Tavë me presh, vezë dhe oriz nga zonja Albana / Recetë me super shije në pak minuta!

23 Tetor, 12:28 | Përditesimi: 23 Tetor, 12:28

Tavë me presh, vezë dhe oriz

Përbërësit:

  • 1 kg presh
  • 350 gr qepë
  • 1 lgj salcë domate
  • 20 gr oriz
  • 4 vezë
  • 1 lgj uthull rrushi
  • Vaj luledielli
  • Kripë, piper i zi
  • Spec djegës
  • Majdanoz

Përgatitja:

Në një tigan ngrohim vajin e lulediellit dhe kaurdisim qepët e grira derisa të zbuten. Shtojmë preshin e prerë në copa dhe vazhdojmë skuqjen derisa të zverdhet pak. Hedhim salcën e domates, piperin e zi, specin djegës dhe i përziejmë mirë. Shtojmë orizin, pak ujë dhe e lëmë të ziejë ngadalë derisa masa të mpikset pak. E heqim nga zjarri, e lëmë të ftohet pak më pas e përziejmë me vezët e rrahura. Kalojmë përzierjen në tavë dhe e pjekim në 180°C derisa të marrë ngjyrë të artë sipër.

MC/Shqiptarja.com