• VIDEO

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Kryetarja e Dhomës së Avokatisë për Report Tv: E rëndë! Ka pak gjyqtarë në Apel, zgjatja e proceseve, ndikon tek qytetari

    Qeleshi, theksoi se siguria në gjykata duhet që jetë maksimale, ku duhet që të jenë funksional dedektorët si edhe duhet që të ketë prezencë të punonjësve të policisë.

  • VIDEO

    Pa Gjurme – Tragjike/ Fëmijët bënin tifo në tribunë, babai vdes në pistën e garave me makina

    Një pasion që solli tragjedi… Në emisionin “Pa Gjurmë” vjen historia e dhimbshme e 39-vjeçarit Armando Meço, i cili humbi jetën në një pistë garash, goditur nga miku i tij gjatë një aktiviteti sportiv. E ftuar në studio, nëna Majlinda Meço rrëfen me lot në sy momentet e fundit të të birit, teksa fëmijët e tij e shikonin nga tribuna, pa e ditur se po përjetonin humbjen më të madhe.Tre vite pas ngjarjes, familja e viktimës kërkon drejtësi dhe hedh akuza ndaj biznesit privat që organizoi garën. Administratorët e pistës mbrohen duke thënë se ishin respektuar të gjitha rregullat e sigurisë dhe se përgjegjësia bie mbi drejtuesit e mjeteve.Një histori që ka lënë pas plagë të thella dhe një nënë që ende kërkon të vërtetën…

  • VIDEO

    Vrasja e gjyqtarit/ Avokati Saimir Visha: Fisi Shkambi ka vepruar si grup kriminal! Autori i ka ‘çelësat në det’, nuk shpëton nga burgu përjetë

    Avokati konsideron Reformën në Drejtësi si shkaktar të vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja, për të cilën thotë se ka dështuar. Sipas tij, Reforma në Drejtësi ka prodhuar numër të lartë dosjesh nëpër gjykata, e rrjedhimisht vonesa në dhënien e vendimit.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 7 Tetor 2025 – Receta/ ‘Tetori rozë’ Rrëfim prekës / Karakteristikat e 12 shenjave të Horoskopit

      Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lakër me beshamel në furrë / Zog fshati me qull dhe arra / Të brendshme qengji me miell misri.

      Muaji Tetor një muaj sensibilizues në luftën kundër kancerit të gjirit! Eshtë një muaj që flet shumë jo vetëm nëpërmjet përjetimeve dhe mesazheve, por edhe për shoqërinë ku ne jetojmë, sistemin shëndetësor si dhe luftën që bëhet në këtë drejtim. Është një luftë sigurisht përtej një muaji sensibilizues, shpesh herë një betejë që nuk fitohet e që le pas dhimbje, por në anën tjetër është edhe një sfidë ku shumë gra kanë arritur ta kalojnë, t’ia dalin e të japin mesazhe të forta për këdo që sot ndoshta ka nisur këtë betejë të dhimbshme. Sot në “Rreze Dielli” flasim me fjalë zemre, Fatbardha Behri Kaci dikur gazetare, sot në pension por aktive në botën e letrave, vjen nga Shkodra për të rrëfyer betejën e saj, një rrugëtim i gjatë dhe plot dhimbje në luftë me kancerin. Bisedës i bashkohet dhe Judita Përndrecaj, farmaciste në profesion dhe që prej vitesh punon si vullnetare në “Europa Dona Albania”, shoqata shqiptare për luftën kundër kancerit të gjirit. Një rrëfim prekës…, por dhe mesazhe shprese për këdo që është në këtë ‘betejë’ dhe që duhet t’ia dalë!

      Çdo shenjë e zodiakut mbart në vetvete një botë të veçantë, me energji, ndjeshmëri dhe tipare unike që ndikohen nga lëvizjet qiellore. Gjatë javës së dytë të Tetorit, ndikimet astrologjike vënë në pah aspekte të reja të karakterit për secilën shenjë, nga forcimi i intuitës te sfidat në marrëdhënie apo ambiciet personale që kërkojnë vëmendje. E ftuar në studion e “Rreze Dielli” numerologia dhe astrologia Liza Gjika, zbulon karakteristikat që spikasin për çdo shenjë në këtë periudhë dhe çfarë mesazhesh sjell universi për secilin prej nesh. Nëse dëshiron të kuptosh më thellë veten apo të tjerët rreth teje, kjo është koha e duhur për të parë përtej sipërfaqes dhe për të lexuar sinjalet e yjeve!

    • VIDEO

      Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Ish-deputeti i PS: Institucionet jashtë funksioni! Gert Shella: Godina e Apelit e sajuar! Duhet rritur siguria dhe në oborrin e gjykatës

      Ndreca është shprehur se të gjitha institucionet shtetërore që janë të ngarkuara nga Kushtetuta për të kontrolluar funksionimin e atyre të drejtësisë, por dhe vetë këto të fundit, kanë dështuar totalisht.Shella thotë se vrasja e djeshme ishte një atentat jo vetëm ndaj sistemit gjyqësor, por ndaj gjithë drejtësisë.

    • VIDEO

      E PABESUESHME çfarë fsheh shenja jote! Ja ç’thotë Liza Gjika për karakteristikat e secilit zodiak

      Çdo shenjë e zodiakut mbart në vetvete një botë të veçantë, me energji, ndjeshmëri dhe tipare unike që ndikohen nga lëvizjet qiellore. Gjatë javës së dytë të Tetorit, ndikimet astrologjike vënë në pah aspekte të reja të karakterit për secilën shenjë, nga forcimi i intuitës te sfidat në marrëdhënie apo ambiciet personale që kërkojnë vëmendje. E ftuar në studion e “Rreze Dielli” numerologia dhe astrologia Liza Gjika, zbulon karakteristikat që spikasin për çdo shenjë në këtë periudhë dhe çfarë mesazhesh sjell universi për secilin prej nesh. Nëse dëshiron të kuptosh më thellë veten apo të tjerët rreth teje, kjo është koha e duhur për të parë përtej sipërfaqes dhe për të lexuar sinjalet e yjeve!

    • VIDEO

      Prek 70 vjeçarja: Vajza më qante për së gjalli / Historia rreqethëse në luftë me kancerin

      Muaji Tetor një muaj sensibilizues në luftën kundër kancerit të gjirit! Eshtë një muaj që flet shumë jo vetëm nëpërmjet përjetimeve dhe mesazheve, por edhe për shoqërinë ku ne jetojmë, sistemin shëndetësor si dhe luftën që bëhet në këtë drejtim. Është një luftë sigurisht përtej një muaji sensibilizues, shpesh herë një betejë që nuk fitohet e që le pas dhimbje, por në anën tjetër është edhe një sfidë ku shumë gra kanë arritur ta kalojnë, t’ia dalin e të japin mesazhe të forta për këdo që sot ndoshta ka nisur këtë betejë të dhimbshme.  Sot në “Rreze Dielli” flasim me fjalë zemre, Fatbardha Behri Kaci dikur gazetare, sot në pension por aktive në botën e letrave, vjen nga Shkodra për të rrëfyer betejën e saj, një rrugëtim i gjatë dhe plot dhimbje në luftë me kancerin. Bisedës i bashkohet dhe Judita Përndrecaj, farmaciste në profesion dhe që prej vitesh punon si vullnetare në “Europa Dona Albania”, shoqata shqiptare për luftën kundër kancerit të gjirit. Një rrëfim prekës…, por dhe mesazhe shprese për këdo që është në këtë ‘betejë’ dhe që duhet t’ia dalë!

    • VIDEO

      Apeli ‘skenë krimi’, pezullohen gjyqet! Lule në sallën ku vra gjyqtari Kalaja, nesër homazhe te Pallati i Kongreseve

      Gjykata e Apelit është kthyer në një skenë krimi pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Gjykata e Apelit është bosh dhe e rrethuar me forca të sigurisë. Çdo seancë e parashikuar në kalendarin e ditës së sotme është anuluar dhe në disa qytete të tjera.

      • VIDEO

        Lakër me beshamel në furrë, një super recetë e shpejtë nga zonja Albana

        Lakër me beshamel në furrë

        Përbërësit:

        • 600 gr lakër e bardhë
        • 200 gr presh
        • 2 karrota
        • 1 qepë
        • 60 gr oriz
        • 300 gr mish i grirë
        • 2-3 lugë vaj ulliri
        • Nenexhik
        • Kripë, piper

        Për beshamelin:

        • 500 ml qumësht
        • 100 gr gjalpë
        • 2 kokrra vezë
        • 100 gr miell
        • Pak arrë moskat
        • Pak kerri

        Përgatitja:

        Grijmë lakrën në fije jo shumë të holla, karrotat në copa të vogla dhe preshin në rrathë të hollë. I vendosim në një tenxhere me 2 lugë vaj ulliri, 2–3 lugë ujë dhe pak kripë. I lëmë të zbuten në zjarr të ngadalshëm, të mbuluara me kapak, duke i përzier herë pas here. Ndërkohë në një tigan kaurdisim qepën me pak vaj ulliri. Sapo të zverdhet, shtojmë mishin e grirë dhe e skuqim lehtë. Më pas shtojmë orizin dhe ujë të ngrohtë. E lëmë të ziejë derisa orizi të zbutet pak. Shtojmë kripë, piper dhe nenexhik. Në një tavë të lyer me vaj ulliri shtrojmë gjysmën e lakrës. Sipër vendosim përzierjen me mish dhe oriz, mbi të shtrojmë pjesën tjetër të lakrës. Përgatisim beshamelin duke kaurdisur miellin me gjalpin e shkrirë. Sapo mielli të marrë ngjyrë shtojmë qumështin ngadalë duke e përzier vazhdimisht. Kur masa të trashet dhe të marrë valë, e heqim nga zjarri, shtojmë vezët dhe arrën moskat. E përziejmë mirë derisa të bëhet një krem i njëtrajtshëm. Hedhim beshamelin në tavë duke e përhapur në të gjithë sipërfaqen. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 200°C për 30 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.

        Këshilla nga Albana: Shërbehet e ngrohtë me sallatë të freskët ose kos natyral. Për një shije më të butë, mund të shtoni pak pana në beshamel.

      • VIDEO

        Të brendshme qengji me miell misri nga zonja Albana

        Të brendshme qengji me miell misri

        Përbërësit:

        • 500 gr të brendshme qengji
        • 1 qepë e thatë
        • 3 lugë gjalpë i tretur
        • 6 filxhanë çaji buljon i të brendshmeve
        • 3 filxhanë çaji miell misri
        • Dhjozëm, kripë, piper i zi

        Përgatitja:

        Të brendshmet e qengjit i lajmë mirë me ujë dhe uthull dhe më pas i vendosim në ujë me kripë të ziejnë rreth 10 minuta, duke hequr shkumën që formohet. Më pas i kullojmë dhe i presim në copa të vogla. Në një tenxhere ngrohim gjalpin dhe kaurdisim qepën e grirë imët derisa të zverdhet. Shtojmë të brendshmet, i kaurdisim për pak minuta shtojmë kripën, piperin, dhjozmën dhe lëngun e përftuar nga zierja e të brendshmeve. E lëmë të marrë 2–3 valë dhe më pas shtojmë miellin e misrit duke e përzier vazhdimisht që të mos bëhet me topa. E lëmë në zjarr të ulët derisa masa të trashet. Kur përbërja shkëputet nga anët e tenxheres e hedhim në pjatë me lugë dhe sipër i shtojmë pak gjalpë të tretur.

      • VIDEO

        Pulë me qull dhe arra nga zonja Albana / Ja receta origjinale e vjetër

        Zog fshati me qull dhe arra

        Përbërësit:

        • 1 zog fshati
        • 2 lugë gjalpë
        • 2 lugë miell misri i verdhë
        • 150 gr arra
        • Ujë
        • Kripë

        Përgatitja:

        Vendosim zogun të ziejë me ujë dhe kripë. Ndërkohë, në tigan shkrijmë gjalpin dhe skuqim miellin e misrit derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë gradualisht lëngun e mishit dhe e trazojmë derisa të krijohet një masë kremoze si qull. Shtojmë arrat e thërrmuara dhe e përziejmë mirë. Masën e qullit me arra e hedhim në tavë dhe mbi të vendosim copat e mishit të zier. Shtojmë pak gjalpë sipër dhe e pjekim në 200°C derisa mishi të marrë ngjyrë të artë.

      • VIDEO

        EMISIONI I PLOTË| SHTYPI I DITËS- Vrasja e gjyqtarit, lufta për pronat dhe Binaj nën hijen e Shkëlzenit

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv