-
VIDEO
Altin Dumani drejt ikjes, 5 prokurorë dorëzojnë kandidaturat për kreun e ri të SPAK! Sot afati i fundit
Altin Dumani është zgjedhur në krye të SPAK më 18 dhjetor 2022 dhe është prokurori i dytë që ka drejtuar SPAK që nga themelimi i Strukturës së Posaçme, pas Arben Krajës. Mandati i kryeprokurorit është 3-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.
-
VIDEO
A duhen konsumuar fruta pas ushqimit? Ja si qëndron e vërteta
Mit apo e vërtetë | Të konsumosh fruta pas vaktit të bën keq? Në mesin e shumë këshillave të përhapura për një stil jetese të shëndetshëm, shpesh dëgjojmë pretendimin se konsumimi i frutave menjëherë pas vaktit është i dëmshëm për organizmin. Disa thonë se frutat fermentohen në stomak, të tjerë sugjerojnë se ato ndikojnë në procesin e tretjes apo shkaktojnë probleme me barkun. Por sa qëndron e vërtetë kjo? A kemi të bëjmë me një mit të rrënjosur në zakone kulturore dhe mungesë informacioni shkencor, apo ekzistojnë baza reale për këto pretendime? Në studion e "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka shqyrtojmë nga afër këtë pohim, duke u mbështetur në fakte shkencore dhe këndvështrime dietologjike, për të zbuluar nëse konsumimi i frutave pas vaktit është vërtet i dëmshëm, apo thjesht një tjetër keqkuptim i zakonshëm në lidhje me ushqyerjen.
-
VIDEO
Speca me kos dhe gjizë nga zonja Albana / Super shije!
Speca me kos dhe gjizë
Përbërësit:
- 4 speca
- 400 gr kos
- 2 lugë gjelle gjizë
- 4 lugë gjelle miell
- 4 thelpinj hudhër
- 4 lgj vaj ulliri ose gjalpë
- 1 lugë çaji spec i kuq i ëmbël
- Kripë dhe piper
Përgatitja:
Specat i pjekim ose i skuqim derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë të artë. I vendosim mënjanë. Në tigan shkrijmë yndyrën dhe shtojmë miellin. E kaurdisim derisa të marrë aromë të lehtë të pjekur. Hedhim pak ujë dhe e përziejmë që të mos ngjitet e të bëhet masë e butë. Në një tas tjetër përziejmë kosin me gjizën dhe hudhrat e grira hollë. Këtë masë e shtojmë në tigan duke e trazuar ngadalë në zjarr të ulët derisa salca të marrë trashësinë e duhur. Shtojmë kripë, piper dhe specin e kuq të ëmbël. Shtojmë specat e pjekur, i përziejmë lehtë që të mbulohen mirë nga salca.
Këshilla nga Albana: Lëre 5 minuta në zjarr të ulët që shijet të lidhen mirë. Shërbeje me bukë shtëpie ose bukë misri, është e shijshme edhe e ngrohtë, edhe e ftohtë.
-
VIDEO
Konferenca e Kryetarëve/ Rrëzohet kërkesa e PD për mocion për debat për fondet e IPARD! Javën e ardhshme diskutohet për ngritjen e komisioneve të Zgjedhores dhe Territoriales
Taulant Balla propozoi që ditën e nesërme në çelje të seancës plenare, të mbahet 1 minutë heshtje në nderim të figurës së Astrit Kalasë. Ndërkohë Partia Demokratike propozoi që Astrit Kalaja të shpallet “Dëshmor i Atdheut” dhe kërkoi nga institucionet të nisin kryerjen e procedurave përkatëse.
-
VIDEO
Supë me perime të stinës nga zonja Albana
Supë me perime të stinës
Përbërësit:
- 1 karrotë
- 1 patate
- 1 kungull
- 1 spec jeshil
- 1 spec i kuq
- 1 qepë
- 1 presh
- 1 lgj miell
- 1 tufë majdanoz
- 2 lgj gjalpë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë të gjitha perimet dhe i presim në kubikë të vegjël. Në një tenxhere kaurdisim me gjalpë qepën e grirë shumë imët. Pasi qepa të bëhet transparente shtojmë perimet dhe vazhdojmë kaurdisjen. Më pas shtojmë pak miell dhe buljon të ngrohtë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lëmë supën të ziejë për rreth 10 minuta. Në fund shtojmë bimë aromatike sipas dëshirës.
-
VIDEO
Byrek me patëllxhanë, qepë dhe domate nga zonja Albana
Byrek me patëllxhanë, qepë dhe domate
Përbërësit:
- Petë të gatshme ose:
- 4-5 gota miell
- 1 gotë ujë i vakët
- 1 gotë qumësht i vakët
- 1 lugë gjelle maja e thatë
- 1 lugë çaji kripë
Për mbushjen:
- 2 patëllxhanë mesatarë
- 1 kg qepë
- 700 gr domate
- Nenexhik i thatë ose majdanoz
- Kripë, piper, pak spec djegës
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Përziejmë ujin dhe qumështin e vakët me majanë. Shtojmë miellin pak nga pak bashkë me kripën. E punojmë brumin derisa të bëhet elastik dhe e lëmë të vijë 30–40 minuta, më pas e ndajmë në 3 kulaçë. Ndërkohë qërojmë patëllxhanët, i presim në kubikë të vegjël, i kriposim lehtë dhe i lëmë 10 minuta të nxjerrin hidhësinë. Në tigan me vaj, kaurdisim qepët derisa të zbuten, shtojmë patëllxhanët dhe i skuqim të gjitha bashkë derisa të marrin ngjyrë. Më pas shtojmë domatet e grira dhe i lëmë derisa të avullojë lëngu. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper, nenexhik dhe e lëmë të ftohet pak. Hapim petën e parë të madhe, e vendosim në tepsi të lyer me vaj. Shtojmë gjysmën e mbushjes, vendosim petën e dytë, shtrojmë pjesën tjetër të mbushjes dhe e mbulojmë me petën e tretë. Rregullojmë anësoret e byrekut, e spërkatim sipërfaqen me pak vaj dhe e vendosim në furrë në 200°C për rreth 40 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.
Këshilla nga Albana: Nëse do shije më të lehtë, patëllxhanët mund t’i pjekësh paraprakisht në furrë në vend që t’i skuqësh, byreku del më i butë dhe më aromatik.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| SHTYPI I DITËS- 'Gjyqtarin nuk e vrau vetëm një dorë...' tek siguria në gjykata
-
VIDEO
Vrasja e gjyqtarit Kalaja brenda sallës së gjyqit, avokati Hoxha: Duhet të ndiqen të njëjta masa të rrepta sigurie si në SPAK
Avokati tha se siguria nëpër gjykata lë për të dëshiruar ndërsa kërkoi masa të rrepta të ngjashme me ato që ndiqen në SPAK. Ai tha se me vrasjen e gjyqtarit, u “vra” i gjithë sistemi i drejtësisë.
-
VIDEO
Nga mjekët "ëngjëj shpëtimtar" apo vrasës, deri tek të porsalindur që vdesin, shtypi 31 vite më parë
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 8 Tetor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga vrasje e paralajmëruar te sot që përcillet gjyqtari Kalaja e deri tek PS zyrtarizon emrat e 6 kandidatëve për zgjedhjet e 9 nëntorit!
-
VIDEO
Njerëzit në GAZA po vdesin...EKSKLUZIVE, flet palestinezi: 2 vite në FERR, ja si po jetojmë
-
VIDEO
BEFASI/ 'Rama nuk do e mbyll mandatin, bëhet President',Kuçana: Kandidati për Tiranën duhej politik
Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.