Supa kolagjen! Supë me perime dhe lëng kockash nga zonja Albana

21 Tetor, 11:47 | Përditesimi: 21 Tetor, 11:47

Supë me perime dhe lëng kockash

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 1 patate
  • 1 karrotë
  • 1 degë selino
  • 80 gr oriz
  • 1 litër lëng kockash
  • Lëng limoni
  • Piper kokërr
  • 1 domate
  • 1 lgj salcë e koncentruar
  • Majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim me pak vaj ulliri qepën të prerë në kubikë të vegjël. Sapo qepa të marrë ngjyrë të artë shtojmë perimet dhe vazhdojmë kaurdisjen. Ndërkohë lëngun e kockave që kemi përftuar nga zierja e kockave, e kullojmë dhe e shtojmë tek perimet. Hedhim orizin, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe e lemë supën të marrë valë. Në fund shtojmë lëng limoni dhe majdanoz të grirë imët.

MC/Shqiptarja.com