• VIDEO

    Sallata më e mirë me panxhar nga zonja Albana

    Sallatë me panxharë

    Përbërësit:

    • 2-3 panxharë mesatarë
    • 2 lugë gjelle vaj ulliri
    • 1 lugë gjelle uthull molle
    • 1 thelpi hudhër
    • 1 lugë e vogël majdanoz i grirë
    • Kripë sipas shijes

    Përgatitja:

    Lajmë panxharët mirë pa ua hequr lëkurën dhe i vendosim të ziejnë në ujë me pak kripë për 40–50 minuta, derisa të zbuten (mund të piqen edhe në furrë në 200°C për rreth 45 minuta). I lëmë të ftohen, më pas i qërojmë dhe i presim në kubikë ose feta. Shtojmë vajin e ullirit, uthullën ose lëngun e limonit, kripën dhe nëse dëshirojmë pak hudhër të shtypur. Në fund shtojmë majdanozin për freski dhe aromë.

    Këshilla nga Albana: Nëse e do më të pasur, mund t’i shtosh: pak djathë të bardhë të thërrmuar, një grusht arra të copëtuara ose një lugë kos.

  • VIDEO

    Organizata ‘Liria ka emër’ drejton marshimin madhështor me motorë drejt Hagës, Ilir Tasholli: Kërkojmë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

    Ismail Tasholli i ‘Liria ka emër’, tregon se nisja simbolike është bërë sot nga Prekazi dhe gjatë rrugës do të bashkohen dhe grupe të tjera. Tasholli thotë se grupi që do të mbërrijë në Hagë do të jetë i përbërë nga 150-200 persona.

  • VIDEO

    Të premten protestë në Tiranë për ish-krerët e UÇK-së/ Drejtuesi i OVL: Kërkojmë drejtësi! I pranishëm dhe Rama, pres përgjigje nga PD

    Hysni  Gucati është shprehur se kjo do të jetë një protestë madhështore dhe se pritet që fjalën përpara shqiptarëve ta mbajë ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, Ali Ahmeti, vetë Gucati si dhe një dëshmor shqiptar, i cili është i rënë në tokën e Kosovës.

    • VIDEO

      Nga akuza për 'puç kushtetues' te baza e NATO-s në Shëngjin, çfarë shkruanin gazetat 31 vite më parë

       

      Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 15 Tetor 2025

       

      Titujt e gazetave për sot, nga Altin Dumani jep "dorëheqjen " e parakohshme dhe ngre alarmin te tregu i punës kërkon rreth 7 mijë punonjës e deri tek spektakël i Kombëtares ndaj Jordanisë.

    • VIDEO

      EMISIONI I PLOTË Repolitix |Të pa thënat e vrasjes së Haklajve dhe dosja e Izet Haxhisë! Dumani futet në politikë?

      Për avokatin Rezart Kthupi, kreu i SPAK thirrjen për zgjatjen e mandatit të prokurorëve nuk e bëri për veten, por për 11 prokurorët e tjerë të cilëve u mbaron mandati brenda një viti. Ekspert i së Drejtës Penale, Indrit Vokshi, tha se SPAK u krijua me ultimatum të SHBA-ve.

    • VIDEO

      Cili është i preferuari i Amerikës për kreun e ri të SPAK? Kthupi: Takimi i Nancy VanHorn ishte me Klodian Brahon

      Avokati Rezart Kthupi u ndal edhe tek mbështetja e SHBA ndaj SPAK. Ai tha se SHBA do që të luftohet krimi i organizuar në Shqipëri, pasi është shqetësues për interesat e tyre gjeopolitike.

      Teksa u ndal tek i preferuari i SHBA për kreun e ri të SPAK nga 4 prokurorët në garë Elvin Gogaj, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho, sipas tij është ky i fundit.

    • VIDEO

      Dumani tha s’do rikandidojë/ Beqiri: Presion për zgjatjen e mandatit të prokurorëve!

      Për avokatin Rezart Kthupi, kreu i SPAK thirrjen për zgjatjen e mandatit të prokurorëve nuk e bëri për veten, por për 11 prokurorët e tjerë të cilëve u mbaron mandati brenda një viti. Ekspert i së Drejtës Penale, Indrit Vokshi, tha se SPAK u krijua me ultimatum të SHBA-ve.

    • VIDEO

      EMISIONI I PLOTE FRONTLINE INTERVIEW-‘Në qelinë e Thaçit’, rrëfehet Nurellari: Në protestë më 17 tetor për UÇK

       

      Analisti Adri Nurellari ka komentuar zgjedhjet lokale në Kosovë, ku Lëvizja VetëVendosje e drejtuar nga kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, mori një rezultat zhgënjyes, teksa fitoi në vetëm tre bashki.

    • VIDEO

      Protesta në Tiranë për krerët e UÇK-së, Nurellari: Ka të bëjë më kapitullin më të rëndësishëm të historisë tonë

      Analisti Adri Nurellari ka bërë thirrje për pjesëmarrje për protestën që do të mbahet me 17 tetor në orën 17:00 në Tiranë, ku do të bëhet thirrje për një gjykim të drejtë në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së.

      Më tej ai tha se po bën përpjekje të sensibilizojnë sa më shumë njerëz që të marrin pjesë në protestë.

      “Absolutisht po. Dhe një pjesë e mirë e njerëzve dhe miqësive do të jenë aty. Jam duke u përpjekur të sensibilizoj shumë njerëz, pasi është një çështje që nuk ka të bëjë me emra të përjetshëm, por ka të bëjë më kapitullin më të rëndësishëm të historisë tonë” theksoi Nurellari.

      Ndërsa po ashtu deklaroi se kohët e fundit nuk ka pasur komunikim me ish-krerët e UÇK, pasi sipas tij është kufizuar numri njerëzve që mund t’i takojnë.

      “Është bërë një kohë e gjatë që nuk kam pasur komunikim pasi nuk jam pjesë e ekipit mbrojtës. Jam në rrethin e njerëzve që merren me organizimin. Për shkak të masave që janë marrë, është kufizuar numri i njerëzve që mund t’i takojnë. Duke qenë se është intensifikuar edhe procesi gjyqësor, atë kohë të lirë që kanë, është e përqendruar tek familja dhe njerëzit që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me procesin gjyqësor.

    • VIDEO

      Zgjedhjet lokale në Kosovë, Adri Nurellari: Kurti humbi për shkak të zhgënjimit për formimin e qeverisë! Po shkel qëllimisht Kushtetutën

      Analisti Adri Nurellari ka komentuar zgjedhjet lokale në Kosovë, ku Lëvizja VetëVendosje e drejtuar nga kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, mori një rezultat zhgënjyes, teksa fitoi në vetëm tre bashki.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 14 Tetor 2025 – Receta/ ‘Asht’ nga Albana Mançja / Horoskopi javor

      Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bukë me vezë dhe proshutë në furrë / Valipaça - Supë e Çamërisë / Reçel me patëllxhanë.

      “E ka pa kush nanën teme tue ecë ndër mendime t’mija? Se unë s’e shoh…por ndiej frymën e saj, si toka qi mban farën nën shi”… Këtu në këto vargje zemre e malli, vjen Albana Mançja me botimin më të ri titulluar “Asht”, një buqetë poezish në gegënisht që të rrëmben shpirtin. Dashuria një teh që përshkon vargjet e çdo poezie, aty ndihet dhimbja, zoti, ringjallja, përjetësia, shpresa, vetë jeta, nëna, babai e familja. Aty është toka, malli dhe loti, janë engjëjt me krahë letre ashtu siç autoria i referohet në poezinë e saj qiellit të zhveshur. Një dhimbje e bukur e një shpirti të pasur që të rrok vëmendjen e të zhyt në mendime. “Asht - A e ka pa kush nanën teme?”, mbi të gjitha një dedikim kushtuar nënës. Albana Mançja nuk na zgjon vetëm në mëngjes me aromën e kuzhinës, por na emocionon edhe në mbrëmje, aty ku një libër në dorë të jep emocione e të largon nga ritmi i çmendur i botës, e në fakt të dyja janë forma krijimtarie që kërkojnë imagjinatë, shije estetike dhe emocion. Albanën jemi mësuar ta shohim edhe në ditët ku batuta dhe humori tregojnë një tjetër dimension të saj, një Albanë mes poezisë dhe kuzhinës, por gjithmonë me dashuri dhe energji. “Asht” libri i saj i shtatë, padiskutim sjell një Albanë emocionale, për të cilën këtë herë rrëfen jo nga këndi i saj i preferuar i kuzhinës, por nga hapësira e zemrës.

      Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, numerologia dhe astrologia Liza Gjika bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 13-19 tetor, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas Gjikës, kjo javë do të ketë ndikime të forta planetare dhe pa frikë mund të cilësohet si një javë plot mundësi, por ku kërkohet vëmendje. "Kemi një periudhë me Peshoren që është në balancë, jemi në zonën e saj që ndikon tek të gjitha shenjat, kjo periudhë në fakt jep një sharm për të ndarë të mirën dhe të keqen dhe për të kuptuar çfarë kemi bërë mirë dhe keq në jetën tonë. Është një javë disi tinëzare, është një periudhë kompensimi, nëse keni bërë mirë do shpërbleheni, nese jo kujdes, prisni pasojat!", paralajmëron Gjika, duke vijuar me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut. 

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv