Bazin me kripë
Përbërësit:
- 2 gota ujë
- 1 gotë miell misri
- 4 lugë gjalpë të tretur
- Kripë sipas dëshirës
Për servirje:
- Lakër arme ose djathë të grirë
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Vendosim ujin të vlojë në temperaturë të lartë. Kur uji merr valë, shtojmë pak kripë. Duke e përzier me dorë, shtojmë ngadalë miellin e misrit në ujin që vlon, që të mos bëhet me kokrriza. Ulim nxehtësinë dhe shtojmë gjalpin. E përziejmë derisa të trashet si një lloj pureje. E heqim nga zjarri dhe e hedhim në pjatë. Shtojmë sipër lakër arme ose djathë të grirë dhe pak vaj ulliri.





















