• VIDEO

    Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Sekretet që s'do t’i gjesh në farmaci / GUIDË nga Ylli Merja

    Në një kohë kur gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë alternativa natyrale për t’u shëruar, vjen një botim i veçantë që përmbledh përvojën, studimet dhe risitë e një prej figurave më të njohura të mjekësisë alternative shqiptare, Ylli Merja. Libri “Mjekësia Alternative Shqiptare – Risi në trajtimin e sëmundjeve të kockave” në bashkëpunim me fizioterapisten Erjola Braci, është një udhërrëfyes për ata që duan të kuptojnë se si natyra, përmes bimëve dhe formulave të vjetra popullore, mund të rigjenerojë kockat, nyjet dhe organizmin në mënyrë të sigurt e shkencore. Botimi ka një qasje unike, për kërkimet që qëndrojnë pas saj, për sukseset e arritura në praktikë dhe për mënyrën si mjekësia alternative shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë besim tek njerëzit.

  • VIDEO

    Pite me mish pule super e shpejtë nga zonja Albana

    Pite me mish pule

    Përbërësit:

    • 500 gr mish pule
    • 2 gota kos (rreth 400 gr)
    • 1/2 gotë vaj ulliri
    • 4 vezë
    • 1 qepë
    • 1 gotë e gjysmë miell (rreth 200 gr)
    • 200 gr djathë i bardhë i thërrmuar
    • 100 gr kaçkavall i grirë
    • Kripë, piper, rigon

    Përgatitja:

    Në një tas të madh rrahim vezët me kosin dhe vajin. Shtojmë miellin gradualisht dhe e përziejmë derisa masa të bëhet homogjene. Shtojmë mishin e pulës, që e kemi zjerë më parë, copëtuar dhe kaurdisur së bashku me qepën. Shtojmë djathin e bardhë, djathin kaçkavall dhe erëzat. E përziejmë mirë dhe të gjithë masën e hedhim në një tavë të lyer me vaj ose të mbuluar me letër pjekjeje. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 180°C për 40–45 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër.

  • VIDEO

    Turshi me lakër të bardhë / Ja sekreti i turshive perfekte nga zonja Albana

    Turshi me lakër të bardhë

    Përbërësit:

    • 1 kokë lakër e bardhë (rreth 2 kg)
    • 4-5 karrota të mëdha
    • 3-4 thelpinj hudhër (opsionale për aromë)
    • 2-3 speca djegës të vegjël
    • 2 lugë gjelle kripë për çdo litër uji
    • 1 lugë gjelle sheqer
    • 200 ml uthull rrushi
    • Gjethe dafine
    • Kokrra piperi të zi

    Përgatitja:

    Pastrojmë lakrën duke hequr gjethet e jashtme. E presim në shirita të hollë dhe e vendosim në një enë të madhe. Qërojmë karrotat dhe i presim në feta të holla (ose në rende). Shtojmë kripë mbi lakrën dhe karrotat, i përziejmë mirë me dorë dhe i shtypim pak derisa të zbuten e të lëshojnë pak lëng. Në kavanozë të pastër, vendosim me radhë: një shtresë lakër, disa feta karrote, pak hudhër dhe një spec djegës. Përsërisim shtresat derisa të mbushet kavanozi. Ndërkohë në zjarr kemi vendosur ujin të vlojë me kripë, sheqer, uthull, gjethe dafine dhe kokrra piperi për 5 minuta. E lëmë të ftohet pak (të jetë i ngrohtë, jo i nxehtë). Mbushim kavanozët me këtë lëng derisa të mbulohen perimet. Sigurohemi që të mos ketë flluska ajri, i shtypim me pirun ose shkop druri dhe i mbyllim mirë kavanozët, të cilët i vendosim në vend të freskët e të errët për 7–10 ditë.

    Këshilla nga Albana: Nëse turshitë i duam më të tharta, shtojmë më shumë uthull. Nëse i duam më të buta, nuk i mbajmë shumë gjatë në vend të ftohtë, ndërsa për krokantësi maksimale s'duhen përzier shumë shpesh dhe nuk duhen hapur kavanozët përpara kohe.

  • VIDEO

    Sot skadon afati 48 orësh, mblidhet Kryesia e PD! Shqyrtohen emrat që janë vetëofruar si kandidatë të pavarur për zgjedhjet në 6 bashki

    Sot do të shqyrtohen vetëm emrat që janë vetëofruar si kandidatë të pavarur. Në mbledhje marrin pjesë Berisha, 4 nënkryetarët, Sekretari i Përgjithshëm dhe grupi negociator. 

    • VIDEO

      Kek me mollë nga zonja Albana / Ja sa lehtë e përgatisni me një shije maksimale

      Kek me mollë

      Përbërësit:

      • 3-4 mollë
      • 200 gr sheqer
      • 250 gr miell
      • 3 vezë
      • 150 ml vaj luledielli ose gjalpë i shkrirë
      • 1 lugë çaji pluhur pjekjeje
      • 1 lugë çaji kanellë
      • Pak kripë
      • Lëkura e grirë e një limoni
      • Pak sheqer kaf për sipër
      • Sheqer pluhur për servirje

      Përgatitja:

      Fillimisht ngrohim furrën në 180°C. Rrahim vezët me sheqerin derisa masa të bëhet kremoze dhe e hapur në ngjyrë. Shtojmë vajin, lëkurën e limonit dhe kripën duke e përzier lehtë. Në një tas tjetër përziejmë miellin me pluhurin për pjekje dhe kanellën. Bashkojmë të dy përbërjet dhe i përziejmë derisa të bëhet një brumë homogjen. Hedhim në të mollët të prera në kubikë dhe i përziejmë që të shpërndahen mirë. Shtrijmë masën e kekut në një tavë të lyer me gjalpë ose mbi letër pjekjeje. Sipas dëshirës mund t'a spërkatim me pak sheqer kaf sipër për një kore të karamelizuar. E vendosim në pjekje në furrë për 40–45 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë. Pasi keku të jetë pjekur e lëmë të ftohet pak dhe më pas e spërkatim me sheqer pluhur.

    • VIDEO

      EMISIONI I PLOTË| SHTYPI I DITËS- Berisha në SPAK, ndërsa PD s’ka ende një emër për garën në Tiranë

    • VIDEO

      Nesër hyn në fuqi SEPA/ Eksperti Hasani: Gur garancie për tregun financiar shqiptar, hapet rruga për më shumë investitorë të huaj

      Sipas ekspertit, hyrja në fuqi e SEPA i jep ‘frymë’ ekonomisë por gjithashtu i hap rrugën edhe më shumë investitorëve të huaj. Ai e përshkroi këtë hap si një gur garancie për tregun financiar shqiptar.

    • VIDEO

      Nga Berisha i vetmuar te referendumi që ndez polemika, ja çfarë shkruhej në shtyp 31 vite më parë

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 6 Tetor 2025

       

      Titujt e sotëm të gazetave, nga aktori Florian Binaj te analisti Fatos Lubonja, emrat e propozuar nga PD për Tiranën pa plan B për zgjedhjet, deri te pacientët me tumor që prej 6 muajsh janë pa kimioterapi.

    • VIDEO

      Veri- Jug 'zbret' në Katund të Ri/ Njihuni me fermerin Hasan Koka i cili zotëron 17 ha tokë me grurë e misër

      Objekt i kameras së Veri Jug edhe sot do të jenë njerëzit e punës

    • VIDEO

      Reaksionet alergjike nga ilaçet, cilat janë më të rrezikshmet? Mjekja në 'Klinika 24':Më mirë vitaminat nga ushqimi sesa nga pilulat

      Dr. Alkerta Ibranji, alergologe dhe imunologe klinike, ndau listën e barnave që shkaktojnë më shumë alergji në një intervistë për “Klinika 24” në Report Tv'.

    • VIDEO

      Kërcitja e nofullës, shenjë stresi apo problem shëndetësor? Ja ushtrimet që ju ndihmojnë t'i relaksoni ato

       Në një intervistë për “Klinika 24” në Report Tv,Dr. Klejda Tani, psikoterapiste, ndau ushtrime praktike për lehtësimin e dhimbjeve të nofullës mes tyre:

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv