO
Hamasi liroi 20 pengje izraelite/ Ish-ambasadori Bimo për Report Tv: Moment historik! Netanyahu nuk do paqe
Edhe shqiptarja Jeta Gani që jeton në Izrael, në një lidhje skype për emisionin e cilësoi lirimin e pengjeve izraelite nga Hamasi si një moment historik.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 13 Tetor 2025 – Receta/ Ulçera e stomakut, trajtimi alternativ
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe me kimë dhe beshamel / Qifqi Gjirokastre.
Problemet me tretjen janë ndër shqetësimet më të zakonshme që prekin organizmin e njeriut modern, sidomos në kohët e sotme kur stresi, ushqimi jo i shëndetshëm dhe përdorimi i medikamenteve është rritur ndjeshëm. Një nga sëmundjet që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës është ulçera e stomakut, një gjendje që, nëse neglizhohet, mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin. Ulçera e stomakut është një sëmundje që prek një pjesë të madhe të popullsisë, e cila shfaqet si plagë e hapur në mukozën e brendshme të stomakut. Kjo gjendje mund të shkaktohet nga disa faktorë si përdorimi i zgjatur i barnave anti-inflamatore, infeksioni nga Helicobacter pylori, stresi dhe mënyra e pakujdesshme e të ushqyerit. Përveç trajtimit mjekësor, një rol të rëndësishëm në lehtësimin e simptomave dhe përmirësimin e gjendjes së stomakut luajnë ushqimet e shëndetshme dhe bimët mjekësore. Sipas specialistit të njohur të bimëve mjekësore Ylli Merja, natyra ofron një sërë trajtimesh mbështetëse, të cilat ndihmojnë në qetësimin e mukozës së stomakut dhe në rigjenerimin e saj. Në “Bima dhe Shëndeti” në "Rreze Dielli" trajtojmë më gjerësisht çfarë është ulçera e stomakut, cilat janë shenjat paralajmëruese të saj, dhe cilat janë mënyrat natyrale, përfshirë ushqimet dhe bimët mjekësore, që mund të mbështesin organizmin në këtë proces shërimi.
-
VIDEO
Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Gazetari Valon Arifi për Report Tv: Komunat më të mëdha do të kalojnë në balotazh
Gazetari Valon Arifi ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat u mbajtën ditën e djeshme, teksa Lëvizja Vetëvendosje mori një rezultat të dobët.