Tatli Stambolli, receta e Sheqerparka-ve truke nga zonja Albana

21 Tetor, 11:52 | Përditesimi: 21 Tetor, 11:52

Tatli Stambolli / Sheqerparka

Përbërësit:

  • 1 ¼ litër qumësht
  • 2 bustina sheqer vanilje
  • 400 gr miell ermik
  • 8 vezë
  • 3 lugë supe sheqer pluhur
  • 100 gr gjalpë i tretur

Për sherbetin:

  • ½ litër ujë
  • 1 qeske sheqer vanilje
  • 600–700 g sheqer

Përgatitja:

Vlojmë qumështin, më pas shtojmë gradualisht miellin ermik, duke e përzier vazhdimisht që të mos krijohen kokrriza. Shtojmë sheqerin vanilje dhe e përziejmë derisa masa të trashet. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Rrahim vezët me sheqerin pluhur. Hedhim përzierjen e vezëve në masën e miellit me qumësht dhe e përziejmë me lugë. Shtojmë gjalpin e zbutur dhe e përziejmë mirë derisa masa të jetë e njëtrajtshme. Formojmë kuleçë të vegjël dhe i radhitim në tepsi të lyer me gjalpë. I vendosim në pjekje në temperaturë mesatare derisa të marrin ngjyrë të artë. Ndërkohë ziejmë sherbetin (ujë + sheqer + vanilje) dhe e lëmë të ftohet pak. Hedhim sherbetin e nxehtë mbi tatlitë e sapodala nga furra dhe i lëmë që të përthithin sherbetin.

MC/Shqiptarja.com