EMISIONI I PLOTË 'Klinika 24' | Shenjat e para te PERIMENOPAUZËS dhe terapitë që ndihmojnë gruan

25 Tetor, 16:25 | Përditesimi: 25 Tetor, 16:25

Në ‘Klinika 24’ – Këtë të shtunë do të zhvillojmë një bisedë të hapur dhe të ndershme për menopauzën, një fazë jetësore që shpesh shoqërohet me shqetësime fizike, emocionale dhe paragjykime. E ftuar në studio do të jetë Dr. Genta Dedej, drejtuese e Klinikës Vera Virhov, e cila do të flasë për shëndetin fizik, mendor dhe seksual të gruas: si ta kuptojmë dhe si ta përballojmë këtë periudhë me kujdes dhe vetëdije. Do të ndalemi edhe tek yoga terapia, ku gra që kanë kaluar luftën me kancerin e gjirit tregojnë se si kanë gjetur forcë dhe harmoni përmes lidhjes me frymën dhe trupin. Në rubrikën “Shëndeti dhe Mendja” flasim për rëndësinë e shëndetit mendor në kohët moderne dhe mënyrat për të ruajtur ekuilibrin mes stresit dhe jetës së përditshme.

E.H/Shqiptarja.com